Pejgamberi Muhammed mbi fiksimin e çmimeve – „Çmimet janë në duart e Zotit“

Lexo gjithashtu:

“Pasha Allahun, po mos të ishe ti (dhe ata sikur ti), as ata (sundimtarët) nuk do të bënin zullum!”

Shejhul Islam Ibn Tejmije ka qenë burgosur në një kala në Damask. Një herë erdhi tek ai ekzekutuesi...

Kur del njeriu nga feja?

“Robi nuk del nga besimi veçse kur i mohon gjërat që e kanë bërë besimtar.”

Turqi, vriten 7 civilë në sulmin terrorist të PKK-së në juglindje të vendit

Të paktën 7 civilë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën kur terroristët e PKK-së shënjestruan...

Dita e ashures (jevmu ashura) 1441 – 2019

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin...

 Resul Mehmedović 

Muhamedi (a.s.), u rrit në një shoqëri ku shumë marrëveshje ekonomike ishin të padiskutueshme që nga koha e Babilonisë. Në Lindjen e Mesme, tregjet për nevojat e përditshme, siç është ushqimi, ishin rreptësishtë të rregulluara: çmimet vendoseshin nga mbikëqyrësit e tregut, dhe jo nga shitësit. Dallimi ishte në atë se sa ishte shtrirja e rregullimit; Ligji hebre, për shembull, e kufizonte edhe çmimin e shitjes së tregtarit (në 1/6 e kostos së prodhimit). Nëse shitësit i rritnin çmimet mbi çmimet zyrtare, për shembull, për të përfituar nga mungesat e ushqimit gjatë periudhave të urisë, klientët kishin të drejtë të paraqesin ankesa dhe të kërkojnë ndërhyrjen e mbikëqyrësve të tregut. Kapaciteti i Muhamedit për të nxitur një reformë rrënjësore, kundër këtij sfondi të konventave të tregut, u bë i qartë me vendimin e tij për të ndaluar rregullimin e çmimeve të ushqimit.

Transmetimet flasin për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Uria kishte zbritur në komunitet, kurse rritja e çmimeve të ushqimeve e kishte përkeqësuar këtë periudhë të sprovës. Në përputhje me praktikën standarde për kërkimin e kompensimit, nga Muhamedi (a.s.), u kërkua që të ndërhynte dhe të vendoste kufizim të çmimeve. Mirëpo, Muhamedi (a.s.) e refuzoi këtë kërkesë – e cila për përkrahësit e tij ishte vendim i papranueshëm. Jo vetëm që ky vendim ishte në kundërshtim me konventat e vendosura tregtare, por gjithashtu, dukej i papajtueshëm edhe me reputacionin e Muhamedit (a.s.) si kujdestar i dhembshur i të varfërve. Sa ishte i diskutueshëm ky vendim, tregon ajo çfarë ndodhi më vonë: vendimet e Muhamedit (a.s.) rrallëherë ishin kundërshtuar, por me këtë rast, erdhi deri te kundërshtimi, dhe përkrahësit e tij e autorizuan një folës që të ndikonte përsëri mbi të, për ta ndryshuar vendimin e tij. Muhamedi (a.s.) ndjeu se nuk mund ta impononte vendimin e tij vetëm përmes autoritetit personal, kështu që u tërhoq në vetmi, duke kërkuar udhëzim nga Allahu, nëse duhet të revokojë pozicionin e tij në mënyrë që të mos ndërhyjë.

Mirëpo, pas kthimit të tij, ai u përball me përkrahësit e tij dhe deklaroi se lutjet e tij, që autoritetet t’i vendosin çmimet mbetën pa përgjigje. Prandaj, ai deklaroi se ndërhyrja në këtë çështje nuk ishte në juridiksionin e tij: “Çmimet janë në duart e Zotit”– ka deklaruar Muhamedi (a.s.).

Në shikim të parë, heqja e kontrollit në çmimet e ushqimit në tregun arab në shekullin VII, ka  mundur të pritet të mos ketë pasoja të mëdha. Por ekonomisti Friedrich von Hayek nuk do të pajtohej me këtë. Nëse mekanizmi i çmimeve do të ishte ‘rezultat i modelimit të menduar njerëzor’, ka deklaruar Hayeku, ‘kjo do të pranohej si një nga triumfet më të mëdha të mendjes njerëzore’. Kur të shfaqet ekonomia e drejtuar nga tregu, dhe jo nga qeveria, pasojat e kësaj janë të pafundme, sepse marrja e rregullimit të çmimeve nga autoriteti qeveritar, dhe dhënia e kësaj të drejte një dore të padukshme të tregut – ka ndikim të vazhdueshëm në stimujt ekonomik – kur sipërmarrësit, dhe jo zyrtarët, vendosin se si do të shpërndahen resurset, racionaliteti ekonomik përshkon të gjitha sferat e jetës ekonomike. Herodoti, Muhamedi dhe Hayeku e njohën rëndësinë e mekanizmit të çmimeve për aktivitetin ekonomik.

Ekstrakt nga vepra: Benedict Koehler, Islami i hershëm dhe lindja e kapitalizmit, fq. 11-12.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Lërini fëmijët tuaj të kenë mendime dhe zemër të madhe, do të jetojnë të lumtur…

"Karakteri i burrit apo gruas më së miri reflektohet në çështjen se çfarë prindi janë ndaj fëmijës...

Emine Erdogan u bën thirrje të rinjve për solidarësi me të moshuarit

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u bëri thirrje të rinjve për të mbrojtur dhe ndihmuar të...

Le të ndalojmë përhapjen e panikut dhe dëshpërimit

Ndaloni të ndiqni qasjen zhgënjyese si këto: ‘Allahu është zemëruar me ne!’ ‘Xhamitë na kanë refuzuar!’

Dashuria e Allahut ndaj jush

Nëse Allahu është me ju, kush mund t’ju dëmtojë?!Por nëse është kundër jush, atëherë kush mund t’ju mbrojë?!Nëse ju e fitoni dashurinë e Allahut, çfarë...

Namazi dhe çlirimi nga ngarkesat e jetës

Hfz. Mehas Alija “Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz, kjo është diçka e madhe përveçse për të devotshmit që janë...

Buzëqeshja lehtëson stresin

Një frazë e vjetër reciton, "Buzëqesh dhe e tërë bota buzëqesh me ty. Nëse kjo është apo jo e...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -