Le të mos bëhemi nga ata që e kuptojnë vlerën e burimeve kur ato thahen

702

Jeta pa ujin për pirje është e pamundur, ai na duhet për çdo ditë në mënyrë që të funksionojmë normalisht. Uji paraqet një dhunti madhore, të cilën ne shpesh e konsiderojmë si të mirëqenë e nuk ia dimë vlerën.

Nuk mendojmë mjaftueshëm rreth vlerës së saj, nuk e paramendojmë si diçka e veçantë, por nënkuptojmë se çdokush e ka. Megjithatë, nuk është ashtu, sepse shumë njerëz nuke kanë të disponueshme në shtëpitë e tyre ujin e pijshëm, ujin e pastër, ndërsa një pjesë e madhe nuk kanë asnjëfarë uji në shtëpi, madje as ujë të papijshëm.

Ndërsa ne i bëjmë vetëm disa hapa që të marrim një gotë ujë të pijshëm në shtëpitë tona, miliona njerëz, në mesin e të cilëve edhe fëmijë të vogël, janë të detyruar të kalojnë shumë kilometra që të mund të pinë ujë, i cili shpesh herë është me shije të tjetërsuar.

Shumëçka nënkuptojmë në jetë, njeriu shpesh merret me gjëra të tjera dhe shpesh herë ankohet për mungesën e imtësirave në jetë dhe nuk jemi aspak mirënjohës dhe të lumtur. I harrojmë gjërat madhore që i posedojmë, në es të cilave edhe ujin. E posedojmë, e shfrytëzojmë, ndërsa i kthejmë në mënyrën më të keqe të mundshme, hedhim grumbuj plehrash në të.  

Për keqardhje është situata e njerëzve, e mësojnë vlerën e diçkaje vetëm kur e humbasin atë. Le të mos bëhemi nga ata që e kuptojnë vlerën e burimit kur ai thahet. Të jemi të gëzuar për atë mirësi të madhe të quajtur ujë, të punojmë për ta mirëmbajtur, e t’ia kthejmë në mënyrën më të mirë dhe të bukur. Le të mos hedhim mbeturina në lumenj, liqene, përrenj dhe puse, le të mos e ndotim atë, por ta mirëmbajmë atë që e kemi, dhe në të njëjtën kohë të punojmë t’i rregullojmë dhe t’i pastrojmë ato që i kemi ndotur. Miliona e miliona njerëz ëndërrojnë vetëm një pjesë të asaj që kemi, le të mos e harrojmë dhe të jemi mirënjohës.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, shumë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.

Kriza globale e ujit:

  • 844 milion njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, që i bie më shumë se 1 nga 10 njerëz në planet.
  • Gruaja afrikane rurale për çdo ditë kalon mbi 6 kilometra për t’u furnizuar me rreth 18 l. ujë.
  • Çdo ditë, më shumë se 800 fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin nga konsumimi i ujit të papastër.
  • 2.3 miliardë njerëz jetojnë pa kushte themelore sanitare.

Shënim: Të dhënat janë shkarkuar nga worldvision.org

Autore: Xhejlana Samarxhiq
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress]