Bindjuni Allahut, Ai kurrë nuk do t’ju braktisë!

Lexo gjithashtu:

Stambolli goditet nga një tërmet 5,8 ballësh (VIDEO)

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e...

Erdoğan: Do të vazhdojmë luftën kundër dhunës ndaj grave

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se, "Do të vazhdojmë luftën kundër dhunës, abuzimit, ngacmimit...

Nëse do të pyesim se a ka dikush që e pështynë Qabenë, të gjithë do të thoshin “Zoti na ruajtë!”

Mirëpo, nderi i muslimanëve po pështyhet çdo ditë, po shkelet me këmbë dhe po goditet me kazmë, ndërsa...

Nesër në Teheran nuk do të falet namazi i xhumasë

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë...

(tregim këshillues)

Në librin e tij “El-Ferexhu ba’desh-shiddeti” (Çlirimi pas fatkeqësisë), Et-Tenuhi citon një transmetim nga Ibrahim et-Tejmi, i cili ka thënë:

“Kam qenë i burgosur dhe i vendosur në një qeli me disa të burgosur të tjerë. Qelia ishte aq e ngushtë saqë secili i burgosur kishte vend vetëm aq sa për t’u ulur, dhe në atë vend hante ushqim dhe e falte namazin. Një natë, e sollën një burrë nga Bahrejni dhe e futën në qelinë tonë. Meqenëse nuk kishte vend, të burgosurit u shqetësuan dhe u mërzitën nga prania e tij. Më pas ai tha: ‘Kini durim vetëm sonte (këtë natë).’

Pastaj ai u ngrit për të falë namaz, në përfundim të të cilit e lexoi këtë lutje: ‘O Allah, Ti më begatove me besimin dhe udhëzimin Tënd, ma mësove Librin Tënd, kurse tani po më braktis mua tek më të këqijat e krijesave Tua! O Zoti im, mos më lër që në këtë qeli ta pres mëngjesin!’

Dhe ende pa aguar mëngjesi, rojtarët filluan të trokitnin në derën e qelisë sonë, duke bërtitur: ‘Ku është ai burri nga Bahrejni?’

Secili nga ne tha: ‘Ky si duket qenka falur dhe paska bërë lutje që të vritet.’

Por pastaj rojet e thirrën dhe e liruan.

Para se të shkonte, ai qëndroi në derën e qelisë sonë dhe tha: ‘Bindjuni Allahut, Ai kurrë nuk do t’ju braktisë.’

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të Tokës. A ka zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.” (En-Neml, 62) 

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -