Në emër të Atij i cili krijon çdo gjë

Lexo gjithashtu:

Në gosti ju vijnë të gjithë, por kur ju duhet ndihma, ju përgjigjen vetëm miqtë e sinqertë

Beduinët jetonin në vendbanime tendash. Një ditë ishte koha me shi dhe shumë e ftohtë, e ‎përcjellë...

Xhamia e Plumbit ndër 50 më të bukurat e botës

Xhamia e Plumbit është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. Xhamia e Mehmet Pashë...

A konsiderohet pjesmarrje në mëkat, të qeshurit me mëkatin e dikujt dhe tallja me fenë?

Është e papranueshme, nga pikëpamja islame, që muslimani (besimtari) të qeshet me mëkatin e dikujt dhe të tallet me...

Rreziku nga grindjet rreth çështjeve magjinale të fesë

Muhamed el-Gazali Unë kam qenë dëshmitar i një grindjeje të ashpër midis dy grupeve të...

Ke ardhur në këtë botë, zemra jote fillon të numrojë, ti fillon të marrësh frymë, i hap sytë tu, i hedh hapat e parë dhe lëviz në botën e re! Vjen, e nuk e din prej nga, bëhesh pjesë e botës së huaj, për të cilën nuk din asgjë, por edhe të tjerët fare pak. Rreth vetes shohësh laramani: diellin, hënën, yjtë, njerëzit, kafshët, natyrën… dhe i shohësh njerëzit, të gjithë diku ngutën, e nuk e din për ku. Disa shkojnë, vdesin, të tjerët lindin dhe vijnë, kurse ti qëndron i çmendur nuk e din se çka po ndodh.

E pyet veten prej nga po vij, përse jam këtu, ku po shkoj, çka më pret atje? Njëqind pyetje, askund përgjigje! Njëmij pse, e ku janë 1000 sepse? I pyet të tjerët, kurse ata, sikur ju vjen keq për ty dhe fatin që e ndajnë me ty, ulin kokën sikur të kishin pritur përgjigje nga ti. Rritesh, mëson dhe e kupton. Depërton në thellësi të detit, ngritesh në qiell, shkon nga toka dhe lëshohesh në hënë, por shohësh se ajo nuk është shtëpia jote. Zbulon planete të reja, vëren numrin e madhë të yjve, mëson se gjithçka lëviz, të mahnit lindja e diellit, dhe rrethimi i ujit në natyrë. E sheh një pajtim dhe një harmoni, dhe përseri e pyet veten tënde, kush i ka krijuar këto? Kahdo që ta drejton shikimin sheh diçka, por kush qëndron pas gjithë kësaj? Automobila të shumtë kalojnë pranë teje, i sheh ndërtesat, rrugët, shikon orën tënde, lapsin që e mban në dorë, e pas gjithë kësaj sheh njerëz të shumtë që i kanë ndërtuar këto. Po kush e ka ndërtuar, atëherë, diellin, Tokën, gjithë kozmosin, atmosferën? Kush i ka vendosur këto, kush i ka krijuar? Kush i ka rregulluar të gjitha këto, kush i qeveris ato? Kush më ka krijuar mua? Për çka shërbejnë këto të gjitha, për çfarë qëllimi? Secila pjesë e trupit tim ka ndonjë rol, e çfarë është roli im si tërësi? A të gjitha shërbejnë për diçka, kurse unë jo, pse atëherë? Pse jam lindur si njeri? Në këtë kohë, para meje një shumicë nuk kanë jetuar? Nuk i kam zgjedhur prindërit, kohën dhe vendin ku do të lindëm?! Kush e ka caktuar këtë, prindërit e mi? Nëse po, atëherë kush e ka caktuar fatin e tyre? Jo, ata jo, po kush pra? Çka është njeriu, si ka ardhë në Tokë? A era e stuhishme, apo furtuna e detit e kanë sjellë në këtë botë? A ka buruar nga materia e vdekur, apo është ky proces fizik, barazim matematikor: burri + gruaja = njeriu? Por, prej nga ky i pari? A jemi bërë nga majmuni, apo nga ndonjë kafshë tjetër siç thotë Darvini? Jo, nuk jemi, sepse kjo është vetëm gërshetim i zinxhirëve të ndërlikuar e të ndërprerë të cilët janë përzier në kokën e Darvinit, ai vetë nuk ka besuar në të. A ka qenë stërgjyshi im i largët majmun. Jo, i juaji ndoshta po? Sikur të ekzistojë dikush që krejt këto i ka bërë, mua dhe ty na ka nxjerrë në këtë botë?! Kemi qenë në mitra të nënave tona, kjo ka qenë krejt bota jonë e gjerë, e pastaj?! Pastaj na hapen dyert e reja, para nesh hapen hapësira të reja. E çka pas vdekjes?! A thua do të na hapet edhe atëherë ndonjë derë e tretë dhe para nesh të na tregohen horizonte të reja?!

Tregojmë për shpejtësinë e dritës së diellit, për forcën e energjisë atomike, anatominë e trupit të njeriut, kurse pyetja, e vdekjes sonë aq të afërt, ende është vetëm enigmë! Shiqimi dhe mendimi ynë kanë shkuar aq larg, kurse çka pas atij momenti kur të vendosur në tabut ose në sanduk të na mbulojnë me dhe?! A thua me këtë mbaron dhe përfundon çdo gjë?!

Ndoshta do të thuani: – Nuk besoj në këtë, nuk ka jetë pas vdekjes. Mirëpo, a jeni plotësisht të sigurt në këtë që thuani, apo kjo është fjalë me të cilën ngushëlloheni? Po e mohoni, por çka nëse do të ketë?! Nëse tashmë nuk besoni, atëherë pse frikësoheni nga vdekja? Pse ikni nga ajo, ky është realiteti juaj, me të patjetër do të ballafaqoheni. Para jush kanë jetuar shumë, kanë pasur fuqi, ushtri, shtete, por thirrjes së vdekjes nuk kanë mundur t’i shmangen. Kanë qenë njerëz të famshëm, sundimtarë, mbretër, por kokën e tyre e kanë ulur para vdekjes. I kanë pasur të gjitha, mirëpo, nuk kanë mundur ta shtyjnë nga vetja. Fjala e tyre është dëgjuar, asaj i janë nënshtruar, por për kohën e vdekjes nuk janë pyetur. Atëherë, kush i cakton këto të gjitha? Nuk e ke zgjedhur kohën kur do të lindësh, ku do të lindësh, kush do të jenë prindërit tu, si do të jetosh, kur do të vdesësh, e çka të është lënë ty? Sa je i jyti? Sa e posedosh vetveten? Sa je i lirë, ku është ajo liria në të cilën thirresh? Ku është ajo ardhmëri në të cilën apelon? A nuk je i vetëdijshëm se për një kohë të shkurtër nuk do të jesh më? As ti, as prindërit tu, as shokët tu, as fqinjët, as më të afërmit? Të gjithë do të shkoni, do të zhdukeni. Do të jeni të harruar. Do të shkosh edhe ti edhe të gjithë të tjerët. Vetëm pas 100 vjet nga faqja e dheut do të zhduken të gjithë ata që tash jetojnë në të! Ne do të zhdukemi, do të vijnë gjenerata të reja dhe kështu në pambarim. Deri kur, as këtë nuk e dimë?! Kush qeveris me fatet tona, kush na jep jetën për pak kohë, pastaj na e merr? Jeta ime nuk është në dorën time, dikush tjetër atë e drejton? Kush është ky dikush tjetër? Ai që e drejton jetën time, a nuk është po ai edhe që më ka krijuar? Më ka caktuar kur dhe ku do të jetoj. Kur do të vdes dhe çka do të bëhet me mua pas vdekjes. Atëherë kush është ai? A nuk është ai që ka krijuar qiejt dhe tokën, diellin dhe hënën, krejt kozmosin? A është ai që gjithçka që shohim e ka përshtatur, e ka përcaktuar në mënyrë precize, gjithçkahit i ka dhënë formë dhe rol përkatës. A është ai që tokën e ka vendosur, nëpër të ka kaluar lumenj me ujë të pijshëm, kurse detet i ka bërë të njelmët. A është ai që diellin dhe hënën i ka vu në lëvizje, yjt i ka skuqur dhe secilit prej tyre i ka dhënë prush, e pastaj prej nesh i ka larguar?

Ky është ai që qëndron pas gjithë kësaj, krijues i të parëve dhe të mbramëve, drejtues i gjithçkahit. Ai i cili i njeh fshehtësitë dhe për të nuk ka asgjë të fshehur. Pra, kush është ai? Ai është Allahu, Sunduesi i botëve, të ditur e të paditur, të prekshmes e të paprekshmës. Ai është i Pari dhe i Fundit, i Plotfuqishmi, i cili dënon rrept, i falë ata që pendohen dhe i kthehen Atij. Ai është i Buti, Mëshiruesi, mëshira e tij e tejkalon hidhërimin. Nga mëshira e tij ka dërguar pejgamberë që njerëzve t’ua dërgojnë shpalljen e Tij, fjalën e Tij si udhëzim për ta. Kush e ndjek atë, ka shpëtuar, ndërsa kush e zhgënjen, sigurisht do ta arrijë dënimi i Tij. Njeriun e ka krijuar prej dheu, pastaj e ka lëshuar në të dhe të gjitha ia ka nënshtruar atij. Ia ka treguar rrugën e të mirës dhe të keqës, andaj kush vepron mirë shpërblimin e ka me xhennet, ndërsa kush jepet pas së keqës, vendi i tij do të jetë në zjarr, aty do të qëndrojë përgjithmonë.

Me dërgimin e pejgamberit të të fundit Muhammedin a.s. u ka vënë vulë të gjitha shpalljeve të mëparshme, me këtë dhe Islamin e ka bërë tek Ai fe e vetme e pranuar. Fjalën e Tij, Kur’anin, e ka bërë ose argument për njerëzit ose kundër tyre. Me fat është ai që në jetë atë e ka udhëzues, kurse fatkeq është ai që para thirrjes së tij mbetët i shurdhër.

Dyert e xhennetit janë krejtsisht të hapura, kurse dyert e xhehennemit janë qysh moti të ndezura, kur ty të është lënë të zgjedhësh! O njeri! A do të dëgjosh fjalën time para se të ftoj engjëlli i vdekjes, kurse kur vjen ai, merr fund. Jeta jote është aq e shkurtër, andaj shiko se çka do të bëjsh për vete, edhe mundësia e zgjedhjes është shumë e vogël, kopshtet e përhershme të xhenetit, ose vuajtjet e përhershme në xhehenem. Andaj mos prit, pendohu dhe thuaj: La ilahe il-lallah (Vetëm Allahu është Zot), sepse Islami për ty është shpëtim, Islami është ardhmëria jote, amshimi yt i lumtur!!!

Burimi: www-islamcan.com

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Nesër në Teheran nuk do të falet namazi i xhumasë

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë...
- Reklamë -

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja...

Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për të shënuar natën Regaib (nata...

Vlera e muajit rexheb …

Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin...

Subhanallah! e shiti nënën e tij të vdekur për pesë mijë euro

Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç, e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse kishte vdekur pas jacisë!

Një analizë rreth muajve të mëdhenj Rexheb dhe Shaban

nga Elton Karaj, Universiteti Bedër Abstrakt Në këtë artikull ne do të hedhim pak dritë mbi çështjen...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -