Coronavirusi dhe izolimi shptëpiak në një këndvështrim tjetër

Lexo gjithashtu:

Nuk ka gurë që nuk do të kishte qarë

Një djalosh i ri shkoi tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s dhe iu ankua se babai i...

Tre mësime nga xhuzi i 10

Në xhuzin e 10 dhe suren Enfal na tregohet se një popull i mjerë dhe naiv...

T’i ndihmojmë vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti në Shqipëri

Të nderuar xhemat, I shprehim falënderim Allahut xh.sh. i cili e krijoi njeriun në formën...

Reagimet ndaj vendimit saudit për Haxhin

Hidhërimi mbretëroi midis miliona muslimanëve pasi Arabia Saudite mori vendimin për të zvogëluar numrin e pelegrinëve në...

Enes Koshi

I Dërguari i Allahut, Muhammedi ﷺ thotë:

“E çuditshme është puna e besimtarit. Gjithë jeta e tij është hajr. Nëse atij i vjen një e mirë, ai falenderon Zotin dhe merr shpërblim për këtë gjë. Nëse atij i bie një fatkeqësi, ai duron për hir të Zotit dhe përsëri shpërblehet për këtë gjë e kjo gjë ndodh vetëm me besimtarin.” (Muslimi).

Para pak ditësh, Organizata Botërore e Shëndetësise e shpalli coronavirusin pandemi globale. Me këtë rast, për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje epidemike, organet kompetente rekomandojnë që si masë mbrojtëse, të praktikohet edhe izolimi shtëpiak.

Shumica e njerëzve kur dëgjojnë fjalën „izolim“ i kaplon një ndjenjë e frikës dhe pakënaqësisë, mirëpo izolimi përveç se është një preventivë shumë efikase për t’u mbrojtur nga ndonjë infektim i mundshëm, ka edhe disa dobi të brendshme apo shpirtërore që nuk mund të imagjinohen.

Dijetari i mirënjohur musliman, Imam Gazaliu (Allahu e mëshiroftë), në veprën e tij të famshme „Ihjau ulumid-din“ përmend disa dobi të vetmimit (izolimit). Ndër të tjerash, ai thotë:

„Dhënia pas ibadetit, dhikrit, meditimit, të drejtuarit kah Allahu në vend të njerëzve, e tërë kjo kërkon kohë të lirë dhe vetmi, e as njëra dhe as tjetra nuk mund të realizohen nëpërmes shoqërimit me njerëz. Mënyra e vetme është izolimi. Me izolim njeriu lirohet nga mëkatet të cilave iu është ekspozuar më shumë sesa nëse shoqërohet me njerëz, ndërsa në vetmim është i kursyer nga mëkatet. Këto mëkate janë: përgojimi, bartja e fjalëve, syefaqësia, braktisja e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, si dhe imitimi i cilësive të këqija morale dhe veprave të padëshiruara që shkaktojnë lakmia dhe dëshira për dynja.

Prej dobive të vetmimit është ruajtja nga grindjet dhe ngatërresat, ruajtja e fesë dhe vetvetes nga marrja me këto gjëra dhe largimi prej ekspozimit ndaj rreziqeve. Pak ka provinca që janë të kursyera nga fanatizmi, ngatërresat dhe armiqësitë. Me izolim, njeriu është i kursyer nga dëmi i njerëzve. Ata ndonjëherë të ofendojnë, ndonjëherë të përgojojnë, ndonjëherë akuzojnë, ndonjëherë do t’i përcjellin fjalët e tua ose do të gënjejnë. Nëse izolohesh nga njerëzit, do të jesh i kursyer nga nevoja që të jesh vazhdimisht i përqëndruar se çfarë do të thuash dhe si do të veprosh. Në vetmi, e kursen veten edhe nga njerëzit me natyrë të rëndë dhe mendjelehtë, nga durimi i marrëzive të tyre dhe sjelljes së keqe. Pra, në vetmi është shpëtimi nga e gjithë kjo, andaj ke parasysh këtë.”

Jeta dinamike ka bërë që ta harrojmë shpesh vetveten tonë, prandaj zemra ka nevojë për pushim, për qetësim, ka nevojë të qëndrojë ndonjëherë në vetmi të plotë, larg njerëzve, që të forcohet për ibadet.

Tashmë ndodhemi edhe në muajin Rexhep, muajin në të cilin besimtari fillon përgatitet për ta pritur sa ma mirë muajin e shenjtë të Ramazanit. Prandaj, ta shfrytëzojmë kohën e lirë me agjërim, namaz, lexim, lutje, sadaka e me çdo gjë të mirë e të dobishme.

Kërkoj mbrojtjen e Allahut, mbështetem tek Ai që është i Gjallë dhe nuk vdes kurrë. I lutem Allahut që t’na mbrojë nga çdo sëmundje dhe çdo e keqe. Amin!

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Detyrat ndaj fëmijëve: Edukimi intelektual

Asnjë fe dhe ideologji në historinë njerëzore nuk e theksoi dhe afirmoi dijen dhe pjekurinë intelektuale siç bëri...

Kreu i BFI-së në mesazhin e Bajramit: T’i lutemi Zotit për ta tejkaluar sprovën...

Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës: Anulohet namazi i Bajramit për shkak të COVID-19

Në Kosovë nesër nuk do të falet namazi i Bajramit për shkak të situatës epidemiologjike me koronavirusin e ri (COVID-19), bëri të...

Filipine, Kurban Bajrami shpallet pushim zyrtar

Në Filipine dita e parë e Kurban Bajramit është shpallur pushim zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA). Zyra e presidencës...

Hutbeja e Bajramit të Kurbanit – 2020

E falënderojmë Allahun e Plotfuqishëm, që na mundësoi ta presim edhe një Bajram të Kurbanit – festën e haxhillëkut dhe kurbanit.

Si ndërtohen urat!

Falënderimi i qoftë Allahut të Madhërishëm, kurse bekimi dhe paqja qoftë mbi Pejgamberin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij....

Ua rekomandojmë

- Advertisement -