Veglat e zdrukthëtarsië të Sulltan Abdylhamitit II shfaqen në Stamboll

944

Veglat e zdrukthëtarisë, shpata, tespihet dhe vula e artë e e Sulltan Abdylhamitit të Dytë kanë filluar të shfaqen për herë të parë në Pallatin Yıldız në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Veglat do të ekspozohen në periudhë të vazhdueshme si pjesë e koleksionit që ekspozohet në Pallatin Yıldız.

Güller Karahüseyin, përgjegjëse e Muzeut të Koleksioneve të Pallateve në Stamboll, i cili kujdeset edhe për koleksionet në Pallatin Yıldız, tha se ekspozimi i gjërave personale të Sulltan Abdylhamitit ka një vlerë të veçantë.

“Krahas personalitetit, botëkuptimit të qeverisjes, politikës dhe aspekteve sociale, ai ishte një padishah që i jepte vlerë edhe artit dhe artizanëve”, tha Karahüseyin.

Në mesin e veglave të zdrukthëtarisë gjendet edhe një set veglash të dhuruara për sulltanin nga perandori japonez Meiji, të cilat janë të përpunuara me motive të Lindjes së Largët, shtoi ajo.

Krahas veglave të zdrukthëtarisë, koleksioni i ri përfshin edhe një shpatë, tespihe dhe vulën e artë të sulltanit.

Ndryshe, ndër të tjera, Sulltan Abdylhamiti i Dytë njihej si zdrukthëtar i aftë.