Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të ndërtojë 1 mije shtëpi për strehim emergjent në Idlib

Lexo gjithashtu:

Jakubi a.s. dhe ndikimi i stresit psikik në humbjen e shikimit

“U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë i ishin zbardhur prej...

Metoda hitleriane

Gjatë luftës së Dytë Botërore, Hitleri u befasua kur kuptoi që tre oficerë e kanë tradhtuar dhe nuk...

“Pushteti është përgjegjësi, nuk është privilegj”

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin...

Ushqimet që ju ndihmojnë të kapërceni krizat e urisë

Kur ndjekim një dietë dobësimi, është normale të ndjejmë dëshirën të hamë disa ushqime me shumë kalori, qofshin këto...

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka bërë të ditur se do të ndërtojë një mijë shtëpi për strehim emergjent në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, së bashku me Agjencinë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) janë marrë masat në zonat kufitare për t‘i ardhur në ndihmë mijëra civilëve të cilët i janë drejtuar kufirit të Turqisë dhe të cilët luftojnë për mbijetesë nën sulmet intensive të ndërmarra nga regjimi dhe mbështetësit e tij pavarësisht armëpushimit.

Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Turke theksohet se pret mbështetje nga të gjithë bamirësit për shtëpitë që do fillojnë të ndërtohen në zonat e sigurta në kufi.

“Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka kaluar në veprim me qëllimin për të mbështetur personat në nevojë që kanë kushte të kufizuara në Idlib dhe të cilët luftojnë për mbijetesë nën kushte të vështira në tenda, në kampe dhe nën ullishte. Do të fillojmë ndërtimin e shtëpive të strehimit emergjent 1+1 me hapësirë 30 metra katrorë, brenda së cilës përfshihen ambiente si tualet, banjo, kuzhinë dhe instalime të kullimit të ujit”, tha Gjysmëhëna e Kuqe Turke.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kınık, ka bërë të ditur se që nga muaji maj e deri më tani pranë kufirit me Turqinë janë strehuar 1 milionë njerëz, ndërsa vetëm nga muaji nëntor numri i personave të ardhur ka arritur në 400 mijë .

Kınık ka tërhequr vëmendjen se 50 mijë prej këtyre njerëzve janë të pastrehë dhe se nuk kanë ansjë vend ku të strehohen përveç xhamive dhe shkollave.

“Në fazën e parë për këto njerëz kemi ofruar 2.500 çadra, ku strehohen rreth 15 mijë perona. Por me qëllim për të siguruar një jetesë më të përshtatshme të njerëzve, ne kemi filluar projektin për ndërtimin e shtëpive briket (me blloqe betoni) në Idlib. Këto shtëpi brenda tyre kanë hapësirë 30 metra katrorë brenda së cilës përfshihen tualet, banjo, kuzhinë dhe dhomë gjumi. Kemi vendosur që në fazën e parë të ndrëtojmë një mijë shtëpi. Aktualisht edhe presidenti ynë është i interesuar nga afër për Idlibin, ku dhe ai vetë ka dhënë udhëzimin. Avantazhi më i madh i këtyre shtëpive është ndërtimi i shpejtë i tyre. Ne kemi dërguar pajisjet dhe mjetet e nevojshme në rajon. Brenda dy-tre javëve shtëpitë do t‘u dorëzohen pronarëve të parë”, ka shpjeguar Kınık.

Më tej, Kınık tha se krahas kësaj Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon punimet e saj për infrastrukturën, puset e ujit, shkollat dhe qendrat shëndetësore.

Ndër të tjera, Kınık tha se përballë dramës njerëzore në Idlib, presin ndihmën e të gjihë bamirësve që dëshirojnë të bëjnë donacione nëpërmjet titullit “Projekti i shtëpive për strehim emergjent”, si dhe nëpërmjet bankave.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Nesër në Teheran nuk do të falet namazi i xhumasë

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë...
- Reklamë -

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja...

Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për të shënuar natën Regaib (nata...

Vlera e muajit rexheb …

Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin...

Subhanallah! e shiti nënën e tij të vdekur për pesë mijë euro

Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç, e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse kishte vdekur pas jacisë!

Një analizë rreth muajve të mëdhenj Rexheb dhe Shaban

nga Elton Karaj, Universiteti Bedër Abstrakt Në këtë artikull ne do të hedhim pak dritë mbi çështjen...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -