Nuk ka lumturi në oborr të huaj

Lexo gjithashtu:

Raporti mes edukimit dhe arsimit

Nuk është i njëjtë edukimi dhe arsimi, edhe pse arsimi është një lloj edukimi, por çdo arsim nuk...

Erdogan: Kam udhëzuar ndërtimin e 500 njësive banimi në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se "Është detyra jonë kryesore të shqetësohemi për problemet e...

Si do të përfundojë pandemia e koronavirusit?

Pandemia e koronavirusit mund të përfundojë me tre skenarë të mundshëm: nëse njerëzit bëhen imunë ndaj virusit,...

Tre mësime nga xhuzi 24

Një nga mirësitë më të mëdha të besimtarëve është ajo që Allahu i Madhërishëm na njofton në suren...

Kur e kishin uruar një njeri me atë thënien e të famshme: ‘Dhashtë Zoti, e lumturia të ndjektë gjithë jetën!’, ai kishte thënë: ‘Mua lumturia po më ndjek tërë jetën, por ende kurrë nuk po më arrin.’ Kush mendon se lumturia është në oborrin e dikujt tjetër, jo në veten e tij, ai kurrë nuk do të ndiejë se çka është lumturia e vërtetë.

Ai që është i lumtur brenda vetes tij, ai është i tillë kudo që të gjendet. Lumturia nuk është destinacion. Kush është i dashuruar dhe i lumtur, ai edhe në sallë është i lumtur.

Kjo është arsyeja pse Ibn Tejmije, në mënyrën më depërtuese në histori, ka thënë: “Asgjë mua nuk mund të më bëjnë dushmanët, kur në brendinë time e kam lumturinë dhe xhenetin. Nëse më dëbojnë, dëbimi për mua është turizëm, nëse më burgosin, burgosja për mua është itikaf, nëse më vrasin, vrasja për mua është shehidllëk im. Ata nuk mund të ma marrin atë që është brenda meje.”

Ai ishte aq i lumtur dhe rrezatues me energji pozitive, sa që shumë njerëz shkonin në burg dhe e vizitonin vetëm për ta parë, kurse shumë të sëmurë janë shëruar vetëm kur e kanë shikuar.

Nuk ka lumturi të vërtetë në dynja, sepse të gjitha arsyet për të cilat e lidhim zemrën tonë, herëdo kurdo do të zhduken dhe do të humben, prandaj lumturia e vërtetë është vetëm në ahiret, sepse ajo është lumturi e përjetshme. Në këtë botë mund të ketë vetëm jetë të bukur dhe të këndshme.

Një sundimtar e kishte ndërtuar një shtëpi aq të bukur sa që kishte kërkuar, kush do të mund t’i gjente ndonjë mangësi. Dhe askush nuk kishte guxuar t’i gjente mangësi, përveç një dijetari, i cili i kishte thënë: ‘Kjo shtëpi i ka dy mangësi, e para është se shtëpia nuk do të zgjasë përgjithmonë, herëdo kurdo do të shembet, kurse e dyta është, se pronari i saj do të vdesë.’

Një njeri i devotshëm, pasi e kishte ndërtuar shtëpinë, kishte shpërthyer në vaj, kështu që, kur e kishin pyetur pse po qanë? Ai kishte thënë: ‘Po të mos ishte vdekja unë do të isha gëzuar.”

Dynjaja çdo kënd e ka zhgënjyer në fund të jetës.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Muslimanët në Greqi: halli ynë pasi Aja Sofia u rikthye xhami

Pas rihapjes së Hagia Sophia-s në Stamboll si xhami, muslimanët në Athinë kanë frikë se hapja e...

Trashëgimia e Pejgamberit s.a.v.s

Duke ecur rrugëve të Medinës Ebu Hurejre (r.a.) vrapoi në tregun e Medines dhe me entuziazëm bërtiti: “Nxitoni në xhami, atje po ndahet trashëgimia...

Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në...

Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.Një ditë,...

Çka është dynjaja në krahasim Ahiretin?

Në një rast Pejgamberi (savs), ua mbajti një fjalim shokëve të tij, dhe kur dielli ishte gati për të perënduar, pothuajse ishte duke dalë...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni...

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -