O guvernator, çka të ndihmon ty lutja ime e mirë…

Lexo gjithashtu:

Plaku dhe anija e prishur

Motori i një anije të madhe u prish . . . Pronari i anijes...

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të vajzave: Djali nuk bëhet dot si vajza

Nëna e hazreti Merjemes, Hanne, gjersa ishte shtatëzënë me hz. Merjemen, duke e përfytyruar djalë fëmijën ende në bark...

Gjuha si dhuratë hyjnore

Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka,...

Mos e shkatërroni rininë tuaj me përtaci, por lexoni libra dhe arsimohuni!

Sa njerëz sot lexojnë libra për të mësuar diçka? Fatkeqësisht, shumica e njerëzve (dhe në...

O guvernator, çka të ndihmon ty lutja ime e mirë, kur para derës tënde qëndrojnë mbi 200 njerëz,të cilët bëjnë lutje kundër teje!

Transmetohet se Bilal ibn Ebi Burde, guvernatori i Basrës, e përcolli një xhenaze, dhe vuri re një grup njerëzish, të cilët ishin mbledhur rreth një burri.

Ai pyeti: – Çfarë lloj tubimi është ai dhe kush është ai personi, rreth të cilit janë mbledhur njerëzit?  Ata i thanë: – Ai është Malik ibn Dinari, po ua kujton njerëzve vdekjen dhe takimin me Allahun.

Bilal ibn Ebi Burde i tha shërbëtorit të tij: – Shko thuaj Malikut, që pas varrimit, le të na bashkohet neve tek varri i të vdekurit!

Shërbëtori shkoi dhe ia përcolli Malikut mesazhin e guvernatorit, kurse Maliku i tha: – Unë nuk kam nevojë për guvernatorin, nëse ai ka ndonjë nevojë për mua, le të vijë ai tek unë!

Pas varrimit, Bilal ibn Ebi Burde bashkë me përcjellësit e tij, shkuan te Malik ibn Dinari dhe u ulën për ta dëgjuar ligjëratën. Kur Malik ibn Dinari e pa guvernatorin, heshti derisa guvernatori i tha: – O Ebu Jahja, na kujto!

Maliku i tha: – Ti nuk ke harruar ndonjë gjë që unë duhet të ta kujtoj.

Meqë rast, guvernatori tha:  – Atëherë, na thuaj diçka mësimore!, duke aluduar për vdekjen dhe xhenazen që sapo e kishin falë.

Malik ibn Dinari tha: – Për këtë, mund të them diçka. Para teje na erdhi një guvernator në Basra, pastaj ai vdiq dhe ne e varrosëm në këto varreza, kurse pas tij vdiq një njeri i zi (nga Abisinia) dhe ne e varrosëm pranë guvernatorit. Betohem në Allahun, unë nuk e di se cili nga ata të dy është më mirë tek Allahu!

Pastaj, Bilal ibn Ebi Burde, tha: – O Ebu Jahja, a e din ti se pse je kaq dinjitoz dhe i guximshëm ndaj nesh, dhe pse ne të lamë të qetë (nuk ishe në pamëshirën e sunduesit)? Sepse ti kurrë nuk more asnjë dërhem nga ne. Nëse do të ishe ushqyer me paratë e guvernatorit dhe sundimtarit, kurrë nuk do të kishe guxuar të na drejtohesh në këtë mënyrë!

Një ditë, Malik ibn Dinari shkon te guvernatori Bilal ibn Ebi Burde, dhe guvernatori i thotë: – O Ebu Jahja, bëje një lutje të mirë tek Allahu për mua!

Kurse Maliku i jep këtë përgjigje të famshme: – O guvernator, çka të ndihmon ty lutja ime e mirë, kur para derës tënde qëndrojnë mbi 200 njerëz, të cilët bëjnë lutje kundër teje!  Përkthim:

Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -