Thelbi i detyrës së imamit

Lexo gjithashtu:

Surja Kehf dhe paraqitja e Dexhallit

Transmeton Ebu Derda r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kush i mëson dhjetë ajetet...

Asambleja e Përgjithshme e KB: Më shumë se 30 vende e dënuan Kinën për “represionet e tmerrshme” ndaj muslimanëve Ujgur

SHBA udhëhiqnin më shumë se 30 vende që e dënuan Kinën për "shtypjen e tmerrshme" të muslimanëve...

Arabia Saudite ndalon përkohësisht prodhimin e naftës

Arabia Saudite njoftoi ndalimin e përkohshëm të prodhimit të naftës nga dy fabrikat e drejtuara nga kompania...

Urtësi kur’anore:“Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë!

"Atëherë Zekerijaja iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës...

HUTBEJA JUBILARE PËR 10 VJETORIN E XHAMISË

Çdo falënderim i përket Allahut të Plotfuqishëm, Salavati dhe selami i përket të Dërguarit të Allahut! Kurse mbi të gjithë neve qoftë falja dhe mëshira e Allahut!

Të dashur vëllezër!

Më datë 29 nëntor 2019, (02 rebiul-ahir 1441), të premten e kaluar, në ditën më të mirë të javës, në të cilën Allahu dërgon diellin për ta shndritur Tokën, në ditën, në të cilën nga ky minber – nga vendi më i nderuar prej të cilit drejtohen fjalët më të sakta të Kuranit famëmadh, dhe nga i cili ne udhëzohemi në rrugën nëpër të cilën ka ecur Pejgamberi (savs), – në këtë xhami të fshatit Gelancë, unë bashkë me juve po e shënojmë 10 vjetorin e fillimit të punës së kësaj xhamie.

E falënderoj Allahun e Plotfuqishëm për këtë mundësi, dhe e lus që t’i shpërblejë, dhe t’i begatojë të gjithë ata që kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar në ndërtimin, ata që kanë ndihmuar në mirëmbajtjen dhe mbarëvajtjen e punëve në këto 10 vjet të punës së kësaj xhamie! Allahu na i pranoftë namazet dhe lutjet që janë bërë dhe që do të bëhen në këtë shtëpi të Zotit. Allahu e begatoftë xhaminë tonë dhe xhematin tonë!

Vëllezër të dashur!

Kjo hutbe, do të jetë një përkujtim dhe përmbledhje e mesazheve të mia, për çështjet më të rëndësishme për të cilat kam folur në këtë xhami gjatë këtyre 10 viteve.

Allahu i Plotfuqishëm në Kuran urdhëron e thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. E, ata njerëz do të jenë të shpëtuar.” (Alu Imran, 104)

Ky ajet e thekson thelbin e detyrës së imamit, e cila është e vështirë për tu përshkruar, por edhe më e vështirë për tu kryer.

Falënderoj Allahun e Lartësuar që jam nderuar me nderin e këtij profesioni, për të cilin jam përcaktuar, që jam rritur dhe forcuar në fe, dhe që e kam përcjellë tek të tjerët atë që e kam ndjerë dhe që e kam ditur.

Në vazhdim, në pika të shkurtra do të flas për katër pika:

1. Shartet e imanit (besimit),
2. Shartet e Islamit,
3. Marrëdhëniet ndërnjerëzore, dhe
4. Largimi nga ndalesat (haramet).

I – Shartet e imanit – besimit: Çështja e parë, së cilës duhet t’i kushtojmë kujdes dhe vëmendje të veçantë është besimi ynë, i shprehur përmes gjashtë sharteve të imanit -besimit. Në themelet e fesë sonë ne duhet të jemi plotësisht të sinqertë dhe të palëkundur. Forca e themelit të besimit tonë është bazë për gjithçka tjetër. A do të jemi me besim të pastër, të sinqert dhe të palëkundur, apo me besim formal, të luhatshëm, ku herë besojmë e herë nuk besojmë, apo do të biem në humnerën e mosbesimit, apo në nivelin më të ultë dhe më të përçmuar të mosbesimit – në dyfytyrësh – e gjithë kjo varet nga sinqeriteti i besimit tonë në Allahun e Plotfuqishëm, dhe besimit në Ditën e Gjykimit, kur do të qëndrojmë dhe do të përgjigjemi para Allahut të Lartësuar. Prandaj, le t’i kemi vazhdimisht të pranishme dy vetëdije: vetëdijen për Allahun i Cili është i pranishëm gjithkund dhe është i informuar për gjithçka, dhe vetëdijen se ne jemi të vdekshëm, dhe është i pashmangshëm kthimi ynë tek Allahu për të dhënë llogari para Tij!

Nga ky themel rritet ibadeti ndaj Allahut, rriten të gjitha llojet e veprave të mira; si dhe shmangia nga ndalimet prej veprave të këqija, të shëmtuara dhe të neveritshme.

II – Shartet e Islamit:  Çështja e dytë, që duhet të bëjmë është, që fenë tonë ta bëjmë të dukshme dhe të plotësuar përmes zbatimit rigoroz të pesë sharteve islame – pesë detyrave themelore të çdo muslimani.

(1) Me konfirmim të vazhdueshëm të shehadetit, se Zoti ynë është Një, është Allahu i Gjithëmëshirshëm, kurse modeli ynë për jetën dhe rruga të cilën e ndjekim, është rruga e të Dashurit dhe Pejgamberit të Tij, Muhamedit (savs).

(2) Të mos harrojmë: Se gjëja e parë për të cilën do të pyetemi në ahiret është namazi ynë! Ne me namaz, në pesë kohë nga agimi deri në mesnatë – çdo ditë e lavdërojmë Allahun, e falënderojmë, dhe me lutje – kërkojmë prej Tij mëshirë, falje dhe shpëtim për veten dhe për familjet tona.

(3) Me agjërim, me këtë ibadet të veçantë, i cili ka shpërblim të posaçëm, si dhe me të gjitha ibadetet e tjera të muajit ramazan, ne e shprehim gëzimin dhe falënderimin tonë për dhuratën e Kuranit dhe dhuratën e Pejgamberit (savs). Në të njëjtën kohë, në këtë muaj ne me pendim të plotë dhe duke kërkuar falje i pastrojmë shpirtrat, zemrat dhe trupat tanë.

(4) Sot, në kohën e vuajtjeve të rënda të muslimanëve, kur po preken nga plagë të të gjitha llojeve, edhe nga varfëria, shumë nga ne duhet të vetëdijesohemi për rëndësinë e zekatit. Duhet të jemi të lumtur që Allahu na ka mundësuar, që të jemi të obliguar me zekat. Duke e ndarë zekatin nga pasuria jonë, e cila është jashtë nevojave tona, për më të nevojshmit – ne në fakt e japim për vetvete – sepse me të, pasurinë tonë dhe familjen tonë e bëjmë të mbrojtur, fisnike dhe të pavarur nga materia mashtruese dhe joshëse e kësaj bote.

(5) Më në fund, haxhi gjithashtu është një detyrim që vlen, për ata të cilët posedojnë mjete të mjaftueshme dhe i bën të detyruar qysh në moshën e rinisë, kur ata bëjnë para dhe kursime. Sikurse edhe zekati, ky farz nuk është jetësuar mjaftueshëm midis nesh.

III – Marrëdhëniet ndërnjerëzore: Çështja e tretë, janë marrëdhëniet ndërnjerëzore, të cilat tregojnë se çfarë njerëz jemi bërë në bazë të besimit dhe ibadetit tonë. Ne vazhdimisht dëshirojmë nga të dashurit tanë, dhe nga shoqëria më e gjerë në të cilën jetojmë, që të na admirojnë, për shkak se i përkasim librit të saktë – Kuranit, për shkak të Pejgamberit tonë (savs), për shkak të ibadetit tonë, pa e pyetur veten se sa i kemi harmonizuar marrëdhëniet ndërnjerëzore me Librin tonë, me Pejgamberin tonë, dhe sa na ka fisnikëruar neve ibadeti. Mjedisi në të cilin jetojmë kërkon që të jemi: praktikues të moralit të lartë, muslimanë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, punëtorë, të saktë dhe të drejtë. Pra, njerëz të ndershëm, dhe sipas saj do të na pranojnë dhe njohin, ose përndryshe, do të na përçmojnë dhe refuzojnë.

Prandaj, le t’i përmirësojmë marrëdhënieve tona me prindërit, me të afërmit, me bashkëshortët dhe me fëmijët tanë, sepse kjo është me rëndësi thelbësore. Muhamedi (savs) ka këshilluar: “Përmirësimi i marrëdhënieve familjare është më i mirë sesa shumë namaze dhe agjërime!” (Transmeton Aliu r.a.).

Po ashtu, le t’i ndryshojmë për të mirë marrëdhëniet tona me xhematin, me xhaminë, me imamin, me fqinjët, me kolegët e punës, me punën, dhe le të vendosim raport të drejtë midis punëdhënësit dhe punëtorit. Nëse i realizojmë këto, do ta fitojmë mëshirën e Allahut, sepse Allahu i hedh poshtë lutjet e atyre që i kanë prishur marrëdhëniet mes tyre! Këtë na e kujton Pejgamberi (savs): “Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk e tradhton, nuk e gënjen, dhe nuk ia kthen shpinën.” (Tirmidhiu);

IV – Largimi nga haramet: Çështja e katërt, me të cilën do ta përmbylli këtë hutbe, është shmangia apo largimi nga haramet. Mos të lejojmë ta bëjmë asnjë haram – asnjë nga veprimet, që Allahu i ka ndaluar rreptësishtë për njeriun. Le të ruhemi nga ndalesat në ushqim, në pije, në moskryerjen e urdhrave, në trup dhe veçanërisht në gjuhën tonë.

Le ta dimë, se më i madhi dhe më i sinqerti prej nesh, është ai që nuk bën haram, kurse luftimi i mëkatit është vepra më e mirë!

Hasan el-Basriu (r.h.) i famshëm ka thënë: “Nëse te fëmija juaj vëreni atë që nuk ju pëlqen, atë që e urreni, pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje prej Tij, sepse në veprimin e keq të fëmijës suaj, ka një pjesë të karakterit tuaj, domethënë i mëkatit tuaj që e keni kryer dikur!”

“O besimtarë! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët!” (et-Tahrim, 6)

Krejt në fund, i lutem Allahut më të Mëshirshëm, që të na mëshirojë, që të na falë, që të na i pranojë veprat tona të mira, dhe sipas tyre me mëshirën e Tij të madhe, të na shpërblejë! Amin!

Hatib: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -