Sprovat dhe mësimet nga i ftohti i dimrit

Lexo gjithashtu:

Turizmi hallall po bëhet gjithnjë e më i fortë në botë

Turizmi në rritje dhe rritja e turizmit hallall, është një tregues se ka gjithnjë e më shumë muslimanë, të...

Në gosti ju vijnë të gjithë, por kur ju duhet ndihma, ju përgjigjen vetëm miqtë e sinqertë

Beduinët jetonin në vendbanime tendash. Një ditë ishte koha me shi dhe shumë e ftohtë, e ‎përcjellë...

Shqipëri: Mbërrijnë rreth 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Në Shqipëri kanë mbërritur qindra mijëra dokumente në formë dixhitale të periudhës osmane dhuruar nga Arkivi Osman...

Pesë margaritarë për jetë të mençur dhe të lumtur

1- Mos lejo që dikush të jetë prioritet në jetën tënde, kur ti je çështje sekondare në jetën...

Falënderimi i qoftë Allahut, të Urtit dhe të Gjithëdijshmit, i cili ka krijuar gjithçka me masë dhe njerëzve u ka dhuruar begati të panumërta. Salavati dhe paqja qofshin mbi të dashurin e Tij dhe pejgamberin tonë Muhamedin (savs), mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Xhemat i nderuar!

Tema e hutbes së sotme është: Sprovat dhe mësimet nga i ftohti i dimrit

Prej shenjave (ajeteve) të Allahut të cilat e konfirmojnë ekzistencën e Tij, por edhe gjithëfuqinë e Tij, gjithsesi janë edhe dukurit si ndërrimi i ditës dhe i natës dhe ndërrimi i stinëve të vitit. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës (dukjen dhe zgjatjen e tyre), ka argumente për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Ali Imran, 190)

Ky diversitet dhe ndryshim i stinëve të vitit, nga pranvera në dimër, na fton të mendojmë për hapësirat e kozmosit dhe për gjithçka që në to ka krijuar Allahu i Urtë dhe i Gjithëdijshëm me qëllim të caktuar. Edhe dielli edhe hëna janë të nënshtruara Tokës dhe banorëve të saj, por jo për t’i shkatërruar ato, por për të përfituar prej tyre.

Shkenca moderne ka vërtetuar se, nëse dielli do të ishte pak më afër Tokës, do ta digjte Tokën dhe gjithçka që gjendet mbi të. Njerëzit në verë i shqetëson nxehtësia e madhe, por çka do të ishte nëse dielli do të ishte edhe pak më afër Tokës?

Po ashtu, nëse dielli do të ishte vetëm pak më larg nga Toka, edhe Toka edhe gjithçka që ka mbi të, do të bëhej akull.

Ata të cilët janë të pajisur me arsye dhe mendojnë, janë të vetëdijshëm për këto fakte dhe begati të Allahut, sidomos në këto ditë të ftohta të dimrit. Ata janë të vetëdijshëm se edhe përsosmëria që mbretëron në univers është begati e madhe e Allahut. Ai diellit ia ka caktuar rrugën dhe pozicionin e duhur, dhe të gjitha ia ka nënshtruar njeriut. Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i Ngadhënjyesit, të Dijshmit.” (Jasin, 38)

Dëshmi për fuqinë e Allahut dhe vërejtje për njerëzit

Kur ndodh i ftohti i madh në dimër, është dëshmi e fuqisë së Allahut mbi robërit e Tij. Nëse do Allahu i Plotfuqishëm, Ai mund ta ngrijë Tokën dhe gjithçka që është në të, dhe askush nuk mund ta ndalojë ose ta vonojë. Ky i ftohti i dimrit duhet të na i kujtojë begatitë e jashtëzakonshme të cilat Allahu na i ka dhuruar. Njerëzit në pjesën më të madhe të vitit, veçanërisht ata që jetojnë në vende me klimë të butë, i gëzojnë begatitë e jetës dhe furnizimin e Allahut, duke mos vuajtur as nga nxehtësia e tepërt e as nga i ftohti i madh, kështu që kjo i bën ata që t’i harrojnë begatitë në të cilat jetojnë. Për këtë shkak, ata bëhen arrogant, të bezdisshëm dhe neglizhentë. Prandaj dhe Allahu i Plotfuqishëm herë pas here, na bën që të goditemi nga kushte ekstreme të motit, siç janë i ftohti dhe reshjet e mëdha të borës, për të na i kujtuar begatitë e Tij, dhe, në të njëjtën kohë, për të na paralajmëruar për pakujdesinë, mosbindjen dhe mosmirënjohjen ndaj Krijuesit dhe Furnizuesit tonë. Ajo që na godet tregon dhe zbulon pafuqinë dhe dobësinë tonë njerëzore, nevojën tonë për mëshirën dhe begatitë e Allahut, pa të cilat ne nuk mundemi asnjë moment.

Çdo e keqe dhe pikëllim që i prek njerëzit, qoftë nxehtësia, qoftë i ftohti ekstrem, apo vuajtjet dhe fatkeqësitë e tjera, ato vijnë për shkak të mëkateve të tyre, mosdëgjimit dhe mosbindjes ndaj Allahut.

I ftohti ekstrem është frymëmarrje e xhehenemit

Vëllezër të nderuar!

Një nga begatitë dhe mësimet e mëdha të dimrit, të cilës shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje është, se i ftohti i dimrit na kujton të ftohtin e xhehenemit, prej të cilit duhet ta kërkojmë mbrojtjen e Allahut, dhe me vepra të mira të kërkojmë shpëtim prej tij.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.) se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Zjarri i xhehenemit i është ankuar Zotit dhe i ka thënë: – Unë e hëngra (shkatërrova) veten time. Pastaj Allahu ia lejoi dy frymëmarrje, një në dimër dhe një në verë, dhe ajo është nxehtësia më e madhe dhe i ftohti më i madh që e ndjeni.” (Buhariu, 3020; Muslimi, 977)

Ibni Abasi (r.a.) ka thënë: – Banorët e xhehenemit do të kërkojnë shpëtim nga zjarri, dhe do t’u dërgohet një erë e ftohtë, nga i ftohti i së cilës eshtrat do tu copëtohen, dhe ata do të kërkojnë që përsëri tu kthehet nxehtësia e xhehenemit.” (Ibn Ebi Dunja, Sifetun-nar, 152)

I ftohti është më i vështirë se nxehtësia

Megjithëse nxehtësia është e vështirë për tu duruar, megjithatë, ajo nuk është fatale, por i ftohti është më i keq dhe më i vështirë për t’u duruar. Për këtë shkak, njerëzit më shumë kanë frikë nga i ftohti sesa nga nxehtësia. Këtë na e tregon Allahu i Plotfuqishëm, i Cili në fillim të sures el-Enfal, i përmend begatitë kryesore dhe themelore, të cilat ia ka dhënë njeriut. Ndër to i përmend edhe kafshët: “Edhe kafshët Ai krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani..” (en-Nahl, 5)

Në fakt me burime nga kafshët ne i kemi edhe rrobat, veçanërisht ato të lëkurës dhe leshit, të cilat janë begati e madhe, pa të cilën vështirë do ta duronim dimrin dhe të ftohtin e tij. Këtë më së miri e ndjejmë dhe kuptojmë kur dalim jashtë duke qenë të veshur dobët në ditët e dimrit kur është i ftohti ekstrem.

Përsosmëria e begative të cilat do t’i gëzojnë banorët e xhenetit, reflektohet edhe në faktin se atje nuk do të ndjehet as nxehtësia as i ftohti. Allahu i Lartësuar thotë: “Aty janë të mbështetur në kolltukë dh aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.” (el-Insan, 13)

Katade ka thënë: “Allahu e din se nxehtësia dhe i ftohti i ashpër i shqetësojnë njerëzit dhe ju shkaktojnë pakënaqësi, andaj xhenetlinjtë i ka ruajtur edhe nga njëri edhe nga tjetri.”

Dimri është pranverë për shpirtin e besimtarit

Vëllezër të dashur!

Edhe pse dimri sjell me vete shumë bezdisje, ai sjell me vete gjithashtu edhe një begati të madhe, që është, mundësia për vepra të mira dhe ibadete në ditët dhe netët e dimrit. Netët e dimrit janë të gjata, ku ka mundësi unike për t’i kaluar në ibadet, siç është leximi i Kuranit dhe namazi i natës. Nga ana tjetër, ditët e dimrit janë të shkurtra dhe të ftohta, andaj kjo është mundësi e rrallë për ne, që një pjesë të mirë të tyre ta kalojmë në agjërim vullnetar.

Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudri (r.a.) se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Dimri është pranverë për besimtarin.” (Ahmed në Musned, 11291)

Kolosët e gjeneratave të para të muslimanëve i morën seriozisht këto këshilla të Pejgamberit (savs), kështu që netët e dimrit i kaluan në ibadet, kurse ditët në agjërim.

Transmetohet se Ibn Mesudi (r.a.) ka thënë: “Mirë se na vjen dimri! Në të zbret bereqeti, netët janë të gjata për ibadet, kurse ditët e shkurtra për agjërim.”

Jahja ibn Muadh thoshte: “Nata është e gjatë, mos e shkurto me gjumin tënd; Islami është i pastër, mos e ndot me mëkatet tua.”

Transmetohet se Muadh ibn Xhebelit, kur i erdhi vdekja, po qante shumë, andaj kur e pyeten: “Çka të bëri të qash?” Ai tha: “Unë po qaj për agjërimin në ditët e nxehta, për namazin e natës në netët e dimrit dhe për t’u ulur në gjunjë para ulemave.”

Allahu ekber! Ata po qanin për humbjen e mundësive për ibadet dhe bindje ndaj Allahut, kurse sot shumica e njerëzve qajnë nëse humbin ndonjë gjë me vlerë të vogël të kësaj bote.

Mesazhi i hutbes: Le t’i kujtojmë të uriturit dhe të pafuqishmit

Derisa qëndrojmë në shtëpitë tona të ngrohta, të ngopur dhe të sigurt;

– Le t’i kujtojmë ata njerëz të pastrehë, të varfër dhe të uritur, çfarë ka në çdo vend, të cilët në këto ditë të ftohta dimri, nuk kanë shtëpi të ngrohta, nuk kanë asgjë për të ndezur zjarr, nuk kanë asgjë për t’i ushqyer familjet e tyre.

– Le t’i ndihmojmë ata në këto ditë të ftohtit të madh të dimrit.

– Le të ju dërgojmë ushqim, veshmbathje dhe ngrohje, kështu më së miri do ta falënderojmë Allahun për begatitë që na ka dhuruar.

– Le të mos i harrojmë vëllezërit tanë muslimanë në botën islame, të cilët nuk i gëzojnë begatitë që ne i gëzojmë, dhe veçanërisht muslimanët në Palestinë dhe Siri, të cilët vuajnë nga torturat e zullumqarëve dhe, të cilët këto ditë të dimrit i kalojnë në frikë, pasiguri, shumë prej tyre pa shtëpi të tyre, në qendra kolektive dhe në vendbanime me tenda.

– Le t’i kujtojmë ata të paktën me lutje, sepse ata janë vëllezërit tanë muslimanë, ata janë njerëz. Ky është obligimi ynë më i vogël dhe tregues i imanit tonë.

Për të gjitha këto, të lutemi, na ndihmo o Zoti ynë i dashur! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Nesër në Teheran nuk do të falet namazi i xhumasë

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë...
- Reklamë -

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja...

Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për të shënuar natën Regaib (nata...

Vlera e muajit rexheb …

Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin...

Subhanallah! e shiti nënën e tij të vdekur për pesë mijë euro

Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç, e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse kishte vdekur pas jacisë!

Një analizë rreth muajve të mëdhenj Rexheb dhe Shaban

nga Elton Karaj, Universiteti Bedër Abstrakt Në këtë artikull ne do të hedhim pak dritë mbi çështjen...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -