Lutja e melekut për bujarin dhe koprracin

Lexo gjithashtu:

Britani, kërkohet hetim për islamofobi në radhët e partisë në pushtet

Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) ka bërë të ditur se ka rivendosur thirrjen e tij për mbikëqyrësin...

Një grua e pazakontë në Idlib: me bomba jetoj, me Asadin jo!

Shumë shpesh Huda Khayti duhet të ndërpresë intervistën teksa komunikon në telefon…sepse bombat po bien vazhdimisht ndërsa...

Sadio Mane: Çka më duhen mua, o shokë, 10 Ferrari dhe 20 orë diamanti?

Futbollisti i kombëtares së Senegalit është një nga yjet e Liverpool-it dhe një lojtar për tu admiruar...

Rëndësia e famijes në Islam

Shejh Muhamed El-Gazali Familja në Islam është argument prej argumenteve të Allahut, duke u...

Meleku nga ana e djathtë lutet që të shtohet pasuria e atij që jep, kurse meleku nga ana e majtë lutet që të pakësohet pasuria e atij që bën koprraci dhe nuk jep

Pejgamberi (savs), është betuar se, ai që jep nuk do të varfërohet kurrë, kurse shejtani i frikëson njerëzit me varfëri. Problemi është se kujt do t’i besojmë më shumë!

Hajdutët kanë pak besim tek Allahu, sepse ata nuk besojnë se nafaka është e caktuar. Me punë mund të rritet kapitali, por nafaka nuk mundet. Ka shumë njerëz të varfër që hanë më shumë se të pasurit, sepse shumë njerëz të pasur janë të sëmurë nga sëmundje të ndryshme, kështu që nuk guxojnë të hanë shumë.

Edhe nëse njerëzit do të kishin ikur nga nafaka sikur që ikin nga vdekja, përsëri nafaka do t’i arrinte, ashtu siç i arrin vdekja.

Hallalli na vjen vetëm aq sa kemi nevojë, kurse harami na vjen kuturu. Pejgamberi (savs), thotë: “Kush vajton se nuk ka, ai kurrë nuk do të ketë, sepse çdo ditë zbresin dy melekë, njëri nga e djathta dhe tjetri nga e majta. Meleku nga ana e djathtë lutet, që të shtohet pasuria e atij që jep, kurse meleku nga ana e majtë lutet, që të pakësohet pasuria e atij që bën koprraci dhe nuk jep.”

Më vështirë e kanë koprracët, kur ndonjëherë ndajnë diçka dhe pendohen, sepse shejtanit nuk i pëlqen që njerëzit të ndajnë. Nuk i jepet çdokujt mundësia për të ndarë.

Një vit që kishte kapluar uria, hz. Osmani (r.a.), kishte sjellë në Medine 100 deve të ngarkuara me ushqim, dhe sahabët e uritur e kishin pyetur sa kushtonte ai ushqim, kurse ai ishte përgjigjur: ‘Ju nuk mund të më paguani mua!’

Ata e pyeten të befasuar: ‘Pse?’

Ai tha: ‘Sepse Allahu do të më paguajë më shumë.’

Kështu që ua shpërndau atyre të gjitha ngarkesat falas! Subhanallah!

Abdullah ibn Mubarek ishte nisur për të shkuar haxhillëk, dhe gjatë rrugës e kishte takuar një grua, e cila po bartte një zog të ngordhur. Kur e kishte mësuar se ajo po ua çonte fëmijëve të saj, të cilët nuk kishin asgjë tjetër për të ngrënë, ai hoqi dorë nga haxhillëku, dhe të gjitha paratë që i kishte marrë me vete ia dha asaj gruaje.

Kush bën mirë ose keq, bën për veten e tij. Prandaj, koprracët nuk ia dëshirojnë të mirën vetvetes, sepse në ahiret nuk do të kenë asgjë.

O Zoti ynë, na pastro neve nga koprracia, bëji zemrat tona të buta që të jemi nga ata që ndajnë dhe me të cilët, Ti o Zot, je i kënaqur. Amin!             

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Muslimanët në Greqi: halli ynë pasi Aja Sofia u rikthye xhami

Pas rihapjes së Hagia Sophia-s në Stamboll si xhami, muslimanët në Athinë kanë frikë se hapja e...

Trashëgimia e Pejgamberit s.a.v.s

Duke ecur rrugëve të Medinës Ebu Hurejre (r.a.) vrapoi në tregun e Medines dhe me entuziazëm bërtiti: “Nxitoni në xhami, atje po ndahet trashëgimia...

Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në...

Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.Një ditë,...

Çka është dynjaja në krahasim Ahiretin?

Në një rast Pejgamberi (savs), ua mbajti një fjalim shokëve të tij, dhe kur dielli ishte gati për të perënduar, pothuajse ishte duke dalë...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni...

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -