Moskë, muslimanët nga shtëpia bashkohen në transmetimin LIVE për faljen e namazit të xhumasë

703

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Rusi, imami i një xhamie në Moskë ka ndarë në një transmetim të drejtpërdrejtë faljen e namazit të xhumasë, me çka besimtarët muslimanë nga shtëpitë e tyre i janë bashkuar imamit në faljen e namazit të xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbylljes së gjithë xhamive për shkak të epidemisë së koronavirusit, Këshilli i Myftive dhe Administrata Fetare e Muslimanëve në Rusi filloi një praktikë të re për të falur bashkarisht namazin e xhumasë.

Pamjet e imamit nga xhamia qendrore në Moskë u transmetuan drejtëpërdrejtë në një faqe të internetit, ndërsa muslimanët nga shtëpitë e tyre duke iu bashkangjitur imamit përmes transmetimit të drejtpërdrejtë falën namazin e xhumasë.

Para namazit të xhumasë, kryeimami i xhamisë qendrore të Moskës, İldar Alyautdinov, njoftoi se për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, namazi i xhumasë që do të falet në xhami do të transmetohet drejtpërdrejtë në internet.

Alyautdinov i bëri thirrje besimtarëve muslaimnë që të falin namazin e xhumasë duke iu bashkangjitur imamit nga shtëpitë e tyre.