Si e kanë përjetuar sahabët ndarjen nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s?

770

Në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s sahabët përjetonin mbrojtjen, mëshirën, qetësinë dhe bereqetin e Zotit. Ndarja nga ai i mërziste dhe i trishtonte siç ishte rasti i Thevbanit, robit të liruar të dërguarit të Allahut i cili e donte shumë pejgamberin e Zotit.

Ai një ditë erdhi te i Dërguari i Allahut s.a.v.s i mërzitur. Kur pejgamberi a.s e pyeti se mos ndoshta është i sëmurë, ai i tha: “Nuk jam i sëmurë, por kur nuk të shoh ty, përmallohem. Më shkoi mendja tek Bota tjetër dhe më duket se atje nuk do të shohë, sepse edhe nëse hyjë në xhenet, ti do të jesh në shkallën më të lartë dhe unë nuk do të kem mundësi tët shohë, andaj për këtë shkak jam i mërzitur dhe i trishtuar.

Në disa vepra të tefsirit përmendet se ky rast ka qenë shkak i zbritjes së ajetit kuranor ku thuhet:

“E kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberet, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! (Nisa, 69).

Lusim Allahun e Madhërishëm të bashkojë me këtë shoqëri të zgjedhur në xhenetin firdeus.

Përshtati: A. D. Islampress