Muhamedi a.s, shpëtimtari i botërave…

1525

Falenderimi dhe lavdërimi i takonë vetëm Allahut xh.sh. Përshëndetjet tona qofshin për njeriun më të zgjedhur të Allahut, pishtarit ndricues, personit të Xhennetit që u dërgua për të na mësuar edhe neve si të rikthehemi në Xhennet përsëri-Muhamedit a.s, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që e kanë ndjekur e ndjekin dhe do ta ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e Gjykimit.

Të nderuar pasi jemi në muajin Rebiul Evel, i cili muaji në esenc nuk ka dallim nga muajit e tjerë, por nga ajo e cila ka ndodhur këtë muaji, ne edhe jemi borxhli që ta rikujtojmë se cka ndodhi në këtë muaji. Cka ndodhi në muajin Rebiul Evel? T respektuar! Në muajin Rebiul Evel botës i erdhi ai për të cilin ishin uritur dhe ishin etur njerëzit e të vërtetës. Bota kishte nevojë për mëshirë, kishte nevojë për butësi, kishte nevojë për sinqeritet, dhe kishte nevojë për drejtësi. E të gjitha këto i erdhën botës me ardhjen e muajit Rebiul Evel. Bota ishte mbushur me zullum, ishte mbushur me mashtrime, amoralitet, parregullsi, pra litarin e udhëheqësisë e kishin njerëzit më të prishur. Dhe bota ishte dëshpëru më nga ky sistem i të jetuarit, dhe prisnin me padurim që kjo formë e të jetuarit sa më shpejtë të marrë fund. Dhe pikërisht në 12 rebiul evel lindi shpresa për botën, pra lindi i dashuri i zemrave tona Muhamedi a.s. Dhe ne nuk i gëzohemi muajit si muaji, por i gëzohemi lindjes së Pejgamberit a.s, dhe i gëzohemi me të drejtë, sepse me lindjen e tij lindi shpresa për të pashpresët, lindën dhe erdhën vlerat morale, ku më njerëzit do të vlersoheshin sipas asaj cka meritonin dhe jo sipas asaj cka ato dëshironin, ku të fortit bënin cka të donin në krahun dhe shpinën e të dobtëve, pra kjo padrejtësi dal ngadalë po shkon në historinë e së kaluarës.

