Virusi Corona, ndërmjet vendit dhe njeriut

850

Ammar Munla

Mos e kufizojmë fenë vetëm në objekt, dhe mos e nxjerrim objektin mbi njeriun.

Këtë të Xhumaje ndoqa disa ligjërues të cilët live i publikonin ligjeratat e tyre. Disa prej tyre qanin, e shumë tjerë përloteshin, sa që më bënë të kujtoj se feja mbaroi me mbylljen e xhamive. Bile, disa nga keta ligjerues shkuan aq larg sa që u shprehën se Allahu na dëboi prej shtëpisë së Tij? Dëgjova edhe shumë komente tjera, të cilat kishin emërues të përbashkët atë se fenë e shndërruan në sinonim të objektit.

Nuk ka dysh se xhamia ka vlere te madhe, luan rol dhe ka funksion të pa kontestuar në ndërtimin e individit, shoqërisë dhe umetit.Po ashtu, nuk kontestohet faktinse xhamia është simbol i fesë dhe me të identifikohemi. Megjithatë, ne këtë rast, më duhet të nënvizoj disa çështje me rëndësi:
-Mos të harrojm se i Dërguari i Allahut savs, trembëdhjetë vite në Meke nuk e fali namazin me xhemat, ngase ishujtarët nuk e lejonin, ashtu që shokët e tij faleshin nepër shtëpitë e tyre, apo ne Qabe, individualisht. Namazin e Xhumasë e fali vetëm pasi shkoi në Medine.
-Në Medine e ndërtoi xhaminë, por, megjithatë, vlerën dhe shenjtërinë e njeriut e bëri më madhore se shenjtëria e vendit. Për Qaben tha:”Sa e këndshme që je, sa erë të këndshme që ke, sa madhështore që je, sa madhështore është shenjtëria jote. Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti i Muhamedit, shenjtëria e besimtarit është më madhore se shenjtëria jote…..”(Ibn Maxheh).
-Sot qajmë për mbylljen e xhamive, ndërkaq e kemi zhvleftësuar njeriun, e kemi nëpërkëmbur nderin e tij, ia kemi rrëmbyer pasurinë, ushtrojmë dhunë mbi njeriun në të gjitha format, u dhamë përparësi gjërave dytësire ndaj atyre primare. Për atë, erdhi Corona që të na kthen vëmendjen te ajo që është më e vlefshme, te njeriu she të na thotë:Adhuronie Allahun duke qenë të drejtë ndaj njeriut, para se të ndërtoni objekte…..Kujdesuni për njeriun, se ai ëahtë rruga për te Allahu i Madhërishëm. Të mëshirshmit nga njerëzit i mëshiron Allahu i Gjithmëshirshëm….”

Çka ka vlerë objekti nëse mungon besimi?! Bile Allahu e urdhëroi Muhamedin savs ta rrënojë atë faltore që nuk ishte ndërtuar për tu adhuruar Allahu, po për të dëmtuar besimtarët-mesxhidi dirar.
O Allah, na mëshiro.

Përktheu: Bashkim Aliu