Thënie të zgjedhura

2331

Thënie të zgjedhura të mendimtarit dhe letrarit të njohur turk, Nexhib Fazëll Kësakyrek (Necip Fazıl Kısakürek).

  1. Miku im, mos u bëj si ndriçimi rrugor! Le të dihet për kënd shkëlqen?!
  2. Ata që thonë se ‘zamani’ (koha) shëron gjithçka, fjalën ‘zaman’ le ta lexojnë nga prapa.
  3. Para vetes ke dy mundësi:
    • Ta adhurosh krijuesin i Cili krijon gjithçka;
    • Të adhurosh ndonjë krijesë dhe të mos kesh asnjëfarë vlere.
  4. Nëse të është mërzitur jeta, vizitoji varrezat. Të vdekurit e dinë plotësisht se është mirë të jetosh.
  5. Në qoftë se edhe ajrin të cilin e thithim duhet ta nxjerrim jashtë, kjo domethënë se asgjë nuk na përket neve.
  6. Femra e zhveshur është sikur shtëpia pa perde, ndërsa shtëpia pa perde jepet me qira apo shitet.
  7. Nëse nuk e kupton sa vlejë deri sa jam pranë teje, do ta kuptosh kur të largohem.
  8. Sytë janë llamba nga të cilat shkëlqen mëshirë ose urrejtje.
  9. E kaluara ime është mbeturinë, ndërsa mbeturinat i kakarisin vetëm qentë dhe macet.
  10. Namazi fillon me daljen nga xhamia. Agjërimi fillon pas kalimit të muajit Ramazan. Haxhi pasi të kthehesh nga Mekkeja.
  11. Sot është bërë zakon që femra mbulohet ndërsa shkon tek varrezat, ndërsa sa të del jashtë zbulohet. Nuk mund ta kuptojë, mbulohen para të vdekurve, ndërsa zbulohen para të gjallëve.
  12. Në qoftë gjatë çdo buzëqeshje nuk e falënderon Allahun, atëherë pse zemërohesh me Allahun për çdo pikë loti?!
  13. Mos u ngarkoni tepër me jetën e kësaj bote, sepse nga kjo botë nuk do të dilni të gjallë.
  14. Ne jemi popull i çuditshëm! Na vjen keq për atë që e ka syrin e verbër, dhe jo për atë që e ka zemrën e verbër!

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]