Të respektuar! Kush ishte Pejgamberi jonë a.s? Ckado që të flasësh për të është pak. Sado që me fjalë ta zbukurosh atë përsëri është pak. Sepse ai ishte i cili bashkoi njerëzoren me hyjnoren. Ai ishte i cili vlerat që kishte si Pejgamber, i kishte në jetën e tij edhe para se të jetë Pejgamber. Ai edhe para se të bëhej Pejgamber nuk mashtroi kurrë, nuk nëncmoi dhe nuk shajti dikë kurrë, dhe krejtë kjo nga kujdesi që kishte mbi personalitetin e tij. Ai karakterizohej nga morali i lartë edhe para se të bëhej Pejgamber edhe pasi Allahu e shpalli Pejgamber. Sado të thurim fjalë për mëshirën e tij, përsëri ai ishte edhe më i mëshirshëm. Sado që të themi fjalë për moralin e lartë të tij, ai përsëri ishte edhe më i moralshëm. Pejgamberi jonë i dashur a.s si i vogël u sprovua me sprova që për të rriturit janë shumë të rënda. Ai u rrit në një ambient pa babain e tij, sepse ai ndërroi jetë para lindjes së Pejgamberit a.s. Në një moshë të re i ndërruan jetë të gjithë të dashurit e tij. Mirëpo edhe pse në këtë ambient përsëri ai ishte shembëlltyra e së mirës. Pejgamberi a.s nuk e kishte përjetuar përqafimin e babait, por përsëri ai u faltë dhembshurinë dhe dashurinë e babait të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve. Sot të shumtë janë ato që janë privuar nga dhembshuria dhe dashuria prindërore dhe nuk dinë që ta japin atë. Njëherë derisa Pejgamberi a.s qëndronte në shtëpi, i tregojnë që Zejd ibn Harithe po kthehej nga udhëtimi. Pejgamberi a.s e donte shumë Zejdin, saqë njerzit e thërrisnin Zejdi i biri Muhamedit a.s, edhe pse ishte shërbetori i tij dhe jo djali i tij. Të dashur vëllezër sot le të mësojnë nga Pejgamberi a.s të gjithë ata cka janë pronar të dikujt. Të cilët pronar i keqtrajtojnë, i mundojnë dhe i shkatërrojnë shërbetorët dhe puntorët e tyre. Le të mësojnë nga Pejgamberi a.s. Pejgamberi a.s ishte aq shumë i afërt dhe i dashur më Zejdin, saqë ai kurrë nuk e ka nëncmuar apo ta ofendojë, ama asnjëherë. Pra, Pejgamberi a.s pasi kuptoi se po kthehej Zejdi e priste me padurim të arrije, dhe kur Zejdi trokiti në derë dhe kur hyri, Pejgamberi a.s sa e pa u lëshu si një baba cka e takon djalin e tij pas një kohe të gjatë që sështë takuar. E përqafoi fort Zejdin e puthi në ballë dhe i tha: “Mirë se erdhe o Zejd, sa shumë më mori malli për ty”. Pra nga kjo i nderuar kuptojmë se Pejgamberi a.s me të vërtetë asnjëherë nuk u përqafu nga babai i tij, ama përsëri këtë përqafim dinte si të ua dhurojë të tjerëve. Kurse sot sa e sa prindër kanë harru kur për herë të fundit i kanë përqafu fëmijët e tyre, sa e sa njerëzit kanë harru kur për her të fundit i kanë përqafu vëllezërit e tyre, prandaj ndiqeni Pejgamberin a.s se sa i dashur ishte ai me të gjithë. Ai nuk kishte prindër por ishte si prind për gjithë të tjerët.

Njëherë derisa Pejgamberi a.s ishte në Medine, kaloj pranë disa fëmijëve dhe ato kur e panë Pejgamberin a.s filluan ti këndojnë dhe ti thurin poezi duke i thënë: “Ne jemi vajza nga fisi Benu Nexhari, Fqinjin më të mirë e kemi Muhamedin”. Pra vëllau jem ky ishte momenti që Pejgamberi a.s ishte i huaj në Medine, sepse atëherë ishte shpërngulur, dhe për shumë pak kohë vajzat e vogla këndonin për të duke shprehur dashurin që kanë për atë. Atëherë Pejgamberi a.s ju tha vajzave: “A më doni mua?” Po shumë të duam i thanë. Atëherë Pejgamberi a.s i përqafoi të gjitha vajzat e vogla cka luanin me dashuri të madhe dhe ju tha: “Veq Zoti e dinë se sa shumë ju donë zemra ime juve”. Prandaj Pejgamberi jonë a.s ishte më meritori që Allahu xh.sh të thotë për të në Kur’anin Famëlartë: “Vërtetë nuk të dërguam për tjetër, vetëm se si mëshirë për mbarë botërat”- Enbija,107.

Jeta e tij është e mbushur përplot me dashuri, por kjo mbetet që ne vëllezër të lexojmë dhe të mësojmë më shumë për të dashurin tonë Muhamedin a.s. Sot ne mësojmë jetën e shumë aktorëve dhe lojtarëve, por kemi harruar të mësojmë për shembëlltyrën më të mirë, krijesën më të dashur te Zoti xh.sh; Pejgamberin Muhamed a.s. Andaj le të mësojmë më shumë nga dashuria e tij, që pastaj ato vlera që kishte Pejgamberi a.s të mundohemi ti kemi ne në përditshmërinë tonë. Allahu na bëftë të dashur Pejgamberin a,s në zemrat tona, Allahu na përmirsoftë punët tona, Allahu na bëftë të qëndrueshëm në rrugën e vërtetë. Allahu na bëftë të drejtë dhe të sinqertë Ja Rabel alemin…AMIN.

Shkruan: Musa Biba