Është koha t’i kthehemi Zotit

Lexo gjithashtu:

Skoci: Ky është çifti që ka fituar zemra britanikësh në krizën pandemike

Nuk është as ora nëntë e mëngjesit, dhe tashmë është formuar një radhë para dyqanit të Asiyah...

A keni biseduar sot me fëmijën tuaj?

A keni pasur sot një bisedë kuptimplote me fëmijën tuaj? A e dini se çfarë ka arritur...

Pse sot Kurani nuk ka efekt të njëjtë?

Është e mundur që njerëzit, muslimanët ta kenë Kuranin por të mos i shfrytëzojnë përparësitë, udhëzimet dhe...

Si e penguan osmanët Portugalinë që ta përdhoste varrin e Pejgamberit a.s.?

Osmanët luajtën rol të rëndësishëm në ndalimin e sulmeve evropiane ndaj botës islamike dhe vendeve arabe. Objektivi i parë i rrethimit Portugez të botës muslimane është futja në Xhaminë e Pejgamberit - Al Jazeera

Sprovat e ndryshme qe godasin njeriun mund të jenë moment i vecantë i forcimit të lidhjes sonë me Zotin, duke filluar nga vetëdija se të gjithë njerëzit janë të varur nga Krijuesi. Pikërisht në situata të jashtëzakonshme njeriu mund ta ndjej afërsinë e Zotit, lehtësimin që sjell lutja dhe vetëdijen për lëshimet e veta.

Andaj në këto moment duhet të lusim Zotin të mos e presim Ramazanin në këtë gjendje, pa namaz në xhami, pa teravi, pa mukabele, të izoluar dhe larg njëri tjetrit.
Janë këto momente të vështira që kalojmë koha më e mirë që ne të shohim raportin tonë me Zotin.

Edhe pse ekzistojnë lutje me të cilat Muhamedi a.s. ka kërkuar falje në namaz, istgfari nuk është përmendur shumë në pjesët përbërëse të namazit ku më së shumti potencohen lutje me të cilat lavdërohet dhe madhërohet Allahu i Madhërishëm. Andaj në kohën e lirë apo në namazet vullnetare të mundohemi të kërkojmë sa më shumë falje. Muhamedi a.s. ka thënë” O njerëz bëni teube dhe istigfar (kërkoni falje) Allahut sepse unë bëj teube 100 herë në ditë.

Nga istigfaret më të bukura kemi Sejjidu-l-istifgarin i cili në gjuhën shqipe është si vijon:

“O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin që e kam bërë ndaj Teje sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që e kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë Tua, i pranoj mëkatet e mia, të lutem më fal, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje”.

Është koha t’i kthehemi Zoti dhe t’i kërkojmë falje sepse ai ka premtuar se nëse i kërkojmë falje do t’i na i jap të mirat dhe begatitë e kësaj bote dhe botës Tjetër:
“Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk; ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj. (sureja Nuh 10-12)

Andaj xhematë i dashur i Strugës dhe rrethinës lus Zotin e Madhërishëm që kjo xhuma të jetë pikënisje e afrimit tonë me Zotin dhe dhasht Zoti që muajin e bekuar të Ramazanit ta presim shëndosh e mirë dhe afër njëri tjetrit.
Qofshim nën mëshirën dhe mbrojtjen e Zotit gjithmonë.

Shkruan: Mr. Salim Sulejmani (Mufti i Strugës)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dijetarë muslimanë dënojnë shkatërrimin e varrit të Umer bin Abdulazizit

Grupet terroriste pro-iraniane-shiite në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë gërmuar një varr...

Kam frikë se në momentin e vdekjes, do ta harroj shehadetin!

Një hoxhë i mësonte studentët e tij mbi bazat e besimit islam, ku posaçërisht i kushtonte kujdes shpjegimit dhe komentimit të kuptimit të shehadetit...

Mos i paragjyko njerëzit – Një mësim nga Sulltan Murati i IV-të

Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtë dhe mbikëqyrte vendin dhe popullin e tij.

Pas 3 muajsh pezullim falet namazi i xhumasë në xhaminë e Tokios

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në xhaminë e Tokios është...

Medine, pas 2 muaj e gjysmë pezullim falet namazi i xhumasë

Pas dy muaj e gjysmë është falur namazi i parë i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi (xhamia e profetit në Medine) të Arabisë...

Si e shohim Islamin dhe muslimanët pas koronës?

Dr. Mehmet Gormez Autori është drejtor i Institutit për Mendimin Islam në Ankara, ish-president i Dijanetit të Republikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -