Medhhebi

Lexo gjithashtu:

Infektologu i famshëm: Kjo është ajo që më frikëson më shumë nga koronavirusi

“Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjes infektive. Unë kam parë pacientë të sëmurë çdo ditë për...

Kalın kërkon tërheqjen e Çmimit Nobel për Peter Handke

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalın ka bërë thirrje që të tërhiqet vendimi për dhënien e Çmimit...

Sahabët në akaidin e medh’hebit hanefi

Më i miri i umetit është Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani, pastaj Aliu, kënaqësia e Allahut...

Maqedoni e Veriut, bashkësia islame me masa kundër COVID-19 gjatë muajin e Ramazanit

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut në një mbledhje të mbajtur rreth aktiviteteve gjatë muajit...

Ajni Sinani

Medhhebi është rezultat i njohurive dhe interpretimeve të qindra dijetarëve. Ne, kur flasim për medhhebet, flasim për dije dhe shkencë të sistematizuar, për interpretim të tërësishëm dhe të qëndrueshëm të së drejtës nga fakihë/juristë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jurisprudencën islame, interpretime që kanë mundur të përballojnë verifikimin praktik. Shërbimi i tyre ka qenë i mahnitshëm, saqë asnjë shkencë nuk e ka pasur një shërbim të tillë.

Medhhebi nuk nënkupton fetva dhe mendime të një personi, të cilit mund të mos i ketë arritur ndonjë hadith. Flasim për një shkencë që është strukturuar dhe formuar nga qindra dijetarë sahabijë, tabiinë dhe tabi-tabiinë. Baza e medhhebit hanefi kthehet te sahabiu i ndershëm Abdullah ibën Mesudi r.a. dhe sahabijë të tjerë.

Nëse Ibën Mesudit r.a. i ka ikur diçka nga hadithi i Pejgamberit a.s, atëherë, ai njohuritë dhe interpretimin e tij e ka plotësuar me njohuri dhe interpretime të hazreti Omerit r.a. Njohja e hadithit dhe interpretimi i nususeve/teksteve sheriatike nga këta dy sahabijë është plotësuar nga Aliu r.a, i cili ka vepruar dhe kontribuar me dijen e tij në Kufe. Mosnjohja e ndonjë hadithi nga këta tre sahabijë është plotësuar nga njohja e 70 sahabijëve që kanë marrë pjesë në luftën e Bedrit, si edhe nga 1500 sahabijë të tjerë që e kishin marr Kufen si vendqëndrim të tyre.

Kontributi dhe interpretimi, apo edhe mosnjohja e mundshme e ndonjë hadithi nga gjithë këta sahabijë, është plotësuar nga tabiinët në Kufe, të cilët kishin udhëtuar në vende të ndryshme dhe kishin grumbulluar hadithet nga shokët e tjerë të Pejgamberit a.s. Prandaj, nëse nuk është ditur një hadith nga disa tabiinë është ditur nga të tjerët. E njëjta gjendje është me tabi-tabiinët (gjeneratës së tretë). Mosnjohja e hadithit dhe sunetit nga sahabët, tabiinët dhe tabi-tabiinët dhe mundësia e gabuar e interpretimit juridik nga ana e tyre është e pamundur.

Në formimin dhe zhvillimin e metodologjisë së medhhebit janë qindra dijetarë që kanë kontribuar në vendosjen e bazave dhe interpretimit të fikhut të një medhhebi. Prandaj, medhhebi është rezultat i njohurive dhe interpretimeve dhe kurorëzim i gjithë këtyre kontributeve.

(Islampress)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -