Pse nuk shkojnë gjërat në këtë botë ashtu siç duam ne?

Lexo gjithashtu:

E vërteta e betejës së Kosovës nuk ka në vete asgjë mitike

Sot 631 vjet nga Beteja e Kosovës Milazim KRASNIQI Në kontekst...

Ne fetarët dhe tërmeti – nga Rejhan Neziri

Ngushellime per te gjithe te prekurit nga termeti i djeshem ne Shqiperi. Allahu ua lehtesofte!

Hutbeja e javës: Zgjidhja e problemit të tjetërsimit në familje

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin...

Historiani arab El-Verdi shkruan për murtajën e vitit 1348

Ebu Hafs Omer Ibn el-Verdi, lindi në Palestinën veriore midis viteve 1290 dhe 1292. Pas shkollimit në shkollat ​​muslimane...

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi

Subhanallah! Në të vërtetë kjo botë është mashtruese dhe e përkohshme. Njeriu fiton pasuri, por e humbet sigurinë dhe paqen e brendshme, e fiton paqen e brendshme dhe sigurinë, por e humbet pasurinë, e fiton pasurinë dhe qetësinë, por më pas e humbet gruan e tij të dashur, Allahu i jep grua të virtytshme, por i humbet fëmijë e edukuar mirë, i fiton fëmijët e mirë dhe të ndershëm, por nuk ka të ardhura të mjaftueshme, fiton të ardhura të mira, por fëmijët e tij janë të këqij dhe të pabindur, gjithçka rreth tij është në rregull dhe ai është i lumtur me gjithçka, por shëndeti i është dëmtuar dhe ka rënë në shtratin e sëmundjes.

Abdullah ibn Omeri (r.a.), ka thënë: “Kjo botë është shtëpi e jo stabilitetit, nuk është shtëpi e stabilitetit dhe ekuilibrit, është shtëpi e pikëllimit, nuk është shtëpi e gëzimit. Kush e njeh atë, nuk i gëzohet pasurisë dhe bollëkut, as nuk i pikëllohet varfërisë dhe skamjes. Allahu i Plotfuqishëm dynjanë e ka bërë shtëpi të sprovës, kurse ahiretin shtëpi të qëndrimit dhe përjetësisë, Ai i ka bërë sprovat e dynjasë shkak për shpërblim në ahiret, kështu që merr nga dynjaja për t’i dhënë në ahiret, dhe e sprovon njeriun në dynja për ta shpërblyer në ahiret.”

Allahu e ka bërë këtë botë të papërsosur nga mëshira për ne, sepse nëse njeriu në dynja do të merrte gjithmonë çdo gjë që dëshironte, kjo do të ishte sprovë e vërtetë, e cila do ta lidhte për dynjanë, kështu që ai nuk do ta dëshironte takimin me Allahun.

E kush e do takimin me Allahun, edhe Allahu e do takimin me të, ndërsa kush e do dynjanë dhe e urren takimin me Allahun, edhe Allahu e urren takimin me të.

Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -