Krerët e Bashkësive Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës urojnë besimtarët për Ramazanin

Lexo gjithashtu:

SHBA dërgon 200 trupa në Arabinë Saudite

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Mark Esper të enjten deklaroi se Washingtoni do të dislokojë 200 trupa...

Hutbeja e tretë e Ramazanit

- Të dashur vëllezër dhe motra, Sot është dita e 15 e muajit ramazan, kurse nesër...

Tre mësime nga xhuzi i 22

Barazia e burrave dhe grave në Kuran theksohet në ajetin 35 të sures Ahzab: " Nuk ka dyshim...

Llojet e imanit

E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre,...

Krerët e Bashkësive Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë uruar besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale rikujtoi se Ramazani është muaj i sakrificës dhe dashurisë, duke theksuar se këtë vit ky muaj ndodh në kohën e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Për fat të keq, kësaj here ky Muaj i Shenjtë vjen në një kohë delikate dhe të vështirë për tërë njerëzimin, i cili po lufton me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19”, tha Rexhepi, duke shtuar se çdo njeri, e në veçanti besimtari musliman, e ka për detyrë të ruajë shëndetin.

“Ramazani edhe në këto ditë të vështira do t’i gëzojë zemrat tona dhe zemrat e besimtarëve muslimanë kudo që gjenden në botë, kurse agjërimi mbetet obligim i çdo besimtari që është i shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht si dhe të gjithë atyre që nuk janë në udhëtim e sipër”, shtoi ai.

Kujtojmë se në kuadër të masave të ndërmarra nga BFI për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, është pezulluar falja e namazit në xhami.

  • “Njerëzimi duhet të mësojë nga mësimet e porositë e agjërimit”

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Tërnava në një video-mesazh tha se ndryshe nga siç ndodh zakonisht në netët e Ramazanit, ky vit nuk do të fillojë me faljen e teravive në xhami nga besimtarët muslimanë si pasojë e pandemisë globale të shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

“Xhamitë tona përkohësisht janë pa xhematin e tyre, në këtë gjendje është edhe Qabeja e bekuar, Xhamia e Pejgamberit në Medinë si dhe xhamitë tjera anë e kënd botës. Ramazanin po e nisim në këtë gjendje, me shpresë te i Madhi Zot se fundi i tij do na gjejë në gjendje normale, në xhamitë e shkollat tona si dhe në vendet tona të punës”, tha Tërnava.

Kreu i BIK-ut tha se agjërimi i muajit të Ramazanit është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë Islame me të cilin besimtari shpreh përkushtimin, bindjen, sakrificën e dashurinë ndaj Krijuesit.

“Sot njerëzimi duhet të mësojë nga mësimet e porositë e agjërimit. Edhe populli ynë duhet të përfitojë nga ky muaj të jemi më fisnik, të disiplinuar e unik”, theksoi Tërnava.

Në fund, ai shtoi se në kohën dhe me rrethanat e pandemisë, si popull na nevojitet më shumë se kurrë disiplina, uniteti e bashkimi.

Kujtojmë se Muaji i Shenjtë i Ramazanit fillon nesër, më 24 prill, ndërsa sonte në xhamitë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të duhej të falej namazi i parë i teravisë.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -