A e dini se Ibni Sina është autori i veprës më gjithpërfshirëse mbi mjekësinë?

1023

Ibni Sina, që në Perëndim njihet si Avicenna, në vitin 980 lindi në qytetin Afshana në Buhara, që sot është pjesë e Uzbekistanit. Në Buhara ai mori njohuri dhe një arsim të mirë nga babai i tij dhe shkencëtar e njohur të asaj periudhe.

Për këtë ndihmoi edhe memoria dhe zgjuarësia e tij e jashtëzakonshme. Kur mbushi 14 vjeç ai filloi të kalojë edhe mësuesit e tij. Në moshën 16-vjeçare ai i ktheht mjekësisë dhe filloi të marrë mësim nga një mjek i quajtur Kushyar.

Në moshën 19-vjeçare ai mori titullin doktor dhe filloi të mjekojë falas të sëmurët. Kur ai u bë 21 vjeç filloi të cilësohet si një prej mjekëve më të mëdhenj.

Ibni Sina ka shkruar shumë vepra mbi mjekësinë; ndër to tërheqin më shumë vëmendje ato në lidhje me sistemin e zemrën dhe damarëve (kardiovaskular). “Kitabu’ş-Şifa”, pra “Libri i Shëndetit”, është një prej veprave më të mëdha të tij,  vepra më gjithpërfshirëse e shkruar vetëm nga një person në historinë e njerëzimit. Kjo vepër është një anciklopedi që mbledh bashkë të gjitha njohuritë e asaj periudhe në çështjen e logjikës, fizikës, gjeometrisë, astronomisë, matematikës, muzikës dhe metafizikës.  /trt/