Toka nuk i harron ballët që në të bëjnë sexhde

Lexo gjithashtu:

Imitimi i verbër nuk është valid në çështjet e besimit

Dr. Mustafa ef. Ceriq Më duket se disa që janë infektuar, por jo nga...

Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota...

Familja “strehon” 60.000 bletë pa dijeni, merr 50 kg mjaltë (video)

Mjalti, një prej begative më të mira të natyrës, mund të bëj vendin aty ku më së...

Toka nuk i harron ballët që në të bëjnë sexhde, nata nuk i harron rënkimet e të devotshmëve, faqet nuk i harrojnë lotët e të penduarve, kurse Allahu e di që ne, përkundër mëkateve tona, ne jemi besimtarë.

Jeta kalon shpejt, prandaj kini kujdes që shpresat e gjata mos të ju mashtrojnë dhe ruajeni gjuhën nga të folurit gabim.

Gjithçka që lind patjetër duhet të vdesë, vetëm Allahu është përjetësisht i gjallë dhe Ai nuk vdes.

Nuk janë princër të gjithë ata që veshin mëndafsh, dhe nuk janë të varfër të gjithë ata që flenë pa krevat. Sa shumë njerëz të nënçmuar ka që janë nën rrobat e mëndafshta, dhe sa shumë njerëz të varfër ka që edhe pa krevate janë princër.

Le të jemi një shoqëri me cilësi të bukura, dhe jo një shoqëri me emra të bukur.

Një ditë, një vajzë e vogël u ul me nënën e saj, duke ia rrëfyer asaj ëndrrat dhe fantazitë e saj, dhe pastaj u ngrit në këmbë, iu drejtua nënës së saj dhe i tha: “A e din oj nëna ime, kur të rritem dhe të martohem, nëse Allahu mi falë dy djem, njërin do ta emëroj Omer ibnul-Hattab, kurse tjetrin Omer ibn Abdulaziz.”

Nëna qeshi dhe pastaj tha: “Oj vajza ime, çka mendon, në vend që tu kushtosh vëmendje emrave, tu kushtosh pak më shumë vëmendje edukimit dhe cilësive morale të fëmijëve tuaj?”

Vajza u përgjigj në befasi: “Nuk po të kuptoj, oj nënë!”

Atëherë, nëna e saj i tha: “Oj vajza ime, sa shumë muslimanë ka që mbajnë emrin Omer, dhe sa pak ka cilësi dhe tipare të Omerit tek ta. Emrat nuk e ndryshojnë shoqërinë, por virtytet dhe cilësitë e moralit të bukur. Jepuni fëmijëve tuaj cilin emër musliman që dëshironi, por nëse me të vërtetë dëshironi të keni Omer, atëherë duhet t’ia mësoni birit tuaj devotshmërinë dhe drejtësinë. Nëse dëshironi të keni një Hatixhe, atëherë vajzës suaj duhet t’ia mësoni dëlirësinë, besnikërinë, butësinë dhe dhembshurinë. Nëse dëshironi të keni Halid, atëherë djalit tuaj duhet t’ia mësoni guximin dhe sakrificën.”

Le të bëhemi bashkësi e virtyteve dhe cilësive morale, dhe jo vetëm bashkësi e emrave të bukur, sepse vetëm atëherë do të jemi në gjendje të bëjmë ndryshime pozitive në shoqëri.

Përkthim: Miftar Ajdini

Abdusamed Nasuf Bušatlić;

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I...

Bëni nënën tuaj të lumtur, do t’ju lumturoj Allahu

Bamirësia ndaj prindërve është një prej shkaqeve më të mëdhenj të arritjes së mëshirës së Allahut. Të gjithë e...

Islami përballë terrorizmit

Hoxhë Nehat Ismaili Kujt i shërben terrorizmi? Kush dëshiron që problemet e Lindjes së Mesme t’i transferoj në botën...

A është private apo e përbashkët?

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët...

Pse muslimanët flasin shumë për ëndrrat?

Bota muslimane është botë që fle, andaj është shumë e lidhur me ëndrrat dhe flet për to.Bota muslimane ndjehet e trishtuar, në...

Egjipti

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -