Nata e Beratit – natë e dëshirave, e fatit dhe e faljes

Lexo gjithashtu:

Mos ta humbim përjetësinë për shkak të dynjasë kalimtare!

Falënderimi i qoftë Allahut, të Urtit dhe të Gjithëdijshmit, i cili ka krijuar gjithçka me masë dhe njerëzve u...

Ja cili është dallimi i namazit të gruas prej burrit

Ka pjesë të namazit të cilët janë të ngjashëm dhe nuk bëjnë...

A e dini se qyteti Shanllëurfas është përmendur si “qyteti i profetëve”?

Themelimi i Shanllëurfas (Şanlıurfa) daton nga kohët e lashta dhe njihet si qyteti i profetëve pasi...

Tërnava: Djegia e xhamisë 450-vjeçare në Vërboc, vepër kriminale

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, e ka dënuar djegien e xhamisë në Vërboc...

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Atë njeri të cilin e drejton Allahu askush nuk mundet ta humbasë, ndërsa atë njeri që humbët rrugën dhe veten e tij, askush tjetër veç Allahut nuk mundet ta drejtojë.

Dëshmojmë dhe vërtetojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, që është Një dhe i pa shoq. Dhe dëshmojmë dhe vërtetojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin gjithmonë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë me mirësi deri në Ditën e Kiametit.

Allahu i Plotfuqishëm në Kuran thotë: [1])

“Disa njerëz thonë: Zoti ynë na jep të mira në këtë botë! Por për këta s’ka asnjë të mirë në ahiret. E, disa nga njerëzit thonë: Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit! Për veprat që këta kanë punuar ka shpërblim. Se, Allahu, i bënë llogaritë shpejt.” (el-Bekare, 200-202)

Besimtarë të nderuar,

Siç e dini të gjithë, tashmë jemi në muajin shaban, të cilin asnjë besimtar nuk duhet ta neglizhojë, sepse në të duhet të përgatitemi për ardhjen e muajit të agjërimit, në radhë të parë, duke u pastruar nga mëkatet me tevbe dhe istigfar, si dhe në asnjë mënyrë mos ta shtyjmë pendimin për nesër, sepse në shtyrje ekziston rreziku.

Dhe, siç e dini, në këtë muaj hixhrij është nata e Beratit, e cila bie në natën e 15 të muajit shaban, që sivjet i bie të martën, më 07 prill 2020, për të cilën thuhet se ajo është nata e afrimit të robërve te Krijuesi i tyre.

Rreth vlerës dhe begatisë së natës së Beratit po i referohemi hadithit të Muhamedit (savs), në të cilin thotë: “Kalojeni natën e gjysmës së muajit shaban me namaz, kurse ditën, me agjërim! Atë natë, pas perëndimit të diellit, Allahu i Lartë zbret në qiellin e Tokës dhe na bën thirrje: A ka ndonjë që kërkon falje, ta fal; a ka ndonjë që kërkon pjesë, t’i jap; a ka ndonjë që kërkon shërim, ta shëroj?, dhe vazhdon kështu deri në mëngjes.” (Ibn Maxhe, Ikame fi’s-salat, 191).

Nga hadithi i mësipërm, siç sqarojnë shumë mufesirë dhe muhadithë, shohim se nata e Beratit është edhe natë e dëshirave, sepse Allahu i Madhërishëm i pyet robërit e Tij, se çfarë dëshira dhe nevoja kanë, që Ai t’ua plotësojë ato.

Ai që sinqerisht në natën e Beratit i drejtohet Allahut me ndonjë dëshirë, mund të shpresojë se Allahu atë dëshirë do t’ia plotësojë. Por, siç thuhet: – sa njerëz ka aq ka edhe dëshira të ndryshme. Megjithatë, Allahu i jep çdokujt atë që i kërkon, pa marrë parasysh numrin dhe llojet e dëshirave njerëzore. Ai i jep edhe besimtarit edhe jobesimtarit atë që duan zemrat e tyre. Pikërisht sipas këtyre dëshirave njerëzit edhe ndryshojnë, ky diversitet i dëshirave njerëzore është shpjeguar me Kuran. Ajetet kuranore të cituara në fillim të hutbes, na flasin se gjithmonë ka pasur dhe do të ketë të atillë, që do të luten për të mirat e dynjasë, kurse për ahiret ata nuk do të kenë asgjë, por nga ana tjetër, ka edhe nga ata, që luten për të mirën e të dy botëve. Besimtari i sinqert duhet gjithmonë t’i lutet Allahut për të mirat e dynjasë dhe të ahiretit, dhe në natën e Beratit i ofrohet mundësia për përmbushjen e këtyre dëshirave.

Prandaj, t’i lutemi Allahut me lutje të sinqerta dhe të shpresojmë se Ai do tu përgjigjet lutjeve tona. Megjithatë, duhet ta dimë se Allahu me siguri nuk do ta pranojë lutjen e atij që lutet për fatkeqësi ose bela të vëllait musliman, por me siguri do ta pranojë lutjen e atij që lutet për të mirën e besimtarit tjetër.

Një nga lutjet më të mira është lutja e Kuranit të cilën e ka bërë Ibrahimi (a.s.), të cilën edhe ne e lexojmë pas çdo namazi dhe lutemi për faljen e të gjithë neve, e ajo është: [2])

“O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët, në Ditën kur do të jepet llogari!” (Ibrahim, 41)

T’i drejtohemi Allahut me fjalët e lutjes së theksuar, dhe ta lexojmë sa më shumë në natën e Beratit, sepse kjo është nata me begati të jashtëzakonshme. Në traditën tonë, kjo natë njihet edhe si nata e faljes apo nata e fatit. Arsyeja për emërimin e natës së Beratit si natë e faljes është hadithi i Pejgamberit (savs), ku thotë:

“Kjo natë është nata e 15 e muajit shaban. Në këtë natë Allahu i shpëton njerëzit nga xhehenemi sa numri i qimeve të deleve të fisit Beni Kelb, por nuk i shikon fytyrat e atyre të cilët i bëjnë shirk Atij, të atyre që bëjnë urrejtje dhe armiqësi ndaj muslimanëve, të atyre që i shkëpusin lidhjet me të afërmit, të atyre që mburren dhe janë mendjemëdhenj, të atyre që nuk i respektojnë prindërit, dhe, të atyre që vazhdimisht pijnë alkool. (Buhariu, et-Tergib ve’t-Terhib, II, 118)

Gjithashtu, nga hadithi, mësojmë se në natën e Beratit falen edhe të vdekurit dhe pranohen lutjet e të gjallëve për ta.

Hazreti Aishja (r.a.), ka treguar: “Një natë, kur ishte nata e 15 e muajit shaban, nuk e gjeta Pejgamberin (savs), në shtëpi dhe shkova për ta kërkuar. E gjeta në Bekije (varrezat e Medinës) ishte duke i bërë lutje Allahut për të vdekurit dhe lutej për faljen e mëkateve të tyre.” Nga fjalët e theksuara na bëhet e qartë se në natën e Beratit, edhe ne duhet t’i kujtojmë me lutje të vdekurit tanë.

Në disa transmetime theksohet se në këtë natë ndahen të gjallët prej të vdekurve dhe shkruhet nafaka, andaj kjo natë gjithashtu është quajtur nata e fatit.

Ibn Hibbani transmeton nga Pejgamberi (savs), se ka thënë: “Kur të hyjë nata e 15 e muajit shaban, atë natë kalone në ibadet, kurse ditën e nesërme agjëroni!”

Në natën e Beratit duhet të falim namaz nafile, të lexojmë Kuran, të këndojmë salavat dhe të bëjmë istigfar.

Allahu i Plotfuqishëm në natën e Beratit i përcakton gjërat për tërë vitin vijues. Në natën e Beratit regjistrohen edhe ata që do të vdesin atë vit dhe atij numri asgjë as nuk i shtohet as nuk i hiqet.

Prandaj, le të angazhohemi edhe ne, me lexim të Kuranit, le t’i kujtojmë të vdekurit tonë duke bërë lutje për ta, le të falim namaz nafile, le t’i lutemi Allahut për të mirën e kësaj bote dhe të botës tjetër.

O Allahu i Plotfuqishëm, të lutemi për mëshirë dhe falje në natën e bekuar të Beratit, në këtë muaj të bekuar, na i falë mëkatet tona dhe na udhëzo në rrugën e drejtë. Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini (Islampress)


[1] ) فَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا وَمَا لَهُ فِي الْآخِرَةِ مِنْ خَلَاقٍ . وَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ .
أُولَٰئِكَ لَهُمْ نَصِيبٌ مِمَّا كَسَبُوا وَاللَّهُ سَرِيعُ الْحِسَابِ. (200-202)

[2] ) رَبَّنَا اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ الْحِسَابُ ﴿٤١

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman”

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni...

Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqi, falet namazi i parë i xhumasë pas pandemisë

Turqia sot rifilloi pjesërisht namazin me xhemat në xhami, përfshirë atë të xhumasë, pasi vendi i lehtësoi masat kundër pandemisë së koronavirusit...

Dobësia e trupit është në sëmundjen e rëndë, kurse dobësia e zemrës është në...

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër ibn el-Asi (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata me zemër të pastër dhe...

Shiitët në Siri gërmojnë varrin e Omar bin Abdulaziz, kush ishte Kalifi i famshëm...

Grupet terroriste pro-iraniane brenda regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë zbuluar një varr që besohet se i përket Omar bin...

A do të na besonte neve Omeri r.a.?

Allahu i Plotfuqishëm nuk ka krijuar asgjë kot, asgjë nuk ka urdhëruar kot. Çdo gjë që ka krijuar, Ai e ka bërë me masë,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -