Mirësevini në botën që ndërtuam me „duart“ tona!

1024

“Kush flet rreth Kuranit, pa kurrfarë dije, le të përgatisë vendin e tij për në Zjarr.” Transmeton Tirmidhiu, nr: 2950 dhe Ahmedi nr: 2069.

Shkruan: Irfan Agushi

Ky rregull nuk vazhdon vetëm për librin e All-llahut, ai është një rregull gjeneral që vazhdon për të gjitha lëmitë dhe profesionet. Sot është shumë evident ky fenomen. Njerëz që nuk kanë përfunduar deri në fund qoft edhe një libër mbi Islamin, të mbajnë ligjerata për Fenë Islame, të flasin për Besimin, të japin mësime mbi Kufrin dhe kufitjë e tij.

Meqë tani po përjetojmë një kohë në të cilën është evident roli i Pandmisë, kemi ndëgjuar dhe lexuar shumë gjëra mbi atë. Duke filluar nga origjina e deri tek fantazitë me të pabesuaeshmë konspirative që plasojnë njerëzit. Në rrejetet sociale së fundmi është shumë aktual dhe një “EKSPERT” tjetër i kësaj lëmie. Pra bëhet fjalë për një shofer Autubusi në Londër. Në mesin e gjith mjekëve, ekspertëve mbi këtë lëmi, njerëzit tanë ndajmë mëndjen dhe ndjekin këshillat e këtij të fundit.

Na ndodh shpesh që të ndëgjojmë të flasin për Arsim ata që iknin nga bankat shkollore, në kohën kur duhej të arsimoheshin. Të flasin për moral ata që skan lën punë të zezë pa provuar. Të japin leksione komëbtare, njerëzit e dëshmuar për tradhëti.

E keqja më e madhe nuk është kjo, por ajo fillon në momentin kur njerëzit tanë në vend të një Hoxhe sa i përket jetës fetare, ndjekin një matrapaz, në vend të një ekperti mbi Pandemitë dhe një Mjeku ekspert në këtë lëmi, ndjekin «këshillat» e një shoferi Autobusi nga Londra, i cili na tregon disa “Teori”  të mëdha, për burimin e të cilëve thotë që “njani i paska thanë”.

Janë me qindra e mijëra shqiptarë që marrin informacion rreth Covid 19, nga Shoferi i Autobusit, i cili burim të vetëm për gjitha ata fjalë të madha ka “MA KA THANË NJANI”.

Hadithi i lartëshënuar i cili na e tërheq vërejtjen që të mos flasim pa dituri mbi Librin e All-llahut, vlenë edhe për sferat tjera të jetës. Por kjo nuk don të thotë se në këtë rast ndëshkohet vetëm ai që flet. Në raste të këtilla fajtor është edhe ai që mer këshilla dhe mësime të fushave të ndryshme, prej njerëzve jokompetent.

Epo miq të nderuar, mirësevini në botën e re të cilën e ndërtojmë vetë. Atë që duam ndjekim dhe ajo çfarë ndjekim bëhemi.