Malajzi, gjenden objekte prej guri që datojnë para 17.000 vitesh

592

Në shtetin Kedah në veri të Malajzisë janë gjetur objekte prej guri për të cilët mendohet se datojnë para 17.000 vitesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave malajziane, në gërmimet arkeologjike në shpellat Kelambu, Tembus dhe Akar në qytetin Baling të shtetit në fjalë që janë duke u zhvilluar që nga viti i kaluar janë gjetur artizanate që i përkasin periudhës parahistorike.

Objektet e gjetura janë dërguar për hulumtim në Institutin e Botës Malajziane dhe të Qytetërimit, Universitetin Kombëtar të Malajzisë dhe Departamentit të gjeologjisë së Universitetit Malaya.

Sipas vlerësimeve të para mendohet se objektet prej guri janë para 17.000 viteve, të periudhës së paleolitit.

Zyrtarët malajzianë njoftuan se gërmimet në rajon do të vazhdojnë ndërsa brenda muajit shkurt mund të gjenden edhe objekte të reja.