Në gosti ju vijnë të gjithë, por kur ju duhet ndihma, ju përgjigjen vetëm miqtë e sinqertë

Lexo gjithashtu:

Imagjinoni si do të dukej nëse nuk do na i mbulonte All-llahu xh.sh. mëkatet dhe të shfaqeshin ato publikisht

Dr. Salah el-Budejr Falënderimi i qoftë Allahut të Madhëruar, i cili i ofron strehim,...

Fundi i vitit hixhrij, si përkujtues i fundit të jetës

Jemi në fund të vitit hixhrij, dhe kjo na e përkujton fundin e jetës sonë.

Tregim edukativ: Merr mësim nga gabimet e të tjerëve

Një njeri i cili ishte në prag të vdekjes, i drejtohet djalit të tij: “Biri...

Bëhuni bamirës, edhe nëse njerëzit nuk ua kthejnë me bamirësi

- Ajo kishte një burrë i cili shpesh kthehej në shtëpi vonë, kurse nëna e tij nuk binte...

Beduinët jetonin në vendbanime tendash. Një ditë ishte koha me shi dhe shumë e ftohtë, e ‎përcjellë me erëra të forta. Një beduin e theri një deve dhe deshi të bënte gosti për fqinjët e ‎tij. Ai e dërgoi punëtorin e tij që t’i ftonte njerëzit për darkë.

Mirëpo, ai nuk i ftoi ata për darkë, ‎por filloi të bërtiste dhe t’i thërriste njerëzit në tenda: “O njerëz, shtëpia e fqinjit tuaj është ‎shembur mbi të dhe familjen e tij! Nxitoni dhe shpëtojeni!” ‎

Disa prej tyre u përgjigjën menjëherë, por shumica qëndruan në shtëpitë e tyre.‎

Kur arritën te shtëpia e beduinit, e gjetën shtëpinë, përkatësisht, tendën, duke qëndruar në ‎rregull, kurse brenda në tendë po digjej një zjarr ku po piqej mish në tenxhere. Gjithçka ishte ‎në rregull.‎

Beduini u çudit pse aq pak njerëz morën pjesë në darkë, andaj e pyeti punëtorin, se pse të ‎tjerët nuk kishin ardhur.‎

Punëtori i tha: “Mos u shqetëso, unë ata nuk i ftova në darkë, por u thashë atyre se tenda jote ‎është rrëzuar mbi ty dhe familjen tënde, dhe i thirra ata që t’ju ndihmojnë të shpëtoni. U ‎përgjigjën vetëm ata që po i sheh, dhe unë mendoj, se vetëm ata meritojnë të nderohen dhe ‎të darkojnë me familjen tënde.”‎

Njerëzit nuk mund t’i njohësh derisa të kesh nevojë për ta. Dhe kur të kesh nevojë për ta, do ‎të befasohesh kur t’i shohësh duke ta kthyer shpinën më të afërmit tu, kurse në ndihmë të ‎vijnë ata prej të cilëve kurrë nuk ke pritur.‎

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Nesër në Teheran nuk do të falet namazi i xhumasë

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë...
- Reklamë -

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja...

Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për të shënuar natën Regaib (nata...

Vlera e muajit rexheb …

Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin...

Subhanallah! e shiti nënën e tij të vdekur për pesë mijë euro

Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç, e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse kishte vdekur pas jacisë!

Një analizë rreth muajve të mëdhenj Rexheb dhe Shaban

nga Elton Karaj, Universiteti Bedër Abstrakt Në këtë artikull ne do të hedhim pak dritë mbi çështjen...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -