Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Lexo gjithashtu:

Ligjërimi i shajtanit përpara banorëve të xhehennemit

Kur çështja e ndarjes së xhennetlive prej xhehennemilive të jetë përfunduar dhe kur fatet e njerëzve të jenë...

Francë: thikë gruas muslimane në sy të burrit e fëmijëve

Një grua muslimane me shami u godit me thikë para burrit dhe fëmijëve të saj të moshës...

Sharja e Zotit (qëndrimi dhe shoqërimi me ta…?)

Për shembull, nëse dikush e shanë Zotin pranë nesh, ne nuk do të reagojmë njësoj sikurse kur na...

“India po e bën në Kashmir atë që Izraeli po e bën në Palestinë”

Kryetari i Parlamentit të Azad Xhammu dhe Kashmirit nën kontrollin e Pakistanit, Shah Ghulam Qadir, ka deklaruar...

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për të shënuar natën Regaib (nata e xhumasë së parë të muajit Rexhep), në Islam e njohur si nata e dëshirave, shpresës dhe adhurimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi i cili shënon fillimin e tre muajve të shenjtë (Rexhep, Shaban dhe Ramazan) dhe Natës së Madhe të Regaibit, u mbajt pas faljes së namazit të Ikindisë, në xhaminë Allaxha në Shkup.

Fjalim rasti mbajtën myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, si dhe hatibi i xhamisë, Llokman Kamberi, të cilët uruan besimtarët muslimanë për natën Regaib dhe uruan që manifestimet e këtilla të përcillen brez pas brezi.

Më pas, besimtarë të shumtë të mbledhur në xhami ndoqën programin i cili përmbante leximin e pjesëve nga Kur’ani famëlartë, ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe arabe, si dhe pjesë nga Mevludi.

Në kalendarin islamik, netët Regaib, Miraxh, Berat dhe Kadër, janë të përzgjedhura në krahasim me netët tjera të vitit dhe për këtë arsye këto karakterizohen me shtimin e adhurimit, namazeve vullnetare dhe leximit të Kuranit. Ditët dhe netët e muajve të bekuar Rexhep dhe Shaban janë lajmëtarë për ardhjen e ditëve të Ramazanit.

Regaib është dita e një fillimi të ri në historinë e njerëzimit dhe është e para nga tre netët e përzgjedhura që njoftojnë ardhjen e muajit të Ramazanit. Shënohet të enjten e parë të muajit Rexhep. Bazuar në mësimet islame, kjo është nata që paraqet mëshirën e Allahut ndaj njeriut.

Muslimanët në mbarë botën natën e sotme të bekuar e kalojnë në adhurim dhe lutje.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Lërini fëmijët tuaj të kenë mendime dhe zemër të madhe, do të jetojnë të lumtur…

"Karakteri i burrit apo gruas më së miri reflektohet në çështjen se çfarë prindi janë ndaj fëmijës...

Emine Erdogan u bën thirrje të rinjve për solidarësi me të moshuarit

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u bëri thirrje të rinjve për të mbrojtur dhe ndihmuar të...

Le të ndalojmë përhapjen e panikut dhe dëshpërimit

Ndaloni të ndiqni qasjen zhgënjyese si këto: ‘Allahu është zemëruar me ne!’ ‘Xhamitë na kanë refuzuar!’

Dashuria e Allahut ndaj jush

Nëse Allahu është me ju, kush mund t’ju dëmtojë?!Por nëse është kundër jush, atëherë kush mund t’ju mbrojë?!Nëse ju e fitoni dashurinë e Allahut, çfarë...

Namazi dhe çlirimi nga ngarkesat e jetës

Hfz. Mehas Alija “Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz, kjo është diçka e madhe përveçse për të devotshmit që janë...

Buzëqeshja lehtëson stresin

Një frazë e vjetër reciton, "Buzëqesh dhe e tërë bota buzëqesh me ty. Nëse kjo është apo jo e...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -