Davutoglu zyrtarisht themeloi partinë e tij të re

520

Ish kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili dha dorëheqjen nga AKP, themeloi partinë e tij të re, “Partia e së Ardhmes” transmeton KosovaPost.

Mbrëmjen e djeshme në hotelin Bilkent të Ankarase ish kryeministri Ahmed Davutoglu ka bërë publike logon dhe emrin e partisë së re.

“Dua të ju vë në dijeni se une me disa shokë kemi themeluar një parti të re. Dje kemi dorëzuar kërkesën per regjistrim dhe presim miratim. Emri i saj do të jetë Gelecek- E Ardhmja, qëllimi ynë është të sjellim një shpresë të re në horizontin e TURQISE” u shpreh ai.