Askush nuk mund ta shpejtojë as ta ngadalësojë momentin e vdekjes përveç Allahut

753

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi

A ka rregulla për vdekjen? Shembulli i mëposhtëm është provë se nuk ka rregulla për ‎vdekjen, dhe se çdo njeri e ka të caktuar momentin e vdekjes (exhelin), të cilin, përveç ‎Allahut, askush dhe asgjë nuk mund ta shpejtojë as ta ngadalësojë.‎

Shembulli – 1‎

Unë kisha një mik i cili ishte vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kronike dhe pas një ‎trajtimi të gjatë në spital, mjeku tha: “Merrni në shtëpi, sepse nuk ka asnjë shpresë që të ‎shërohet.”

Bazuar në fjalët e mjekut, vëllai i tij në mbrëmje e shkroi një njoftim për vdekje për ‎t’u përgatitur për vdekjen e tij.‎

Pasiqë unë kisha ligjëratë pas namazit të sabahut në xhami, thashë vetë më vete: “Në ‎mëngjes do ta lexoj njoftimin e vdekjes në mure.”‎

Mirëpo, gjatë gjithë rrugës, në asnjë mur nuk pashë njoftim vdekjeje, edhe pse mjeku tha se ‎ai kishte marrë fund. Më vonë më thanë që gjendja e tij paksa ishte përmirësuar. Dhe ajo që ‎dua t’ju them, është se ai jetoi edhe 7 vjet të tjerë pas kësaj, kurse vëllai i tij që e shkroi ‎njoftimin e vdekjes vdiq para tij.‎

Përkthim: Miftar Ajdini