Diskutimi midis 5 gishtërinjëve të dorës rreth të drejtës për udhëheqje

1081

Njëherë, midis pesë gishtërinjve të dorës, kishte ndodhur një mosmarrëveshje, secili gisht i dorës dëshironte të ishte më i madhi dhe dëshironte të ishte udhëheqësi i të tjerëve.

Kështu gishti i madh tha qartë dhe me zë të lartë: “Kjo gjë nuk ka nevojë për studim dhe konsideratë të veçantë, sepse unë madje mund të jem i pavarur nga ju, dhe unë sikur përfaqësoj një entitet të veçantë, kurse ju të gjithë së bashku një entitet tjetër. Ju jeni robër dhe nuk mund të më afroheni. Unë jam zotëria juaj, unë jam gishti më i madh!”

Për këtë, gishti tregues, si me ironi tha: “Nëse udhëheqja matet për nga madhësia dhe pesha e trupit, atëherë elefantët do të sundonin mbi njerëzit, sepse ata janë shumë më të mëdhenj, por megjithatë janë të nënshtruar nga njerëzit. Unë jam gishti tregues, gishti që ndalon dhe urdhëron, dhe kur sundimtari tregon diçka ose shpallë diçka, ai për atë më përdor mua. Unë jam gishti më i rëndësishëm dhe më meritori për të qenë drejtues.”

Gishti i mesëm qeshi, duke thënë: “Si mund të diskutoni, në përgjithësi, për udhëheqjen në praninë time. Unë jam gishti më i madh, kurse ju qëndroni pranë meje si xhuxhë. Nuk kam nevojë të kërkoj nga ju që të jeni të më bindeni mua; kjo çështje është e qartë vetvetiu dhe rreth saj s’ka polemikë, sepse unë jam gishti më i madh dhe më i mirë.”

Atëherë, dukshëm i emocionuar, u lajmërua gishti i unazës, i cili tha: “Vëllezër, në gjithë këtë, ku është vendi im? Shikoni, shkëlqimi i unazës shihet në mua, dhe unë jam mjaft i madh duke qenë i mbështjellë me unazë ari ose argjendi. Në fakt, unë jam sundimtari i gishtërinjve dhe rreth kësaj nuk ka debat.”

Në fund, kur e mori fjalën gishti i vogël, të gjithë heshtën dhe prisnin me padurim se çka do të thotë ai. Atëherë, gishti i vogël, i cili ishte shumë i mençur, tha: “Dëgjoni, vëllezër, unë nuk jam aq i madh sa gishti i madh, nuk lëshoj urdhra dhe ndalime si gishti tregues, nuk jam i gjatë sa gishti i mesëm dhe nuk kam nderin të barti unazën e fejesës. Unë jam më i vogli nga ju, por sa herë që ju bashkoheni për ndonjë punë të dobishme, mbështetuni tek unë dhe do të shihni se unë do të jem me ju dhe do t’ju ndihmoj të gjithëve.”

Atëherë të gjithë gishtat e kuptuan se udhëheqja nuk është në përmasa, as në pasuri, as në status shoqëror. Respektimi i njerëzve të tjerë meritohet atëherë kur një individ është i gatshëm t’i shërbejë pjesës tjetër të vëllezërve të tij (dmth njerëzve), kur ai qëndron me ta, dhe kur është i gatshëm të ndajë me ta të mirën dhe të keqen, i tilli më së shumti e meriton udhëheqjen dhe respektimin.

Përkthim: Miftar Ajdini

Abdusamed Nasuf Bušatlić; http://saff.ba//