Amerikani që e përqafoi Islamin për shkak të buzëqeshjes

Lexo gjithashtu:

Kandilat e Ramazanit në kohën e pandemisë së koronavirusit

Çdo gjë në ekzistencë ka urtësinë dhe vlerën e vet dhe është detyra jonë që ta...

Fjetja ne stomak, nga aspekti fetar dhe shkencor?

Është përcjellë nga Pejgamberi a.s., se ai, pasi që pa njërin nga shokët e tij duke fjetur...

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për...

Rukuja dhe sexhdeja ilaç kundër sëmundjeve psikike

Dr. AbduldaemAl-Kaheel Sipas rezultateve të hulumtimeve shkencore, përkulja dhe përulja e trupit që bëhet...

Gjatë një tribune shkencore në Amerikë, njëri prej të pranishmëve e në mes të ligjëratës e ndërpret ligjëruesin për ta informuar : “Njeriu që është ulur pranë meje i përket nacionalitetit amerikan dhe e deklaroi shehadetin!”

Ligjëruesi madhëron emrin e Allahut dhe kërkon që të del në skenë. U ngritë një njeri i moshës së mesme dhe u afrua te ligjëruesi. Në pyetjen si e dashuroi këtë fe dhe përse e pranoi Islamin, njeriu mori frymë thellë dhe tha: “Shikoni zotëri, në fakt unë jam njeri shumë i pasur, posedojë fabrika, posedojë kapital aksionar… por asnjëherë nuk kam ndjerë kënaqësi në shpirt, asnjëherë nuk dija të buzëqeshi, gjithë kohën isha në mendime dhe në depresion. Mirëpo, tek unë punonte një shërbëtor i cili me prejardhje ishte nga India, ai ishte gjithë kohën i buzëqeshur dhe i lumtur, sa herë që e takoja, ai gjithmonë më buzëqeshte. E shikoja me vëmendje dhe mendoja, si mund ky njeri me të ardhura të pakta të jetë kaq i lumtur dhe gjithmonë me buzën në gaz, ndërsa unë jam milioner dhe nuk ndjehem ashtu!  

Nuk munda të duroj më e të mos e pyes për ‘recetën’ e tij të lumturisë. E thirra në zyrën  time që të bisedojmë. E pyeta në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Të lutem më thuaj, përse ti je gjithmonë i buzëqeshur?” Njeriu përsëri buzëqeshi dhe iu përgjigj: “Për shkak se unë jam musliman.” E kam dëgjuar këtë, por a domethënë kjo që ju muslimanët jeni gjithmonë të lumtur dhe të buzëqeshur?” Shërbëtori iu përgjigj: “Po, dhe për çdo ditë të jetës sonë ne jemi të tillë, sepse e kemi parasysh thënien e Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: I çuditshëm është shembulli i besimtarit, çfarëdo ta godasë, ai është i kënaqur. Nëse e godet ndonjë gjë e bukur, e falënderon Allahun dhe përfiton nga ky falënderim. Nëse e godet ndonjë e pakëndshme, bën durim dhe sërish përfiton për shkak durimit.  Domethënë, jeta e jonë është ndërmjet dy gjërave, sprovës dhe kënaqësisë, sprovat janë përplot durim dhe kjo na forcon zemrën dhe shpirtin dhe na bën të lumtur, ndërsa kënaqësitë janë dhuratë i Allahut dhe kjo na plotëson shpirtin. Domethënë, nga ta shikosh jetët tona janë të mbushur me fat.

Njeriu i mallëngjyer, thjeshtë dëshiroi ta pranojë Islamin. Për detajet e pranimit të fesë më njoftoi shërbëtori im.  

Mandej ligjëruesi kërkoi që para këtyre njerëzve ta deklarojë edhe njëherë fjalën e Vërtetë. Amerikani çohet në këmbë dhe me emocione të shumta e shqiptoi shehadetin dhe filloi të qajë si fëmijë i vogël. Pasi u qetësua, ligjëruesi e pyeti përse qanë, dhe  merre përgjigjen se lotët ishte rezultat i lumturisë, kënaqësisë që e mbushin shpirtin e tij, lumturia të cilën aq kohë e kërkonte…”

Pastaj ligjëruesi shtonë se njerëzit assesi nuk do ta arrijnë kënaqësinë duke shikuar filma dhe seriale, por vetëm se me iman të sinqertë dhe me ibadet, siç janë namazi, leximi i Kur’anit, agjërimi…

Përshtati: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Detyrat ndaj fëmijëve: Edukimi intelektual

Asnjë fe dhe ideologji në historinë njerëzore nuk e theksoi dhe afirmoi dijen dhe pjekurinë intelektuale siç bëri...

Kreu i BFI-së në mesazhin e Bajramit: T’i lutemi Zotit për ta tejkaluar sprovën...

Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës: Anulohet namazi i Bajramit për shkak të COVID-19

Në Kosovë nesër nuk do të falet namazi i Bajramit për shkak të situatës epidemiologjike me koronavirusin e ri (COVID-19), bëri të...

Filipine, Kurban Bajrami shpallet pushim zyrtar

Në Filipine dita e parë e Kurban Bajramit është shpallur pushim zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA). Zyra e presidencës...

Hutbeja e Bajramit të Kurbanit – 2020

E falënderojmë Allahun e Plotfuqishëm, që na mundësoi ta presim edhe një Bajram të Kurbanit – festën e haxhillëkut dhe kurbanit.

Si ndërtohen urat!

Falënderimi i qoftë Allahut të Madhërishëm, kurse bekimi dhe paqja qoftë mbi Pejgamberin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij....

Ua rekomandojmë

- Advertisement -