“Sikur jemi bërë instruktor të jetës pas vdekjes”

1459

Kohët e fundit duket se në ligjërimet fetare, hutbet dhe vaze po folet  shumë për vdekjen dhe jetën pas vdekjes. Kam ndjenën se për këtë botë flitet si një vend pritje për vdekjen, sikur kjo botë nuk ka asnjë qëllim tjetër. Duke dëgjuar derset dhe hutbet që shëprndahen pa ndërprerë në të gjithë rrjetet sociale dhe media (ndoshta edhe për shkak të gjendjes së rëdnë të shoqërisë dhe individit ) mendoj se mungojnë fjalimet për jetën, inkurajimin dhe motivimin. Ndërsa shumë është e nevojshme. Rrethet tona janë të goditura nga trauma të ndryshme të së kaluarës dhe është koha të mendojmë për revitalizimin e elanit tonë i cili është i patjetërsueshëm për mbijetesën e cdo civilizimi.

Në vend që njerëzve tu ndihmojnë në sfidat e jetës dhe të jenë motivues pozitiv për lumturinë, dashurinë dhe dhembshurinë, teologët sikur janë bërë instruktor të jetës pas vdekjes.

Mendoj se kjo nuk është islami, por krijimi i kultit të vdekjes nga Islami. Theksimi i tepërt i një ligjërimi të tillë në shoqëritë dhe familjet tona formon trauma psikologjike serioze, ndërsa krahas pashpresës dhe fatkeqësive tjera shoqerore mund të na kushtoj edhe në këtë botë edhe në botëen tjetër.

Mund  edhe të gaboj, por me gjithë fenomenet negative në shoqërinë tonë konsideroj se kjo kontribuon në përhapjen e shumë sëmundjeve psiqike si ankthi, trishtimi, pikëllimi dhe depresioni. Shikoni pak në fytytrat e njerëzve të thjeshtë që gjithmonë dëgjojnë ligjërime të tilla.

Të flasësh për temat e Botës tjetër është e rëndësishme, por me masë, sepse i Lartmadhërishmi në cdo vend në Kuran kur e përmend vdekjen dhe Botën tjetër në mënyrë të barabartë flet edhe për jetën dhe begatitë e kësaj bote. Kurani iu shpall qenieve të gjalla dhe është udhëzim për të gjallët, andaj u bëj thirrje të gjithë atyre që ligjërojnë dhe mbajnë hutbe nëpër xhamia apo internet, të kujdesen për këtë ekuilibër që të mund të përhapim shpresën dhe të nxisim për jetën, suskesin, zhvillimin, mirësinë, mëshirën, ndihmën, faljen, dhe e  gjithë kjo  në përputhje me udhëzimet hyjnore dhe këshillat profetike.

A nuk është shpallja ‘jete që nxjer nga errësira në dritë’, a nuk vjen gjithmonë ‘fi-dun’ja vel ahireh!? A nuk e quajti Pejgamberi a.s. Kuranin pranverë e zemrave, drita e krahrorit? A nuk dha shpresë ai ku do ku shkoi? A nuk ishte ishte ai që na mësoi të lehtësojmë e mos të vështirësojmë? A nuk  ishte po ai që na mësoi që njerëzit ti gëzojmë e ti mos i pikëllojmë?

Shpresoj që ky apeli im mos të keqkuptohet. Të jemi pozitiv!

Mirnes Kovac

Perktheu: Arsim Dauti