Partia Islame: Fjalimi i presidentit algjerian ishte “gjithëpërfshirës”

678

Partia më e madhe islame e Algjerisë ka përshëndetur fjalimin e presidentit të sapozgjedhur Abdelmajid Tebboune si “gjithëpërfshirës” dhe që ndihmon në lehtësimin e tensioneve në vendin e Afrikës së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tebboune u zgjodh president në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të enjten duke pasuar dorëheqjen e Abdelaziz Bouteflika, i cili u tërhoq në prill pas protestave masive kundër sundimit të tij 20-vjeçar.

Në një fjalim të premten, Tebboune tha se është i gatshëm të fillojë dialog me protestuesit, duke premtuar “ndryshime të mëdha” në kushtetutën e vendit dhe ligjin zgjedhor.

Lëvizja e Shoqërisë për Paqen në një deklaratë tha se fjalimi i Tebboune ishte “gjithëpërfshirës që do të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe hapjen e horizonteve për dialog dhe pajtim”.

Nga kjo lëvizje theksuan se do të presin për të parë veprimet e presidentit dhe jo fjalët 615-544-7895 , për të gjykuar performancën e tij.

Algjeria ka qenë në trazira me muaj për heqjen e mbetjeve të regjimit të Bouteflika-s.

Duke u parë ende nga shumë si një nga simbolet e regjimit Bouteflika, Tebboune gjatë fushatës së tij u zotua se programi i tij politik do të përmbushë kërkesat e protestuesve.