Autoritetet kineze po i deportojnë Ujgurët në punë të detyruar gjatë epidemisë

Lexo gjithashtu:

Ikja nga vdekja

"Thuaj: S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do...

Kanadezi Boonaa Mohamed: ta prezantosh besimin ndryshe (video)

Boona Mohammed është një muslimanekanadeze, një artist që flet përmes poezisë për të gjitha aspektet e rëndësishme...

Gaza, falet namazi i parë i xhumasë pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë

Sot në xhamitë në Rripin e Gazës u bë falja e namazit të xhumasë për herë të...

Kjo është pija që ua largon menjëherë dhimbjen e lukthit

Një recetë e përbërë nga xhenxhefili dhe mjalti i shtëpisë, ku bëhet fjalë për një kombinim i...

Ujgurët

Autoritetet në Rajonin Autonom të Ujgurit Shinxhan (UARS), po dërgojnë qindra Ujgurë etnikë në pjesë të tjera të Kinës për të punuar nëpër fabrika të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke ngjallur kritika nga vëzhguesit, të cilët thonë se ky potez po tregon se: “Jeta e Ujgurëve është e parëndësishme.” Transmeton Radio Azia e Lirë (Radio Free Asia).

COVID-19, i ka bërë një bllokim serioz industrisë prodhuese të Kinës, pasiqë autoritetet po vendosin karantina në të gjithë vendin dhe po i kufizojnë udhëtimet për ta ngadalësuar përhapjen e virusit, i cili ka infektuar të paktën 80.000 njerëz dhe ka marrë jetën e më shumë se 2700 njerëzve në Kinë.

Derisa masat e marra nga Pekini për ta luftuar virusin po bëhen më të rrepta, ditët e fundit media zyrtare ka treguar se qeveria e Shinxhanit po i detyron Ujgurët që të transferohen nëpër fabrika në provincat Hunan, Xhiangsu, Xhianxhi dhe Zheixhan, për ta realizuar prodhimin e planifikuar, megjithë rrezikun potencial për infektim.

Raportet e fundit nga media zyrtare Xinjiang Daily dhe Chinanews.com,  thonë se midis datave 22 dhe 23 shkurt, “400 të rinj janë transferuar në provincat Hunan, Zheixhan dhe Xhianxhi .”

Prej tyre, 114 nga Distrikti Avat (Avati Kinez) në prefekturën AARS dhe Aksu (Akes), më 23 shkurt u dërguan në regjionin Xhianxhi në qytetin Xhuixhan, një ditë më parë 100 persona nga qyteti Aksu u dërguan në të njëjtin qytet, Xhuixhan, kurse 171 persona nga prefektura Hotan (Hetian) u dërguan në qytetin Çansha në provincën Hunan – thonë raportet, pa dhënë datën e transferimit të fundit të këtyre personave.

Për më tepër, Chinanews.com ka raportuar se më datë 26 shkurt, në orën 11:00, 135 punëtorë kanë fluturuar nga Aeroporti Aksu në rajonin Xhiangsu në Vui, për të marrë pjesë në “punën e verës” pa specifikuar detajet.

Një raportin tjetër nga faqja zyrtare e Tianshan.net, thuhet se ditën e enjte në drekë, nga selia e prefekturës Kashgar (Kashi), dhe nga provincat e Kashgarit të Poskam (Zepu), Kargilik (Yeçeng) dhe Jengisar (Jengish), 242 punëtorë kanë zbarkuar me aroplanin China Southern Airlines B787.

Sipas raportit, shumica e punëtorëve janë të lindur pas vitit 1990 dhe janë dërguar në Çangshu për të punuar për kompaninë Lansi Technology Co.

Në një raport të veçantë, Tianshan.net, ka theksuar se më 25 shkurt, autoritetet në Hotan, i detyruan më shumë se 30.000 punëtorë të kthehen në punët e tyre në 299 biznese, pavarësisht nga karantina e vazhdueshme.

‘Loja bixhoz’ me jetët e Ujgurëve

Duke folur, të enjten, në Shërbimin e Ujgur RFA, Dolkun Isa, kryetar i Kongresit Ujgur Botëror, me seli në Munih, ka thënë se ishte “tronditës” fakti që qeveria e Shinxhanit po detyron qindra punëtorë të Ujgurit të udhëtojnë në pjesë të tjera të Kinës, për të punuar nëpër fabrika “në kohën kur [Pekini] ka vendosur në karantin miliona njerëz, kurse kompanitë kanë ndërprerë prodhimin nga frika e infeksionit me koronavirus.”

“Është e qartë se qeveria kineze po i dëmton Ujgurët, sepse jetët e Ujgurëve nuk janë të rëndësishme për Kinën”- ka thënë ai.

“Nuk ka asnjë garanci që këta Ujgurë do të kthehen në shtëpi të gjallë. Kina duhet të ndalojë së detyruari Ujgurët për të shkuar në punë në të gjithë Kinën, si një fuqi e lirë pune duke u ekspozuar ndaj koronavirusit.”

Memet Imin, studiues mjekësor ujgur me qendër në Nju Jork, thotë se Ujgurët përfaqësojnë një fuqi pune ideale për kompanitë në pjesët e tjera të Kinës, të cilat përpiqen t’i plotësojnë kuotat e tyre të prodhimit gjatë epidemisë.

“Kina po i dërgon Ujgurët, sepse ata nuk kanë asnjë mënyrë për tu përballur me autoritetet, ata mund të detyrohen të punojnë si një fuqi e lirë punëtore, kurse kompanitë që i punësojnë ata nuk mbajnë përgjegjësi, madje edhe nëse sëmuren ose vdesin nga koronavirusi”, ka thënë Imin.

“Meqenëse situata me të cilën po përballen Ujgurët është shumë e pasigurt, qeveria kineze është në gjendje që shumë lehtë ta justifikojë vdekjen [e ndonjërit prej këtyre punëtorëve] para prindërve të tyre.”

Nën kërcënim

Një raport i fundit i RFA, zbuloi se shumë banorë të AURS-it kishin mbetur pa ushqim dhe furnizime adekuate në mes të karantinës, të cilën po e kryenin zyrtarët lokalë, për ta parandaluar përhapjen e COVID-19 në rajon, në të cilin, deri më 27 shkurt, kishte 76 infeksione që çuan deri në dy vdekje.

Në disa zona të AURSH-it, siç është qyteti Atush (Atushi Kinez) në Prefekturën Autonome Kizilsu Kirgizu (Kizilisu Kirkezi), banorët që zbulohet se i kanë lënë shtëpitë e tyre pa leje gjatë karantinës, përballen me kërcënim me 15 ditë paraburgim, në rrjetet e kampeve përmirësuese, nëpër të cilat, besohet se, që nga 01 gusht 2017, të kenë kaluar më shumë se 1.8 milion njerëz nga Ujgurët dhe nga pakicat tjera muslimane, të cilët akuzohen se kanë “qëndrime të forta fetare” dhe “ide jo korrekte politike”.

Raportimet nga RFA dhe media të tjera, tregojnë se ata janë të burgosur në kampe kundër vullnetit të tyre, ku më pas i nënshtrohen indoktrinimit politik, me trajtim të vrazhdë nga mbikëqyrësit, me ushqim të dobët dhe kushte johigjienike, si dhe me jetesë në ambiente të mbingarkuara, për të cilat ekspertët kanë paralajmëruar në kohët e fundit, se ato mund të çojnë deri te epidemia.

Për shkak të mungesës së transparencës disa zyrtarë janë fajësuar për përhapjen e koronavirusit në qytetin Vuhan, të provincës kineze Hubei, duke i detyruar autoritetet që në janar ta mbyllin qytetin.

Raporti nga Mamatjan Juma dhe Alim Seytoff për Shërbimin Ujgur të RFA-së / Dialogos.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Reagim i KMSHZ-së në lidhje me sulmet në Francë

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është duke i ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit në Evropë dhe...

Me të vërtetë, Pejgamberin a.s. e keni shembull të mrekullueshëm…

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të Lartëmadhërishëm dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, të gjalla dhe jo të gjalla. Sundimtarit të Mëshirshëm të Ditës...

Ta paraqesim Pejgamberin a.s. në mënyrën më të mirë

Karikaturistët e bënë  atë që neve muslimanët nuk mundëm, e vendosën emrin e Muhamedit a.s. në skenën botërore.  Tani sfida kalon tek ne, që...

Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s për njerëzimin

“Nuk jam dërguar të mallkoj, por jam dërguar si mëshirë për të gjitha botët.” Kurani na njeh me personalitetin e Pejgamberit...

Përse e ngremë zërin kur zemërohemi?

Profesori vërejti se një grup studentësh bërtisnin ndaj njëri tjetrit gjatë një debati mes tyre. U afrua dhe i pyeti: "Përse njerëzit ngrenë zërin...

Lexoni se çka i ka shkruar Allahut Merjemja e vogël!

(Mundohuni të mos qani në dëshirën e kësaj vajze) U zgjova herët, si zakonisht… edhe pse sot e kam ditë...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -