Abdullah ibn Abdulmuttalib, babai i të Dërguarit të Allahut

Lexo gjithashtu:

Puna në bankë

Pyetje: A është e ndaluar të punosh në bankë? Përgjigje:

Imitimi i verbër nuk është valid në çështjet e besimit

Dr. Mustafa ef. Ceriq Më duket se disa që janë infektuar, por jo nga...

Allahu është i butë dhe i mëshirshëm, dhe i do të butët dhe të mëshirshmit

Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm, dhe Ai i do të butët dhe të mëshirshmit. Edhe në...

Seanca për Rohingya-t, laureatja e Nobelit nuk pranon akuzat për gjenocid

Laureatja e Nobelit, Aung Suu Kyi, e cila është udhëheqëse "de facto" e Mianmarit, ka mbrojtur vendin...

Emri: Abdullah ibn Abdulmuttalib ibn Hashim ibn Abdumenaf ibn Kusajj ibn Kilab.

Babai: Abdulmuttalib ibn Hashim.

Nëna: Fatima bint Ebu Vehb ibn Amr ibn Aiz ibn Imran ibn Mahzum ibn Jekaz ibn Murre, nga famlija kurejshije Mahzum.

Nofkat: Ez-Zebih (flijimi), nofka më e njohur e tij për të cilin do të flasim më tej, Es-Sejjid, Validetu r Resul,
Ebu r Resul, etj.

Gjyshi nga babai: Hashim ibn Abdumenaf ibn Kusajj.

Gjyshja nga babai: Selma bint Amr ibn Zejd ibn Lebid ibn Hidash ibn Amir ibn Ganem en-Nexharijj (familja Nexhar), nga fisi medinas Hazrexh.

Gjyshi nga nëna: Ebu Vehb ibn Amr ibn Aiz.

Gjyshja nga nëna: Umejra bint Sahr ibn Habib ibn Haris ibn Sa’lebe ibn Mazin ibn en-Nexhar.

Xhaxhallarët: Esed, Nadle, Ebu Sajfijj.

Hallat: Esh-Shifa’, Halid, Daif, Rukajj.

Dajallarët: Vehb, Huzn, Hubejre, Jezid.

Tezja: Atika.

Vëllezër: Haris, Zubejr, Ebu Talib, Ebu Leheb, Hamza, Mukavvem, Gajdak, Abbas, Dirar.

Motrat: Ummu Hakim, Berra, Erva, Atika, Umejma, Safijja.

Djali: I Dërguari i Allahut Muhammedi, s.a.v.s.

Bashkëshortja: Amina bint Vehb ibn Abdumenaf ibn Zuhre ibn Kilab ibn Murre ibn Ka’b.

Lindja: Ka lindur në Mekë 18 vjet para vitit të elefantit çka bie viti 553. Sipas një mendimi tjetër ka lindur 25 vjet para vitit të elefantit çka bie viti 546.

Profesioni: Abdullahu merrej me tregti bashkë me babain e tij, çka ishte edhe profesioni i përgjithshëm i kurejshëve.

Martesa: Abdulmutalibi djalin e tij Abdullahun e martoj me Eminen e cila vinte nga një familje fisnike siç ishte familja Zuhra. Në fakt, arabët kishin dëgjuar nga disa të krishterë dhe hebrenj se në librat e tyre është paralajmëruar ardhja e pejgamberit të fundit dhe është shkruar se do të quhet Muhamed. Në anën tjetër, kurejshët transmetonin brez pas brezi se në familjen Zuhra do të lind një fëmijë që do t’i udhëheq Kurejshët. Andaj, për këtë arsyeje Abdulmutalibi e martoi Abdullahun me një vajzë nga familja Zuhra dhe nipin e tij e emërtoi me emrin Muhamed, sepse shpresonte se Zoti nipit të tij do t’ia jap këtë nderë. Martesa e Abdullahut me Eminen ndodhi në vitin 566.

Nofka Ez-Zebih (flijimi): Abdullahu ngjashëm sikur edhe stërgjyshi i tij Ismaili e mori nofkën “Flijimi”. Në fakt, Abdulmutalibi kishte vetëm një djalë, Harithin, andaj u zotua se nëse i lindin dhjetë djem njërin do ta bëj kurban. Kështu që Allahu i dha dhjetë djem. Hamza, djali i fundit i lindi në vitin 569.
Kur Abdulmuttalibit i lindin dhjetë djem, dhe kur ata u rritën, i mblodhi rreth veti dhe u tregoi për premtimin e dhënë. Ata e miratuan këtë. Ai ua shkroi emrat e tyre në shigjetëza dhe të gjitha ia dha kad¬dahut – njeriut i cili hidhte shortin. Shigjeta e parë u kthyer drejtë Abdullahut. Abdul- Muttalibi e merr djalin dhe e dërgon në Ka’be për ta therur, por kurejshitët dhe dajallarët e tij, e edhe vëllai i tij Ebu Talibi, nuk lejuan ta bënte këtë. Abdul Muttalibi u tha: “Atëherë si ta përmbushi betimin tim?”

Ia mbushën mendjen që përsëri të shkonte tek shortari dhe t’i thotë që tani të hidhte shigjetëzën mes Abdullahut dhe dhjetë deveve. Nëse del te Abdullahu, le të shtojë numrin e deveve, dhe gjithnjë kështu, derisa shigjeta nuk bjerë mbi devetë që Zoti të jetë i kënaqur. Nëse bie mbi deve atëherë ato do ti therte para Ka’bes.
Dhe kur numri i deveve arriti në njëqind, vetëm atëherë shigjetëza ra prej Abdullahut mbi devetë. Abdul-Muttalibi i flijoi këto në vend të djalit. Gjer atëherë vlera e gjakut tek arabët ka qenë dhjetë deve, e pas kësaj ngjarjeje arriti në njëqind deve, që e ka vërtetuar edhe Islami.

Vdekja: Derisa bashkëshortja e tij Emineja ishte shtatzënë me Muhamedin a.s. Abdullahu në gusht të vitit 570 shkoi për tregti në Sham. Gjatë kthimit u sëmur dhe në Medine ktheu tek dajallarët e tij tek familja Nexhar. Aty edhe ndërron jetë në shtatorë të po atij viti. Kështu Muhamedi a.s. mbeti jetim derisa ishte në barkun e nënës e cila ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.

* Ka edhe mendime tjera për vdekjen e Abdullahut. Sipas një mendimi ai ka vdekur derisa Emineja ishte në muajin e katër të shtatzënisë, sipas një mendimi tjetër në muajin e gjashtë, ndërsa sipas mendimit të katër ai ka vdekur disa javë para lindjes së Muhamedit a.s.

Shkruan: Jusuf Xhafiç

Përktheu: A. D. Islampress

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ai ishte i Derguari i Zotit

Alija Izetbegovic Si sot, para më shumë se 14 shekujsh ka lindur Profeti i Islamit, Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s.Jemi...

Brishtësia intelektuale midis lirisë së mendimit dhe mënyrës së të shprehurit

Nehat Ismaili Liria e të menduarit dhe shprehurit është vlerë e padiskutueshme që shenjtërohet nga të gjithë por në disa momente keqinterpretohet...

Pse lindja e Muhammedit a.s. është festë e madhe?

Sejjid Muhammed el-Malikij Është e vërtetë se në Islam i kemi vetëm dy festa, Fitër Bajramin...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -