Buzëqeshja lehtëson stresin

1367

Një frazë e vjetër reciton, “Buzëqesh dhe e tërë bota buzëqesh me ty.

Nëse kjo është apo jo e vërtetë, shkencëtarët kanë zbuluar se buzëqeshja mund të ndihmojë njerëzit që të përballojnë stresin?!
Disa vullnetarë ishin trajnuar ashtu që të shkaktonin një të buzëqeshur standarde (një të ngjashme me atë kur fotografoheni për fotografi klase, apo letërnjoftimi, ku vetëm muskujt e gojës aktivizohen) dhe një buzëqeshje “të vërtetë” apo Duchenne, ku edhe muskujt rreth syve aktivizohen. Pastaj, vullnetarët u angazhuan në aktivitete sfiduese, sikurse vendosja e dorës në ujë-akull, duke shkaktuar shprehjet e caktuara të buzëqeshjes. Edhe pse, niveli i stresorëve u rrit, pjesëmarrësit në grupin e “buzëqeshjes së vërtetë” rikthyen ritmin e zemrës në normale më shpejt krahasuar me grupin neutral. Hulumtuesit sugjerojnë se me të vërtetë buzëqeshja, edhe nëse nuk ndihesh i gëzuar apo ne qejf, mund të zvogëlojë ndikimin fiziologjik të situatave stresuese.


Buzëqeshja përmendet në Kuran:

“Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua…” (En-Neml 18,19)

I dërguari i Allahut alejhi-selam ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka”. [Et-Tirmidhi]



Përshtati: M.M.
Psychological Science

(islamgjakova)