Burri i cili nuk e kuptoi vlerën e gruas së tij, derisa e humbi atë

Lexo gjithashtu:

Kështu më mësoi namazi

Falënderimi i qoftë Allahut i Cili ka përcaktuar për muslimanët që ta falin namazin 5 herë në ditë,...

Davutoglu zyrtarisht themeloi partinë e tij të re

Ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili dha dorëheqjen nga AKP, themeloi partinë e tij të...

Katari: Arabia Saudite të tregojë dëshmitë për akuzat dhe të heqë bllokadën

Autoritetet e Katarit i bënë thirrje Arabisë Saudite që Komisionit të pavarur ndërkombëtar t’i tregojë dëshmitë për...

Viti i ri shkollor

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga...

Një djalë i ri u martua me një vajzë, të cilën që nuk e donte dhe për të cilën nuk kishte ndjenja. Në fakt, ai nuk dinte shumë për atë vajzë para martesës, por prindërit e tij insistuan që ta martonin me të. Djaloshi u përpoq ta dashuronte dhe të ishte sa më i afërm me të, por të gjitha përpjekjet e tij dështuan. Dhjetë vjet pas martesës, ai vendosi të ishte plotësisht i sinqertë me gruan e tij, në mënyrë që të shpëtonte nga faji dhe mëkati që nuk e linin të qetë, sepse gruaja e tij nuk e meritonte një tradhti dhe mashtrim të tillë. Një ditë, kur u kthye nga puna, u prit nga gruaja e tij me drekën e përgatitur. Mirëpo, ai e injoroi drekën dhe i tha asaj: “Dua të bisedoj me ty për një çështje të rëndësishme.“ Edhe pse u ndje i shqetësuar dhe i brengosur, e vazhdoi fjalimin e tij, duke thënë: “Unë ty nuk të dua dhe ti këtë e din. Para një kohe unë jam njoftuar me një vajzë, e cila punon me mua dhe dëshiroj të martohem me të. Mirëpo, pasi që nuk mund të ju bashkoj të dyjave në martesë, nuk po shoh se ka ndonjë zgjidhje tjetër përveç se të divorcohem me ty.“

Ai u befasua kur pa se reagimi i saj ishte plotësisht në kundërshtim me atë që priste. Ajo nuk u zemërua, nuk e ngriti zërin dhe as nuk e akuzoi atë për padrejtësi ose tradhti, por me qetësi, me një buzëqeshje të lehtë, tha: “Unë po pajtohem për divorc, por i kam vetëm dy kushte.” Ai pa menduar i tha: “Pajtohem me të gjitha kushtet e tua.” Gruaja tha: “Kushti i parë është që ta vonojmë divorcin deri në fund të vitit shkollor, në mënyrë që ky lajm të mos ndikojë negativisht tek djali ynë i vetëm dhe në suksesin e tij në shkollë. Kurse kushti  i dytë është, që të më bartesh në krah çdo natë nga dhoma e ndenjes deri në dhomën e gjumit gjatë gjithë muajit.“

Burri u pajtua me këto kushte, sepse ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për t’i hequr dhe për tu liruar nga pengesat që i qëndronin në rrugën e martesës përfundimtare me gruan që e donte.

Dhe, me të vërtetë, burri filloi t’i zbatojë kushtet që i kërkoi gruaja e tij. Ai e mbarte gruan e tij çdo natë nga dhoma e ndenjes në dhomën e gjumit, kurse ajo ia vinte krahët rreth qafës dhe e puthte me një buzëqeshje të butë. Kur djali i tyre i shihte në atë gjendje, ai kërcente nga gëzimi dhe luante me ta. Këto ishin momentet më të lumtura në jetën e tyre martesore dhe familjare.

Me kalimin e ditëve, burri filloi të ndjejë diçka të çuditshme ndaj gruas së tij. Filloi të ndjejë emocione që nuk i kishte ndier më parë, kështu që mezi priste të vinte në shtëpi për ta çuar gruan në dhomën e gjumit dhe të luante me të dhe me djalin e tyre. Papritur, ai filloi ta shmangë dashurinë e tij të re, vajzën që punonte me të në të njëjtën kompani, dhe filloi të zhvillojë ndjenja të vërteta ndaj gruas së tij. Kur kaloi një muaj, raporti midis tij dhe gruas së tij ishte krejtsisht ndryshe. Ai plotësisht iu afrua gruas së tij dhe gjatë këtij muaji e njohu edhe më mirë. Filloi të mendojë se sa e mrekullueshme dhe e bukur që ishte, dhe u pikëllua shumë për atë që bëri. Por tani ishte tepër vonë.

Në fakt, pasi që kaloi një muaj, kur burri u kthye në shtëpi, ishte i pikëlluar dhe po mendonte se si ta qetësonte gruan e tij dhe t’i kërkonte falje. E gjeti atë duke fjetur në dysheme. Iu afrua dhe pa se ishte shumë e lodhur dhe e rraskapitur. E pyeti për gjendjen e saj, kurse ajo duke qarë iu përgjigj: “Para një muaji, mjekët më kanë diagnostikuar me kancer dhe më kanë thanë se do të jetojë vetëm edhe një muaj. Për këtë shkak, unë desha ta shtyja divorcin tim derisa të kryhet një muaj, në mënyrë që atë muaj ta kalojë pranë teje, dhe ashtu që ti dhe djali ynë sa më shumë të afroheni dhe të duheni.“

Pas kësaj, gruaja vdiq, kurse ai mbeti të jetojë i vetëm me të birin dhe me pikëllimin e tij të madh. Ai mbeti për t’i shkruar rreshtat e fundit të tregimit të tij të jetës: “Unë e humba perlën time të çmuar, humba gjithçka! Tregimi im, në fakt është tregim për një burrë, i cili nuk e kuptoi vlerën e gruas së tij, derisa e humbi atë.“

Përkthim: Miftar AjdiniAbdusamed Nasuf Bušatlić

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dijetarë muslimanë dënojnë shkatërrimin e varrit të Umer bin Abdulazizit

Grupet terroriste pro-iraniane-shiite në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë gërmuar një varr...

Kam frikë se në momentin e vdekjes, do ta harroj shehadetin!

Një hoxhë i mësonte studentët e tij mbi bazat e besimit islam, ku posaçërisht i kushtonte kujdes shpjegimit dhe komentimit të kuptimit të shehadetit...

Mos i paragjyko njerëzit – Një mësim nga Sulltan Murati i IV-të

Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtë dhe mbikëqyrte vendin dhe popullin e tij.

Pas 3 muajsh pezullim falet namazi i xhumasë në xhaminë e Tokios

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në xhaminë e Tokios është...

Medine, pas 2 muaj e gjysmë pezullim falet namazi i xhumasë

Pas dy muaj e gjysmë është falur namazi i parë i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi (xhamia e profetit në Medine) të Arabisë...

Si e shohim Islamin dhe muslimanët pas koronës?

Dr. Mehmet Gormez Autori është drejtor i Institutit për Mendimin Islam në Ankara, ish-president i Dijanetit të Republikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -