Emine Erdogan u bën thirrje të rinjve për solidarësi me të moshuarit

572

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u bëri thirrje të rinjve për të mbrojtur dhe ndihmuar të moshuarit, që duhet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të tipit të ri të koronavirusit (COVID-19).  

Emine Erdoan, në një video të postuar nga nedia sociale “Twitter” i’u drejtuar të rinjve.  

“Për të mbrojtur të moshuarit, që përcaktohen si grupi më i pambrojtur përballë kësaj epidemie, ka ardhur koha për solidaritet. Tani është radha jonë për të mbrojtur të moshuarit e familjes sonë, të cilët na kanë mbrojtur, janë kujdesur për ne dhe kanë bërë çdo lloj sakrifice për ne. Në këtë periudhë, kur ata duhet të qëndrojnë në shtëpi, afrojuni me dashuri e dhembshuri dhe siguroni që të jenë të sigurt në shtëpitë e tyre. Atyre mund t’u japim arsye dhe informacione për izolimin social pa i trembur dhe pa i demoralizuar. Në këtë preiudhë mund të trokisni dyert e tyre për ti ndihmuar për të bërë payar dhe mund ti telefononi shpesh në telefon që të mos ndjehen të shqetësuar, të vetmuar. I pyesni për shëndetit dhe bëni që të ndjehen mirë shportërisht. Madje atyre mund ti lexoni libra me zë të lartë”, tha Emine Erdoan në video.