Nëntë këshilla të arta nga sureja El-Huxhurat

Lexo gjithashtu:

Vlera e përmendjes së Allahut

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut...

Shqipëri: Pas rreth 70 viteve diplomohen 13 hafizë

Në qytetin e Shkodrës është organizuar ceremonia e diplomimit te hafizëve të parë të Qendrës për Memorizimin...

Nëse dëshironi ta ndaloni krizën në shoqëri, lidhni “gomarët” tuaj

Dje lexova një përrallë qesharake por mësimdhënëse. Gjegjësisht, në përrallë përmendet se gomari ishte lidhur...

Kriza e kultures së mëshirës

Në prag të dërgimit të pejgamberit të fundit Muhamedit (savs), bota ishte zhytur në një errësirë ​​të thellë. Rrëmuja...

Kurani është shpallur si El-Huda, udhëzim për njerëzit nëpërmjet të cilit ata do të mësojnë dhe do t’i afrohen Allahut të Madhërishëm. Një shembull i udhëzimit na vjen nga sureja El-Huxhurat, sure kjo e shpallur në Medine. Në këtë sure të shkurtër prej 18 ajetesh Allahu na mëson se si të sillemi me njëri tjetrin në mënyrën më të bukur.

  1. -فتبينوا: Fe tebejjanu.

“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.”

Pra, kur të merrni ndonjë lajm hulumtoni që mos të dëmtoni njerëzit nga padituria.

  1. -فأصلحوا: Fe aslihu‌

” Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata.”

Pajtoni vëllezërit tuaj se besimtarët janë vëllezër. Në një hadith të cilin e transmeton EBu Derda r.a, i Dërguari i Allahut s.a.v.s na shpjegon se njëra nga sadakat më të mira është pikërisht pajtimi i njerëzve

  1. – وأقسطوا: Ve aksitu

“…E nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit”.

Jini të drejtë, kudo që ekziston konflikt mundohuni t’i pajtoni palët dhe jini të drejtë sepse Allahu i donë ata që veprojnë me drejtësi.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Në të vërtetë të drejtët tek Allahu janë në minbere ndriçuara; ata që janë të drejtë në gjykimet e tyre, në familjet e tyre dhe  pushtetin e tyre.

  1. – لَا يَسۡخَرۡ: La jas’har

“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër.”

Mos i përqeshni njerëzit sepse ndoshta ata janë më të mirë tek Allahu se sa ju. Shkak i përqeshjes dhe talljes është mendjemadhësia, siç ka thënë edhe i dërguari i Allahut s.a.v.s:

“Mendjemadhësia është mospranimi i të vërtetës dhe nënçmim i njerëzve. (Ahmedi dhe Muslimi).

5-6. -ولا تنابزوا /ولا تلمزوا: ve la tenabezu, ve la telmizu.

“Dhe mos e nënçmoni dhe mos e  etiketoni njëri-tjetrin me llagape.

Mos e nënçmoni njëri tjetrin duke e thirrur me llagape të këqija sepse i Dërguari i Allahut s.a.v.s në pyetjen se cili është muslimani më i mirë u përgjigj: “Ai nga gjuha dhe duart e të cilit janë të qetë muslimanët tjerë. (Buhariu dhe Muslimi)

7.-اجتنبو كثيرا من الظن: Idxhtenibu kethiran minel dhan

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat”.

Shpesh  mendimet tona për njerëzit i bazojmë në dyshime, ndërsa Allahu i Madhërishëm na paralajmëron se disa dyshime janë mëkat.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: Ruajuni nga dyshimet sepse dyshimi është fjalim i rremë (gënjeshtër). (Buhariu dhe Muslim)

8.-ولا تجسسوا: ve la texhessesu

“Dhe mos hulumtoni te metat e njeri tjetrit (mos spiunoni)

Me këtë ajet Allahu i Madhërishëm na ndalon te hyjmë në privatësinë e tjetrit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë se kush e bën këtë Allahu do t’ia zbuloj edhe privatësinë e tij, ndërsa kujt ia zbulon privatësinë Allahu do të turpërohet në shtëpinë e tij.

  1. –ولا يغتب: ve la jekteb

“Dhe mos e përgojoni njëri tjetrin. A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?

Allahu i Madhërishëm e ndalon përgojimin dhe e krahason me ngrënien e mishit të vëllaut tënd të vdekur, për të cilin edhe Kurani thotë se është e pështirë. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se i Dërguari s.a.v.s. në një rast ka thënë: “A e dini se çfarë është gibeti (përgojimi)”?Ata që ishin prezent thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Të përmendësh diçka për vëllain tënd për të cilën ai nuk ka dëshirë (e urren) të përmendet.” Dikush nga të pranishmit e pyeti: “E nëse kjo që e them për vëllain tim, është një cilësi që ai e ka?” I Dërguari i Allahut s.a.v.s  tha: “Nëse e thua atë që e ka, atëherë ti e ke përgojuar atë, e nëse e thua atë që nuk e ka, atëherë ti  ke shpifur ndaj tij.” (Transmeton Muslimi)

Burimi: Islambosna.ba

Perkhteu: A. D.

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Kush do të jenë të shpëtuar?

Allahu i Lartësuar u ka dërguar njerëzve në Tokë pejgamberët e Tij, të cilët ua mësuan atyre fenë...

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore, kurse injoranti i padijshmëm nga një humbje i bën dy

Interpretuesi i njohur i ilahive, Kurtish: Suksesi vjen si rezultat i durimit dhe përpjekjes...

Interpretuesi i njohur i ilahive me origjinë nga Shkupi, Mesut Kurtish tha se një artist nuk mund të jetë i suksesshëm vetëm...

“O besimtarë! Përqafojeni tërësisht Paqen (sigurinë)…”

"O besimtarë! Përqafojeni tërësisht Paqen (sigurinë)..." (Bekare, 208). Besimi ynë është paqe, është siguri. Si rrjedhojë, radhët tona, banesat,...

Një nga duatë e fuqishme nga Kurani

Një nga duatë e fuqishme nga Libri i Madh: رَبَّنَا آتِنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَدًا

Hutbe – Këshilla nga Hasan Basriu

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.) për familjen...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -