Çavusoglu: Muslimanët në të gjithë botën përballen me shumë sfida

561

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se muslimanët në të gjithë botën përballen me shumë sfida për shkak të islamofobisë, racizmit dhe diskriminimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Marok 615-544-2684 , ku ai ndodhet në kuadër të festimit të 50-vjetorit të themelimit të Organizatës të Bashkëpunimit Islam (OBI).

Ministri turk uroi mbretërinë e Marokut për përpjekjet në kuadrin e konferencës, falënderoi mbretin Mohammed VI si dhe shprehu falënderimet për Komitetin e Kudsit për udhëheqjet e suksesshme.

Çavuşoğlu tha se OBI u themelua 50 vite më parë me marrëveshjen e Rabatit dhe se ka ende qëllime të përbashkëta, veçanërisht për Kudsin dhe Palestinën. “Uniteti në OBI është shumë i rëndësishëm”, shtoi Çavuşoğlu.

Pasi vuri theksin se muslimanët që jetojnë në rajone të ndryshme të botës përballen me disa vështirësi, Çavuşoğlu tha se “Për shkak të islamofobisë, racizmit dhe diskriminimit muslimanët në të gjithë botën përfshirë edhe komunitetet muslimane që jetojnë në Evropë, përballen me shumë sfida. Në shumë vende në Evropë, krahas turqve vazhdojnë të jetojnë edhe një numër i madh i qytetarëve të Marokut