Tregim edukativ: Merr mësim nga gabimet e të tjerëve

Lexo gjithashtu:

Media amerikane më së shumti bën lajme negative për muslimanët

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi mediat dhe pakicat, ka treguar...

Xhamitë më të bukura të Pakistanit janë mrekulli arkitektonike

Paktistani është vendi i dytë në botë me popullsinë më të madhe, që vjen pas Indonezisë. Në këtë...

Gruaja, një mirësi e madhe për të thënë saherë “elhamdulilah”

Martesa është begati e madhe e Allahut, të cilën shumë njerëz e konsiderojnë si të mirëqenë...

Hixhabi i fitores: Nike prezanton burkinin e ri për gratë muslimane

Duke filluar nga 1 shkurt, një koleksion i ri i rrobave të notit Nike Victory Swim do...

Një njeri i cili ishte në prag të vdekjes, i drejtohet djalit të tij:

“Biri im, merri këta 100 monedha ari dhe do t’ia japësh njeriut më budalla që do ta takosh!” Shkurt pas kësaj deklarate prindi ndërron jetë dhe djali niset në rrugë për ta përmbushur dëshirën e fundit të babait, edhe pse i dukej e çuditshme. Sa herë që shikonte ndokënd që vepronte ndonjë vepër të marrë afrohej të mësoj nëse është personi që e kërkon…

Duke bredhur kështu një ditë arriti në pallatin mbretëror. E vërejti një grup të madhe njerëzish dhe i pyeti të pranishmit përse janë tubuar këta njerëz. Dikush i tha: “Nëpunësi i madhe e ka zemëruar udhëheqësin! Tani presim ta shikojmë ekzekutimin e tij. Së shpejti xhelati do t’ia presë kokën dhe udhëheqësi do ta emërtoj nëpunësin  tjetër më të madh. Pas ekzekutimit, sipas traditës nëpunësi i ri para se ta pranojë detyrën do të kalojë mbi trupin e të ekzekutuarit.”

Mandej e sollën një njeri me pranga, e detyruan të gjunjëzohet dhe ia prenë kokën. Nëpunësi i ri gjithë këtë ndodhi e shikonte me qetësi. Mandej, kaloi mbi trupin e tij dhe iu caktua detyra, nëpunësi më i madh në mbretëri. Pastaj filluan njerëzit një e nga një t’ia urojnë detyrën e re.

I riu përzihet me ata që dëshirojnë t’ia urojnë detyrën dhe kur u ndodh para tij, ia dorëzoi qesen me 100 monedha ari.

Nëpunësi e hapi qesen, i pa monedhat e arit dhe e pyeti në habi: “O djalosh, pse po ma jep gjithë këtë thesar?!”

“Ju lutem, merri”, ia ktheu djaloshi, “Kjo ishte dëshira e fundit e babait tim. Më lejo t’ia plotësojë dëshirën e tij”.

Nëpunësi e pyet: “Dëshira e tij ka qenë t’ia japësh këta monedha nëpunësit të madh shtetëror?”

“Jo”, u përgjigj djaloshi, “As nëpunësit më të madh dhe as ndonjë ministri. Babai më la amanet t’ia japë këto monedha të arit njeriut më budalla që do ta takojë. Pasi që e kalova gjysmën e botës në kërkim të tij, më falë për fjalët, por njeri më idiot dhe më budalla se ti nuk gjeta.”

“Çfarë thua o idiot, unë qenkam budallai më i madh” – uluriti veziri.

Djaloshi i përgjigjet: “E vërejta me sytë e mi atë që ndodhi. Paraardhësi yt sapo mbeti pa kokë, ndërsa ti kalon mbi trupin e tij t’ia marrësh pozitën. A nuk je në dije se kjo edhe ti shumë shpejtë mund të të ndodh? Ai i cili nuk merr mësim nga vuajtjet dhe gabimet e të tjerëve nuk është budalla i thjeshtë, por mbreti i tyre. Falënderimi i takon Zotit, që ia plotësova dëshiron babait tim.”

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Sprovat dhe mësimet nga i ftohti i dimrit

Falënderimi i qoftë Allahut, të Urtit dhe të Gjithëdijshmit, i cili ka krijuar gjithçka me masë dhe njerëzve u...
- Reklamë -

Mesazhet e sures “Ed- Duha”

Dalja nga gjendja e dëshprimit dhe depresionit: mesazhet e sures “Ed- Duha” Është e vërtetë se shpesh biem në...

Fshehtësia e arkës së sulltan Sulejmanit

Sulltan Sulejmani asnjëherë nuk ka marrë vendim e që më parë të mos këshillohej me shejhul islamin Ebu Su’ud efendiun. Një rast,...

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të ndërtojë 1 mije shtëpi për strehim emergjent në...

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka bërë të ditur se do të ndërtojë një mijë shtëpi për strehim emergjent në Idlib të Sirisë,...

Ushqeni zogjtë e uritur në dimër

Kur moti është i ngrohtë, bollëkun e ushqimit e kanë në dispozicion edhe zogjtë edhe kafshët e tjera. Në ato momente puna...

Humanizmi. A kemi shembuj të mirë?

Halil Senusij Nga dita në ditë, prej ligjëratës në ligjëratë, nga një libër tek tjetri informohemi për veprimtarinë e...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -