Ushqeni të uriturit dhe ndihmoni të nevojshmit!

Lexo gjithashtu:

Hurma me qumësht, ilaç që bën mrekulli për shëndetin

Është një ndër mjekimet më të lashta popullore përdorur mijëra vjet më parë për t’u mbrojtur nga...

Korona dhe e ardhmja e sistemit global: ç’pritet të ndodhë?

Sa e ka tronditur epidemia e koronavirusit të ri (Codiv-19) rendin global? Çfarë e pret botën pas...

Disa nga ndalimet e Allahut në lidhje me namazin

I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: „Nuk ka asnjë njeri që bën gabim (mëkat), pastaj ngrihet, merr abedest,...

“Kush zgjoheti shëndoshë, i sigurt dhe ka furnizim për atë ditë, sikur ta ketë tubuar pasurinë e kësaj bote.”

Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet,...

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet dhe paqja e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.) për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë!

Pejgamberi (savs), ka thënë: “Kur të gatuani ushqim (supë, etj.), shtoni në enë më shumë ujë, dhe shikoni se në çfarë gjendje janë fqinjët tuaj, pastaj jepni atyre një sasi prej atij ushqimit …” (Ibn Maxhe)

Kjo pjesë e shkurtër e hadithit udhëzues dhe këshillues të Pejgamberit (savs), na tregon për rëndësinë e kujdesit ndaj fqinjëve tanë, sidomos ndaj atyre që janë të varfër dhe në gjendje të nevojës sociale.

Pejgamberi (savs), gjithashtu, ka thënë: “Xhibrili më këshilloi aq shumë për fqinjët, saqë mendova se fqinjët do të fillojnë ta trashëgojnë njëri-tjetrin!” (Muttefekun alejhi)

Mirëpo, hadithi i mëparshëm flet për rëndësinë e sigurimit të ushqimit dhe nevojave të tjera themelore të jetës për të gjithë në shoqërinë tonë. Besimtarët duhet të jenë aktivë në këtë dhe të marrin pjesë sa më shumë që të munden. Në këtë mënyrë, do të përmirësohet e tërë shoqëria.

Duke u dhënë dhe duke i ndihmuar të tjerët – ne mbjellim gëzim në zemrat e tyre, por me atë rast edhe ne ndjejmë gëzim, dhe sa më shumë që japim ndihma – aq më shumë ndjejmë gëzim. Gëzimi pikërisht vjen me aktin e dhënies.

Njëra nga gjërat më të dobishme, padyshim është ushqimi i të uriturve, shuarja e etjes së të eturve, ndihma e të goditurve nga fatkeqësia, shërimi i të sëmurëve…

Duhet ta dimë se çdo punë e dobishme dhe fisnike do të na kthehet. Shumëfish! Në të dy botët! Duke u dhënë dhe duke i ndihmuar të tjerët – ne i japim dhe e ndihmojmë vetveten!

Duke i ndihmuar të tjerët, ne në fakt e ndihmojmë vetveten në shumë mënyra. Njëra prej mënyrave është se, e rrisim kapacitetin e zemrës dhe anës tonë shpirtërore, lidhemi me njerëzit e tjerë dhe i rrisim cilësitë tona të mira.

Një zemër të mbushur me mëshirë ndaj të tjerëve e duan të gjithë, sepse aty pasqyrohet pastërtia e shpirtit e cila ju ndihmon të tjerëve. Pra, shërbimi ndaj të tjerëve është nga mënyrat më të mira për ta përmirësuar veten dhe gjendjen e shoqërisë në të cilën jetojmë dhe punojmë.

Kur ndjejmë dhembshuri për të tjerët, ne në fakt e ndryshojmë botën e tyre për të mirë!

Të gjithë njerëzit e mëdhenj në historinë e botës, kanë qenë ata që kanë dhanë më shumë, jo ata që kanë marrë më shumë. Prandaj, thuhet se lumturia është në ndarje dhe dhënie, jo në marrje. Fatkeqësisht, sot po konsiderohet si sukses aftësia për të grumbulluar, për t’i rritur dhe ruajtur gjërat materiale. Njerëzit janë në njëfarë gare të çmendur, që ata që kanë më shumë para, famë dhe ndikim – ta fitojnë garën jetësore. Ky është gabim dhe mashtrim.

Pejgamberi (savs), na paralajmëron për këtë, duke thënë: “Nëse njeriut do të jepej një luginë plot me ar – ai do të dëshironte edhe një tjetër! Gojën e njeriut nuk e mbushë asgjë përveç dheut!” (Buhariu dhe Muslimi)

Ne e shohim se në natyrën e njeriut është, që ai dëshiron të ketë gjithnjë e më shumë. Kundër lakmisë së tillë duhet të luftojmë dhe të zhvillojmë cilësi pozitive dhe të dobishme.

Për më tepër, jeta e njeriut reflektohet në dobinë që kanë prej tij njerëzit e tjerë. Më të mirët janë ata që më shumë ju sjellin dobi të tjerëve. Edhe pse kemi fate dhe sprova të ndryshme, ne mund t’i ndihmojmë njëri-tjetrit.

Pejgamberi (savs), thotë: “Nuk pakësohet pasuria nga dhënia e sadakës.” (Muslimi)

Pejgamberi (savs), na fton të ndajmë dhe të ndihmojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Me këtë ta kërkojmë lumturinë e kësaj bote dhe të botës së ardhshme. Dhe me të vërtetë, ne shohim se ata që japin dhe ndajnë më së shumti, mbeten financiarisht të suksesshëm dhe vazhdojnë të korrin sukses në aspektin financiar!

Vëllezër të dashur!

Një nga qëllimet e ekzistencës sonë në këtë botë është, që të bëjmë mirë dhe t’u shërbejmë atyre që kanë nevojë. Në këtë mënyrë, ne ndihmojmë që bota të bëhet një vend më i mirë.

Pejgamberi (savs), na mëson: “Dora që jep është më e mirë se ajo që merr! Dhe filloni me ata që i keni më të afërm. Kush kërkon virtyt, Allahu do t’ia japë, kush kërkon pasuri, Allahu do t’ia japë.” (Muttefekun alejhi)

Hadithe të shumta na stimulojnë që lumturinë dhe kënaqësinë ta kërkojmë duke u dhënë të tjerëve. Kjo nuk do të thotë, se duhet t’i poshtërojmë ata që marrin ndihmë, në kuptimin se ata vetvetiu janë më pak të vlefshëm ose të ngjashme. Përkundrazi, kjo do të thotë, se përpjekja që ka bërë një person së pari për të fituar pasuri, dhe pastaj, për t’i mposhtur pasionet dhe për t’u dhënë atyre që janë më të nevojshëm, në fakt ai e ka mposhtur vetveten, dhe kjo është ajo që atij i jep përparësi. Është shumë më lehtë të marrësh sesa të japësh.

Është vërtetuar shkencërisht, se ekziston një lidhje midis lumturisë dhe ndihmës së të tjerëve. Duke i ndihmuar njerëzit, ne i forcojmë lidhjet tona pozitive me ta dhe e zbukurojmë imazhin tonë tek ata dhe tek vetvetja. Ne përgjithësisht e përmirësojmë përjetimin e botës.

Pejgamberi (savs), ka thënë: “Në të vërtetë kjo pasuri është e bukur dhe e ëmbël; kush e fiton me zemërgjerësi dhe me duar bujare do të jetë me bereqet, ndërsa kush e merr për ngritje personale, nuk do të jetë me bereqet, dhe do të jetë sikurse ai që han por nuk ngopet.” (Buhariu)

Dhe për fund, një proverb gjerman thotë: “Ne vetvetes i bëjmë mjaftë dëm duke mos bërë asnjë të mirë!”

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre, çliroje umetin nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë, mos lejo që asnjëherë të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët, dhe na shpërble me xhenet në shoqëri me pejgamberët, me shehidët dhe me njerëzit e mirë! Amin.            

Përshtati: Miftar Ajdini

(islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Muslimanët në Greqi: halli ynë pasi Aja Sofia u rikthye xhami

Pas rihapjes së Hagia Sophia-s në Stamboll si xhami, muslimanët në Athinë kanë frikë se hapja e...

Trashëgimia e Pejgamberit s.a.v.s

Duke ecur rrugëve të Medinës Ebu Hurejre (r.a.) vrapoi në tregun e Medines dhe me entuziazëm bërtiti: “Nxitoni në xhami, atje po ndahet trashëgimia...

Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në...

Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.Një ditë,...

Çka është dynjaja në krahasim Ahiretin?

Në një rast Pejgamberi (savs), ua mbajti një fjalim shokëve të tij, dhe kur dielli ishte gati për të perënduar, pothuajse ishte duke dalë...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni...

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -