Mesazh hyjnor për njerëzit në të gjitha kontinentet

2048

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi

Betohem në Zotin, se ka një kohë të gjatë që nuk kam parë porosi hyjnore për mbarë njerëzimin, sikur që është ky virus (Corona), i cili është i padukshëm për syrin e njeriut.

Ai është një krijesë shumë e dobët, mbase një nga krijesat më të dobëta dhe më të imëta të Allahut, por që ka bërë gjëra kaq të mëdha, saqë për shkak të tij:

– U anuluan udhëtimet

– U anuluan fluturimet

– U mbyllen aeroportet

– U mbyllen kufijtë

– U mbyllen universitetet dhe shkollat

– U mbyllen xhamitë

– U anulua namazi në Qabe në Mekë

– U anulua umreja

– U ndalua lëvizja e njerëzve

– U mbyllen fabrikat

– U ndërpre puna e ndërmarrjeve të mëdha

– U anuluan shumë aktivitete

– U anuluan festat

– U anuluan argëtimet e mbrëmjes

– U shkaktuan humbje në mbarë botën

– Humbjet në tregun e aksioneve janë në qindra miliarda

– Është çrregulluar jeta në të gjitha kontinentet,

– Skenat dhe imazhet e qyteteve janë të frikshme: Nju-Jorku, Uashingtoni, Parisi, Londra, Roma, Madridi, Wuhani. Betohem në Allahun, njeriu nuk mund të besojë kur sheh qytete boshe, qytete fantazmë.

Superfuqitë e botës, me gjithë aviacionin e tyre, armët bërthamore, anijet luftarake, nëndetëset dhe satelitët, dhe me të gjithë shkencën, zhvillimin dhe teknologjinë që ata posedojnë, janë në mëshirën e këtij virusi të dobët, i cili nuk mund të shihet me sy të thjesht.

Virusi Corona zbuloi dhe tregoi madhësinë e vërtetë të tiranëve dhe zullumqarëve të botës, dhe i barazoi të gjithë njerëzit nga rojet dhe portierët deri te princat dhe mbretërit.

Mendoj se asnjë epidemi, përbindësh apo tragjedi nuk i ka goditur të gjitha kontinentet dhe shumicën e vendeve në të gjitha kontinentet, sikurse kjo pandemi.

Kjo është vepër e Allahut, Atij i Cili ka shpallë: “Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje, andaj adhuroni Atë! Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje!” (el-En’am, 102.)

Ti, o njeri, je në pushtetin e Allahut. Andaj detyra jote është që ta përmendësh Allahun, ta njohësh rrugën e Tij, të vazhdosh në rrugën e së Vërtetës, duke ndjekur udhëzimin e Tij, të cilin e ka shpallur, dhe t’i afrohesh Atij me bindje dhe vepra të mira.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)