Imitimi i verbër nuk është valid në çështjet e besimit

Lexo gjithashtu:

Nëse Allahu është me ne, atëherë ku janë problemet tona!?

Të dashurit e mi, ne jemi të gatshëm t'i ankohemi njëri-tjetrit me orë të tëra, ndërsa mes nesh...

Vepra për xhenet

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: "Pasuesit e mi do të hyjnë në xhenet me mëshirën e Zotit,...

Kushtet e mbulesës në islam

Mbulesa është një nga dhuntitë e Zotit dhuruar njeriut. Si në çdo gjë tjetër, Zoti e mësoi njeriun...

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore, kurse injoranti i padijshmëm nga një humbje i...

Dr. Mustafa ef. Ceriq

Më duket se disa që janë infektuar, por jo nga korona, por nga kibri (mendjemadhësia) duhet që të shkojnë përsëri tek shejhu i tyre i pagabueshëm dhe të mësojnë për edebin dhe sjelljen e mirë.

Por ka diçka më të rëndësishme se kjo.

Të përkujtoj se, sipas koncenzusit të vërtetuar të dijetarëve të Ehlisunetit, taklidi (imitimi i verbër) nuk është valid në çështjet e besimit (akaid). Nëse mundeni pyeteni shejhun tuaj të pagabueshëm, le t’ua shpjegojë ai.

Deri tash e dinim se në sufizëm ekziston shejhu dhe muridët e tij, pasuesit besnik. Megjithatë, kohët e fundit po hasim edhe shejhun tjetër i cili është i pagabueshëm (maʿṣūm), në shkallën e evlijas. Ky shejhu i ri e akuzon shejhun sufi se rrezikon pagabueshmërinë e tij tek pasuesit e verbër të tij.

Cili është dallimi mes shejhut sufi, që e njeh historia islame, dhe këtij shejhut modern të pagabueshëm, i cili ka mbaruar një shkollë nate të hadithit?

S’ka dallim, përveç se ky shejhu i kohës së re i verbuar nga pasuesit e verbër të tij, i kushtoi ummetit shumë  gjak dhe lot të  njerëzve të pafajshëm dhe pastaj u pendua për shkak të devijimeve të tij tragjike.

Shejhu i kohës moderne sillet si disa priftërinj të krishterë që veten e konsiderojnë si shenjtorë, të cilëve askush nuk guxon t’ua kthej fjalën, sidomos pasuesit e tij të verbër, të cilët shenjtorët i shohin si të pagabueshmit jashtëtoksor.

Falë Zotit, në Islam nuk ka shenjtorë, por në Islam ekziston shpallja e Zotit dhe mendja e shëndoshë.

Shejhu i ri për këtë nuk lejon të flitet, sepse kjo është filozofi që rrëzon filozofinë e verbër të tij. Ajo filozofi e verbër kufizohet me mendjemadhësinë e tij në mënyrë që pas fjalës së tij s’ka fjalë tjetër. Pas urdhrit të tij s’ka urdhra të tjerë, pas mendjes së tij nuk ka mendje të tjera, andaj secili që e ndjek atë në mënyrë të verbër nuk guxon ta përdor mendjen, por duhet të thirret në mendjen e shejhut, edhe pse ajo që flet mund të jetë jashtë çdo logjike të shëndoshë.

Interesant, shejhu i kohës sonë ulet në minder me air-kodition dhe para kamerës po reciton hadithe, derisa hoxhallarët tanë modest dhe të sinqertë ndajnë fatin me xhematin nëpër lagjet dhe fshatrat tanë, hoxhallarë këta që shejhu i ri i përqesh dhe i nënçmon në derset e tij në emër të fesë së pastër në sunet dhe hadith, fe e cila asnjëherë nuk ka qenë përçarëse tek hoxhallarët tanë. Ju pasues të verbër të shejhut të ri, mendoni pak për këtë!

Ku i dihet, ndoshta mund të ndizet ndonjë llambë nga filozofia e mendjes, filozofi që e praktikuan mendjet e ndritura të këtij Ummeti shumë më parë se shejhu  modern, i cili ulur në minder gjykon muslimanët dhe besimtarët si në Ditën e gjykimit!

Ata gjykojnë imamin tonë, Ebu Mensur El-Maturidun, për të cilin nuk dinë asgjë, por e urrejnë sepse shejhu i pagabueshëm u ka thënë të urrejnë çdo kënd që është jashtë filozofisë që bazohet në kibrin e tij me të cilin ai jeton.

Si nuk kanë  frikë prej Zotit të pështyjnë çdokënd që nuk shkon sipas mendjes së ngushtë të tyre?

Unë jam selefiu më i madh! Dhe jam krenarë me këtë. I dua sahabët, tabiinët dhe tebetabiinët, sepse pa selefët nuk ka halef, dhe pa halefët nuk ka selef. Por, problemi është në atë se dikush i përvetëson selefinjtë si pronë private dhe janë aq vetjakë sa mendojnë se të gjithë janë në Xhehennem përveç tyre, respektivisht ata janë grupi i vetëm i shpëtuar në Xhenet, derisa të tjerët janë në zjarr.

Mu ashtu siç edhe kishtë vënë re edhe i madhi Ibn Sina: “Jemi sprovuar me njerëz që mendojnë se Allahu nuk ka udhëzuar asnjë në Rrugën e Drejtë përveç tyre!”

Elhamdulillah! I madh është i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Ai kishte një zemër të madhe që kishte mundësi të pranojë gjithçka që jeton në qiell dhe tokë, dhe mu për këtë Islami ka ardhur edhe tek ne.

Elhamdulillah! Mos dhashtë Zoti që Islami të varet nga mendja e tyre. Ne, në vendin tonë, as nuk do ta shijonim ëmbëlsinë e Islamit, e as nuk do ta dinim se kush ishte Imam Maturidiu.

Pra, dëgjuam për shejhun e pagabueshëm, i cili ulur në minder citon hadithe, të cilat shpesh as vet nuk i kupton. Mirëpo është i aftë të manipulojë me njerëzit naivë dhe të paditur.

Zoti i Madhërishëm na shpëto nga injoranca e sotme! Amin!

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dy subjektet fetare shqiptare në Zvicër, bashkohen në një të vetëm

Xhamia shqiptare e Regensdorfit në Zvicër, ishte nikoqire e një ngjarje historike sa i përket funksionimit të...

Besimtari do të shpërblehet me dy xhenete

Ai i cili largohet nga gjynahet dhe refuzon thirrjen e pasionit për hir të Allahut të Madhërishëm, i është garantuar mbrojtja nga...

Përkujtimi i Allahut të Madhërishëm – cilësi e besimtarëve të vërtetë

Përkujtimi i përhershëm i Allahut; të përmendësh përherë Atë, të falënderosh, ta madhërosh, të lutës dhe ta falënderosh Atë gjithmonë – është...

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të cilat nuk i vëren personi...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -