Kombet e Bashkuara: Vdekja e Mursit është ‘vrasje arbitrare e aprovuar nga shteti’

565

Ekspertët e pavarur të Kombeve të Bashkuara theksuan në raportin e ditës së premte se vdekja e ish-kryetarit egjiptian Muhamed Mursi, i cili vdiq në qershor të këtij viti pasi u rrëzua në gjykatë, konsiderohet si “vrasje arbitrare të aprovuar nga shteti”.

Udhëheqësi i Vëllazërisë Muslimane u burgos në “kushte që konsiderohen si brutale, veçanërisht gjatë pesë viteve që ai kaloi në burgun e Tora”, thanë ekspertët në një deklaratë, transmeton Hina, duke iu referuar AFP.

Vdekja e tij “për shkak të kushteve të këqija mund të quhet “vrasje arbitrare e miratuar nga shteti”,  thanë një ekipë ekspertësh të udhëhequr nga raportuesja speciale Agnes Callamard dhe Grupi i Punës i KB për burgosjet arbitrare.

Mursi, kryetari i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, vdiq në qershor të këtij viti pasi u rrëzua gjatë një seance gjyqësore në gjykatën e Kajros.

Mursi u burgos pasi që në Korrik të vitit 2013, pas një grusht shteti të gjeneralit Abdel Fattah el-Sisi, komandantit ushtarak dhe kryetari aktual i Egjiptit.

Mursi kaloi gati gjashtë vite në burg, në izolim të plotë, pa kujdes shëndetësor për diabetin dhe hipertensionin, pohuan ekspertët.

Ekspertët theksuan se autoritetet qenë paralajmëruar për përkeqësimin e shëndetit të tij, gjë që shkaktoi vdekjen e tij.

Sipas deklaratës së tyre, nuk ka asnjë provë që autoritetet iu përgjigjën paralajmërimeve edhe pse pasojat ishin të parashikueshme.

[Isl@mpress.ch]