Mësoni nga fëmijët: Ata shpejtë zemërohen, por edhe lehtësisht falin

764

Në kohë kur të gjithë neve na mungojnë shumë, dashuria, vëmendja, kujdesi, toleranca dhe falja, fëmijët paraqesin një shembull të mirë nga të cilët mund shumë të mësojmë.

Ne jemi dëshmitarë se disa njerëz të caktuar tentojnë të paraqiten si persona me edukim të lartë, mirëpo kur vjen nevoja t’i falet dikujt gabimi, atëherë e shohim se aspak nuk mund të krahasohen me fëmijët e vogël. Konfliktet e të rriturve shpesh herë përfundojnë me sjellje urrejtjeje afatgjata dhe mezi presin ndonjë konflikt tjetër për ta rifituar mundësinë për ta theksuar gabimin e dikujt. Nga ana tjetër, të vegjëlit tanë të dashur konfliktet e tyre i zgjidhin me procedurë të shkurtër: e thonë atë që mendojnë, por menjëherë janë të gatshëm të falin dhe harrojnë. Peshimi i fjalëve dhe veprave për fëmijët është plotësisht e huaj. Ata i shprehin hapur mendimet e tyre dhe duke mos vepruar me maska të rreme dhe aktrime.

Psikologët pohojnë se përfshirja e plotë në ndonjë aktivitet e paraqet sekretin e lumturisë. Fëmijët shpesh herë janë krejtësisht të thelluar në atë që veprojnë dhe nuk e dëgjojnë as zërin e prindërve kur i thirrin. Domethënë, ato nuk jetojnë në të kaluarën dhe nuk mërziten për ardhmërinë, por jetojnë në çastin aktual. Fëmijët nuk kalojnë shumë kohë për ta hulumtuar nëse kanë sjellë vendim të mirë.

Fëmijët na tregojnë kur shqetësohen dhe frikësohen, gjë që na ndihmon t’i mënjanojmë shqetësimet e tyre. Ata gjejnë lumturi dhe kënaqësi në gjëra të vogla. Ata kënaqen në ndjekjen e përsëritur të filmave të animuar, i kanë librat e tyre të preferuara që i lexojnë pafund, i kanë veshjet e tyre të preferuara që dëshirojnë t’i veshin për çdo ditë, për arsye se ato veprime i kënaqin.

Të rriturit janë gjithmonë të pakënaqur dhe të ngarkuar me dëshira, siç është blerja e ndonjë apartamenti në një pjesë elitare të qytetit, darkimi në ndonjë restorant të njohur, veshja e rrobave dhe këpucëve me markë etj. dhe si pasojë dëshpërohen dhe nuk janë në gjendje të marrin mësim nga të vegjlit tanë të cilët u gëzohen gjërave të vogla siç janë çokollatat, lodrat e reja dhe përqafimit të ngrohtë.

Përgatiti: Fahrudin Vojić
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islm@press]