“Edhe kjo do të kalojë”

919

Një mullis kishte shkruar në tabelë një mbishkrim: “Edhe kjo do të kalojë” dhe e kishte vendosë përgjatë rrugës për t’i kujtuar kalimtarët për kalueshmërinë e kësaj bote.

Atypari kalon një bilmez dhe e pyet mullisin se çka do të thotë kjo, kurse mullisi i përgjigjet: “E thjeshtë, çkado që të jetë e mirë ose e keqe, gjithçka do të kalojë.”

Meqë rast ai i thotë: “Epo, këtë e dinë të gjithë.”

 Mullisi ia ktheu: “Po, por nuk e din ai budallai që po pyet.”

Mesazhi: Një shenjë e tillë do të duhej të qëndronte në shumë vende, përgjatë rrugëve, për të paralajmëruar se asgjë nuk është e përjetshme, që të mos mbingarkohemi me dynjanë, me reputacion, me lavdi, me diploma, me pushtet, etj.

Kjo thënie, në veçanti, do të duhej ta gjente vendin e saj në zyrat e politikanëve dhe biznesmenëve.

Përkthim: Miftar Ajdini