Hutbeja e javës: Muhammedi a.s., Pejgamberi i fundit

Lexo gjithashtu:

Zgjidhjet kuranore për problemet e sotme

Ekzistojnë katër probleme madhore, të cilat janë të përhapura sot tek njerëzit, dhe në Kuran janë të specifikuara...

Foreign Policy: Lindja e Mesme po kalon një moment vendimtar

Mungesa e mbrojtjes së SHBA-së për naftën Saudite, do të thotë, që Shtetet e Bashkuara nuk janë...

A është musliman ai që nuk e fal namazin e xhumasë?

PYETJE: Esselamu alejkum! Dua t’ju pyes se çfarë ndodh nëse e lëshojmë namazin e...

Dështon misioni indian në Hënë, stacioni hapësinor humb kontaktet me sondën

Përpjekjet historike të Indisë për të prekur Hënën, duket se dështuan pak para momentit final. Shkencëtarët...

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s. për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit

Vëllezër besimtarë!

Tema e hutbes së sotme është: “Muhamedi (savs), pejgamberi i fundit”
Allahu i Madhërishëm në Kuranin famëmadh thotë:
“Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që Allahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë…” (el-Bekare, 253)
Gjendemi në muajin rebiul–evvel, pikërisht më 12 të këtij muaji është dita e Mevludit, përkatësisht, data e lindjes së Pejgamberit të fundit Muhamedi (savs), të dërguar nga ana e Allahut për mbarë njerëzimin.
Resulullahu është dërguar mëshirë, jo vetëm për një popull, por për mbarë njerëzimin, jo vetëm për një gjeneratë, por për të gjitha gjeneratat deri në Ditën e gjykimit, është dërguar jo vetëm për njerëzit, por edhe për të gjitha botët, për të cilat ne dimë dhe për të cilat nuk dimë.

“E Ne të dërguam ty (o Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” (El-Enbija’, 107.)

Një nga sahabët më të njohur, Abdullah Ibn Abbasi (r.a.) ka thënë: “Kush beson në misionin e Resulullahut do të jetë i lumtur, ai që e ndjek atë do të jetë i shpëtuar, ndërsa ai që nuk beson në misionin e Resulullahut, do të përjetojë fatin e popujve të mëparshëm, të cilët u ndëshkuan për shkak se nuk i ndoqën pejgamberët e tyre.”

Pejgamberët e mëparshëm kanë qenë në dijeni për misionin e Muhamedit (savs) dhe janë zotuar se do ta ndjekin dhe do ta mbështesin, nëse ai do të paraqitet në kohën e tyre. Kurani na tregon se Allahu i Plotfuqishëm, pejgamberëve të mëparshëm ua ka shtruar këtë pyetje:
“Kur të ju vjen pastaj i dërguari, i cili do të konfirmojë se është e vërtetë ajo që ju keni pranë veti. Tha (Allahu): A do t’i besoni dhe a do ta mbështetni me siguri? A pranoni dhe angazhoheni që për këtë të më zotoheni Mua? Ata u përgjigjen: “Ne e pranuam!” Tha (Allahu): “Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!” (Alu Imran, 81)
Pejgamberët tjerë, Allahu i Plotfuqishëm i thirrë me emrat e tyre, “O Adem”, “O Ibrahim”, “O Musa”, ndërsa për respekt për Resulullahun, Krijuesi i botëve atij nuk i tha: “O Muhamed”, por i tha: “O i Dërguar”, “O Pejgamber”.
“O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd… “ (el-Maide, 67)

Muhamedi (savs) është shembull unik, se si dhe me sa shumë dashuri duhet kujdesur për pasuesit e tij. Ai është kujdesur jo vetëm për muslimanët e kohës së tij, por edhe për brezat që do të vijnë më vonë. Ai shpesh iu drejtua Allahut të Plotfuqishëm, me lutje që ta mëshirojë umetin e tij, që ta mbrojë nga sprovat, nga fatkeqësitë, nga mashtrimet, që umetit të tij t’i japë forcë, vullnet dhe dëshirë për të vazhduar në rrugën e Allahut. Resulullahu gjatë tërë natës lexonte vetëm një ajet kur’anor, duke iu lutur Allahut që pasuesit e tij t’i mbrojë nga dënimi.
“Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti. ” (el-Maide, 118)

Në hadithe përmendet se popujt në Ditën e gjykimit do tu drejtohen pejgamberëve të tyre për ndihmë dhe shefaat, ndërsa ata do të përgjigjen: “Shefaati i është dhënë Pejgamberit të fundit – Muhamedit, a.s.”

Resulullahu nuk i përjashton as mëkatarët e mëdhenj, por ju premton se do t’i lutet Allahut për faljen e mëkateve të tyre, nëse në botën tjetër shkojnë si besimtarë. Në hadith thuhet:
“Shefaati im, në botën e ardhme, do të jetë edhe për ata që kanë kryer mëkate të mëdha.”

Ky hadith i inkurajon dhe u jep shpresë edhe atyre që mendojnë, se çdo gjë është e humbur dhe nuk ka shpëtim dhe veten e dënojnë me dështim. Deri në frymën e fundit ka mundësi që njeriu me shehadet dhe tevbe të sinqertë të shpëtojë nga dënimi i përjetshëm.

Vëllezër të dashur

Duke e përkujtuar 12 rebiul-evvelin, ne në fakt e përkujtojmë veten tonë, detyrat dhe përgjegjësitë tona islame. Posaçërisht në këtë muaj duhet ta pyesim veten se me sa sinqeritet dhe me përpikëri jemi duke e ndjekur sunetin e Pejgamberit. Shumë herë e kemi dëgjuar ajetin kuranor në të cilin thuhet se Muhamedi (savs) është modeli më i mirë. A është sjellja jonë e përditshme në frymën e Kuranit dhe Sunetit?

Resulullahu është sjellë bukur me të gjithë. Para tij kanë qenë krejtësisht të barabartë, si pasaniku më i madh, ashtu edhe i varfëri më i madh. Fjalën e secilit e dëgjonte bukur, kërkesën e secilit e përmbushte menjëherë. Këshillat e tij i kanë ndryshuar karakteret e njerëzve. Urrejtja është shndërruar në dashuri, zemërimi në butësi, krenaria në modesti, egoizmi në bujari.

Në një rast, një idhujtar, plot urrejtje, erdhi te Resulullahu me shpatë të tërhequr me qëllim të larjes së hesapeve, sepse ai po ua mohonte idhujt dhe idhujtarinë. Vetëm një buzëqeshje e të Dërguarit, plot ngrohtësi dhe dashuri, ishte e mjaftueshme që idhujtari ta pranonte Islamin, që të pendohet dhe turpërohet, dhe me lot në sy të deklarojë: “O i Dërguar, Pasha Allahun! Kur u nisa për te ti, askënd mbi tokë nuk e urreja më tepër se ty, kurse tash sinqerisht të deklaroj, se askënd mbi Tokë nuk e dua më shumë se ty.”

Muhamedi (savs), cilindo që e takonte i jepte selam i pari, fëmijët i ledhatonte, në shoqëri ishte i hareshëm dhe i disponuar, dhe nuk lejonte t’i bëhej kurrfarë nderimi.

Vëllezër të respektuar!

T’i udhëzojmë fëmijët tanë që ta njohin jetën e Resulullahut, që ta duan dhe ta ndjekin sunetin e tij, siç thuhet edhe në hadith: “Edukoni fëmijët tuaj që t’i kenë këto tri cilësi: (1) që ta duan Pejgamberin tuaj, (2) që ta duan familjen e tij, dhe (3) të dinë të lexojnë Kuran.”

Edhepse e dimë dhe shumë herë e kemi dëgjuar hadithin ku thuhet: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën kurrfarë të keqe, as nuk lejon që t’i bëhet e keqe atij”, nuk jemi mjaft të vetëdijshëm për kuptimin dhe vlerën e vëllazërisë islame, e as që e ndjejmë mjaftë fortë. Shumë kriza, dobësi, konflikte dhe poshtërime mes pasuesve të umetit, janë rezultat i mungesës së vëllazërisë islame.
Sot, kur gjithnjë e më pak ka kulturë të dialogut, fjalë të mira, të dobishme dhe këshilla, shoqërim dhe mirëkuptim të ndërsjellë, në këtë kohë kur në mesin tonë ka gjithnjë e më shumë ofendime, poshtërime, nënçmime, urrejtje dhe intolerancë, le ta dëgjojmë hadithin vijues, të cilin duhet ta mësojmë përmendsh dhe ta përsërisim për çdo ditë: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të jeni besimtarë (të mirëfilltë) derisa të duheni ndërmjet veti.”

Andaj, vëllezër të dashur, të këndojmë sa më shumë salavate, sepse Allahu i Plotfuqishëm dhe melekët e Tij shprehin salavat për Resulullahun, të angazhohemi që të mësojmë sa më shumë për jetën e të Dërguarit të fundit të Allahut, që me porositë e tij ta jetojmë përditshmërinë tonë, ta duam sinqerisht, sepse dashuria ndaj tij, ndaj familjes së tij, dhe ndaj gjeneratës së parë të muslimanëve, është nga shenjat e imanit.

E lusim Allahun xh.sh. që ta forcojë imanin tonë dhe të bëhemi pasues të sinqertë të Muhamedit (savs).

Es-salatu ves-selamu alejke ja resulallah
Es-salatu ves-selamu alejke ja habiballah
Es-salatu ves-selamu alejke ja shefiallah.

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Thelbi i detyrës së imamit

HUTBEJA JUBILARE PËR 10 VJETORIN E XHAMISË Çdo falënderim i përket Allahut të Plotfuqishëm, Salavati...
- Reklamë -

Xhamia e Kembrixhit, xhamia e parë eko-miqësore në Evropë

Xhamia Qendrore e Kembrixhit në Britani të Madhe, hapjen e së cilës do ta bëjë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përveç...

Gjermani, evakuohet xhamia për shkak të alarmit për bombë

Xhamia Yavuz Sultan Selim në Manheim të Gjermanisë është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan: Nuk mund t’i vendosni në një vend terrorizmin dhe Islamin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka thënë se muslimani nuk mund të jetë terrorist dhe se Islami nuk prodhon...

Myslimanët në Singapor

Rregullimi shtetëror dhe popullsia Në gjuhën sanskrishte "Singapura" do të thotë "Qyteti i luanit". Me këtë emër, në ujdhesën...

Shejtanët i thanë iblisit: „o udhëheqësi ynë, pse gëzohesh më shumë kur vdes një...

Dijetari islam (ai që i kupton dhe zbaton rregullat fetare) është më i mirë dhe më i vlefshëm sesa një i devotshëm...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -