Një letër para vdekjes

1206


(Shumë tronditëse dhe këshilluese)

Një letër nga një vëlla musliman i cili e ka shkruar pak para vdekjes, të cilën në njërën nga ligjëratat e tij e ka lexuar dijetari i madh musliman (misionari) Taufiq Choudhry:

Më të dashurit e mi, vëllezër dhe motra në Islam, kam pranuar një mesazh nga një vëlla, të cilin tani do t’ua lexoj:

“Es-selamu alejkum, Tevfik! Ky ndoshta është mesazhi im i fundit për ty, derisa po qëndroj këtu i shtrirë dhe po pres frymën time të fundit. Kjo ndoshta është hera e fundit që do të jem në gjendje t’i shkruaj dikujt, andaj mendova të shkruaj ty, se ndoshta, kur të kesh kurse dhe ligjërata, mund t’ua kujtosh njerëzve këtë adresimin tim të fundit …

Ti më njeh mua tash një kohë të gjatë. Unë isha një musliman i zakonshëm. Jam përpjekur ta fali namazin me rregull, të agjëroj sa herë që vinte ramazani, haxhin e kam kryer një herë në jetën time. Po, kam pasur fëmijë, por kurrë nuk jam kujdesur si duhet për ta. Fëmijët e mi u rritën pa mësuar shumë për Islamin. Dhe, derisa jam duke pritur këtu “cingërimën e ziles”, sepse jeta ime do të përfundojë, do të vdes nga kanceri i pankreasit, mjekët thanë se nuk mund të mbijetojë më shumë se këtë javë, derisa jam duke e pritur melekun e vdekjes, unë e kam vetëm një fjalë që më vjen në kokën time, e ajo është keqardhja.

Thjesht, ndjej keqardhje të madhe.

Dije se, aq shumë gjëra kam dëshiruar t’i bëj. Doja ta mësoja Kuranin përmendsh, por kurrë nuk e bëra. Doja të shkojë në haxh për çdo vit, por kurrë këtë nuk e kam bërë. Doja ta përqafoja nënën, por as këtë kurrë nuk e bëra. Doja t’ua mësoja fëmijëve të mi Islamin dhe Kuranin, të bëheshin njerëz të mirë, por kurrë nuk e bëra. Doja të kisha mundësi për ta pritur edhe një ramazan tjetër, por këtë mundësi më nuk do ta kem kurrë. Do të doja të isha në Harem në Mekë, por kurrë as këtë mundësi nuk do ta kem. Do të doja të di përmendsh disa ajete të Kuranit që të mund t’i lexojë, por unë nuk di asgjë përveç Fatihas, dhe një ose dy sure të cilat i lexoj çdo ditë. E vetmja gjë për të cilën mund të mendoj është keqardhja e madhe. Askush nuk do të më kujtojë përveç teje, dhe ndoshta, familja ime, nëse gjejnë kohë, para se ta ndajnë pasurinë time. Miqtë e mi më kanë braktisur, familja ime nuk do të më kujtojë.

Në këtë botë nuk do të lë asnjë të mirë dhe, pasha Allahun, krejt çka kam bërë është se vetëm e kam shtuar edhe një varr, në këtë vend. Unë jam vëllai yt musliman, Muhamedi.”

Përkthim: Miftar Ajdini

NUM- Samir Peco